Kapitulli i tete

97 19 39
                                    

Happiness is a butterfly,try to catch it every like every night
It escapes from my hand into moonlight

Ishte nje dite e bukur. E dija, e ndieja qe do ishte e tille.Nuk kisha vene gjume aspak tere naten pasi zemra ime vetem zhurmonte rendshem duke mos me lejuar te bija ne qetesine e te fjeturit. Nuk me ikte nga mendja zoti Liam edhe oferta e tij aq surprizuese. Ndoshta me ne fund kaltersia e qiellit kishte vendosur t'i degjonte lutjet e mia. Kishte vendsour qe me ne fund edhe nje e mjere si puna ime te shkelqente. Kisha humbur kaq gjate permes ketyre endrrave saqe duke u rrotulluar ne shtrat rashe poshte me gjithe çarçafe shoqeruar me nje zhurme te forte perplasjeje gje qe duhet ta kishte trembur Henrin pasi e degjoja rendjen e tij te hapave te rende t'i afrohej dhomes e deres te hapej me shpejtesi.

- Hejli?- degjova te therriste. Une e ngaterruar mes çarçafeve ngrita doren si per te thene se isha gjalle.

- Me trembe, ç'ke bere keshtu?- tha duke mu afruar e duke me ndihmuar te lirohesha prej asaj rremuje qe kisha bere duke levizur sa andej kendej.

- Jam mire, mos u shqeteso.- thashe pa e fshehur gezimin tim qe me kishte pushtuar e nuk beja as proven me te vogel ta fshihja sadopak. Henri nga ana tjeter dukej me i permbajtur. Ne fakt nuk kishte shprehur asgje edhe pse sot mbasdite do te shkonim bashke te shtepia diskografike per audicionin. Ndoshta e kishte kuptuar qe kishte qene kerkese e imja qe te behej pjese edhe ai edhe ndoshta krenaria prej mashkulli nuk e linte te gezonte sadopak. Megjithate e dija se thelle diku brenda vetes duhet te kishte nje fare entuziazmi, sadopak.

Kapa doren e tij e cila me shtrengoi lehte pa me vrare e me ndihmoi te ngrihesha por serish kembet mu ngaterruan mes çarçafit te mbrapshte ate mengjes edhe e humba ekuilibrin edhe u mbajta tek trupi i Henrit edhe fytyrat tona u gjenden prane njeri-tjetrit. Qendruam pak ashtu edhe pashe se si faqet e tij nisen te skuqeshin sikur t'i kishte zene papritmas dielli.

- Ç'kemi aty siper!- u talla me te. Henri u mundua te fshehe nje buzeqeshje qe nisi t'i formohej edhe me shtyhu duke me bere te perfundoja serish ne shtrat. U ngrita me te shpejte edhe e terhoqa pas vetes.

-Çfare po ben? Ç'te ka gjetur qe ne mengjes?- pyeti duke qeshur.

- Dielli shkelqen, zogjte kendojne edhe jeta eshte e bukur.-i thashe duke u hedhur sa andej ne dyshekun e shkrete si ndonje femije qe i kane dhene bonbone. Henri qeshte me budallekun qe me kishte zene.

- Mjaft se do e prishesh.- thoshte si me shaka.

- Mos e prish festen. Jepi pra. Hidhu edhe ti.- e motivova duke i kapur duart e duke u hedhur serish. Henri u dorezua edhe nisi te hidhej se bashku me mua. Nuk e kisha pritur aspak qe ajo ç'ka ndodhi mbremjen e kaluar te me lumturonte kaq pa mase sa te me bente te sillesha ne nje menyre qe as vete se dija qe e zoteroja brenda vetes. Duke u hedhur ne shtrat pa e kuptuar kisha shkuar ne nje cep e duke rene serish po duke qene se kisha mbajtur per dore Henri ra se bashku me mua. Nisem te qeshnim te dy siç ishim ashtu pertoke ne dyshemene e ftohte.

- Nese do kishim thyer qafen te betohem qe do te te vrisja.- tha duke qeshur Henri.

- Jo nuk mund ta lejoj ate te ndodhe. Jo sot te pakten.- ia ktheva. Fytyra e tij mori nje shprehje me serioze.

- Ti i the qe te vija une?- beri me se fundi ate pyetje qe dukej sikur po e brente perbrenda.

- E çfare rendesie ka kjo? Ti meriton te jesh atje po aq sa edhe une. Ndoshta me shume se une.

- Jo nuk e kam aty. Me ben pershtypje qe ta plotesuan teken. Ti te vesh kushte. Duhet te jesh e zonja. Je ne fakt. E di, kur je duke kenduar ne skene edhe pse jane kenget e dikujt tjeter serish magjepsem, ke nje ze te veçante, ndonjehere shperqendrohem saqe mund edhe te ngaterroj notat ne kitare. - tha i sikletosur. Çova pak koken edhe iu afrova me shume sikur te doja te kisha nje pamje me te qarte te tij.

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now