Kapitulli i pare

128 23 68
                                    

- Pershendetje, me se mund t'ju sherbej sot?- ishte pyetja qe perseritej vazhdimisht pergjate atyre kater viteve pa ndalim e pa asnje ndryshim ne strukturen e saj, as edhe ne menyren e saj te shqiptimit. Ishte gjithnje po i njejti ton pa asnje lloj luhatje te vogel,ishte ashtu siç duhet te ishte.

- Dukemi mire sot.- tha djaloshi i ri ne banak duke u ngerdheshur.- Ti me sheh çdo dite ketu bukuroshe. Ti i di shijet e mia. -shtoi duke shkelur syrin ne menyre provokative.

- Porosine te lutem,nuk kam kohe per keto.- tashme toni i zerit ndryshoi duke marre nota acarimi dhe bezdisjeje. 

- Jepi pra. Jam i sigurt qe pas asaj pamje te eger fshihet nje zemer e bute qe ka nevoje per pak dashuri e perkujdesje. - tha duke imituar nje puthje. - Te kam thene ndonjehere sa te shkon kjo uniforme. 

- Flirtimet sa vijne e perkeqesohen, ti nuk di ta fitosh zemren e nje gruaje. - tha zeri tani krejtesisht i qete dhe pa shfaqur asnje lloj ndjesie qe do ta demaskonte. Djaloshi vari turinjte si nje kelysh i lene pas dore edhe vetem afroi filxhanin e kafese bosh pa guxuar te shikonte ne sy zoteruesen e atij zeri qe kishte aftesine te merrte çfaredo lloj forme njesoj si uji neper enet qe hidhej, uji ishte po ai edhe pse forma e qelqit tjetersohej.

E mbusha ngadale filxhanin e klientit maniak dhe u ktheva serish ne kuzhinen e "Darka e Flos" ku degjoja perplasjen e gotave e pjatave e tere atyre qe kishin ardhur per te konsumuar mengjesin. Ishte e lodhshme te vije ketu qe ne gjashte te mengjesit e tu sherbeje çdo dite njerezve te ndryshem te nje qyteti te humbur te Shteteve te Bashkuara. Dikush qendronte i urte pa te te shqetesuar shume po shpesh kishim nga ata qe thoshnin se supa me domate ishte teper e nxehte e duhet te rrije me minuta te tera tu shpjegoje se supa kishte qene ne zjarr edhe prandaj duhej lene te ftohej po serish nuk merrnin vesh. Duhet ta kishin nga goditjet e renda qe kishin pesuar gjate Luftes se Dyte prandaj shpesh menaxheri na kerkonte t'i toleronim pasi ishin heronjte e shtetit tone ndonese ata nuk kishin ndonje dokument qe ta provonin kete fakt.

- Ende vazhdon Xhejmsi te te vardiset?- tha duke qeshur Natasha me nje theks te forte rus.

- Dihet, dita ime nuk mund te nise dot pa te.- thashe. Nati me zgjati nje cigare te tipit papirosa, nje cigare e Bashkimit Sovjetik, pa filter ku pjesa e letres ishte me e gjate se pjesa ku ndodhej bima e duhanit. Nuk arrija te kuptoja nga i gjente keto lloj edhe pse kishte ardhur ketu qe prej vitesh. Une refuzoja gjithnje po ajo serish ma ofronte.

- Nuk te thote gje pronari edhe po e pive ketu. Kjo nuk eshte asgje perballe pislleqeve qe behen ketu.- tha duke ndezur nje.

- Eshte vetem ora nente edhe qe tani jam e lodhur.- thashe e merzitur. Kisha ngecur ne kete mbeturine qe kur isha njezet vjeçe edhe dukej sikur do plakesha ketu brenda. Nuk doja ta ofendoja Natashen po kisha frike se do perfundoja si ajo. Nuk ia thoja po ajo e dinte qe e mendoja. 

- Aty te tavolina numer pese kerkojne porosine.- i thashe.

- Ik ti, une kam pushim.- tha shkurt. Ishte e kote te diskutoja me teper me te keshtu qe u afrova me frike drejt tavolines me njolla te ngrira vaji. Aty ishin ulur tre burra te shemtuar e plot shenja ne fytyre. Lekura dukej si nje ngjyre e verdhe e nje limoni te ndenjur. Ne menyre qe te ndryshoja disi kete ambient te zymte ndeza radion ku po trasmetohej nje kenge e Xhoni Kesh. Burrat nisen te duartrokisnin nje moment edhe ndaluan kur u erdha prane.

- Miremengjes. -thashe tani me zerin e mbushur me nota frike.- Ç'do porosisni?

Burrat me pane me tere vemendje e te habitur sikur mos te kishin pare nje femer me pare. Ne sy kishin veshtrimin e nje qeni te terbuar i cili sapo kishte gjetur nje cope mishi e ishte gati ta shqyente. Po mundohesha t'i injoroja sa te mundesha keto shikime mbushur me epsh e duke munduar te fshihja kembet e lakuriqta qe fustani i kamarieres nuk arrinte t'i mbulonte si nje lloj taktike per te terhequr kliente. 

Tinguj të Shpirtrave TanëWaar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu