Kapitulli i pesembedhjete

78 15 30
                                    

I want money, and all your power, all your glory                                                     Hallelujah, I wanna take you for all that you got

-Me vjen keq per Henrin.-tha Liami duke gjerbur kafene e atij mengjesi disi te vrenjtur.

-Nuk ka pse te te vije.Ishte diçka qe do ndodhte heret a vone.Kohet e fundit debatonim shpesh.-ia ktheva duke u perpjekur ta mbyll njehere e mire ate histori e duke kthyer Henrin ne nje kujtim te se shkuares i cili nuk do permendej me.

-Nuk ka çifte qe nuk debatojne.-tha ai duke mos e permbushur keshtu qellimin tim per ta harruar Henrin.-Ndihem pak fajtor te them te drejten.

-Me beso nuk ka asgje qe te ndihesh ne faj.Duhet te them se isha nxituar paksa me te.-thashe duke afruar prane vetes filxhanin prej te cilit dilte avulli i bute.

-Mire meqe e thua ti keshtu.Edhe mua me ndodh te zihem me gruan time shpesh po nuk do te thote se do ndahemi.

Kafeja qe kisha ne dore tashme kishte fluturar gjithandej kurse filxhani kishte rene ne dysheme i thyer ne copeza te shumta qe nuk do ngjiteshin me.

-Hejli ç'ndodhi?-tha Liami duke mu afruar.-U preve gjekundi?

-Gru..gruaja?-pyeta une duke mos ia vene veshin shqetesimit te tij.

-Te gjithe habiten kur e degjojne po ty nuk e prisja te reagoje keshtu.-tha duke qeshur.-Nuk e bej shume publike.Me pelqen ta mbaj jeten personale te tille.

Ai me buzeqeshte embel kurse zemra ime qante.E kisha perballe meje por e kisha kaq te larget ne te njejten kohe.Fryma po me rendohej,shikimi po turbullohej teresisht dhe trupi po me dridhej.Ai e kishte tashme dike tjeter,çdo buzeqeshje qe me kishte dhuruar,çdo puthje delikate e dores,çdo fjale kishte qene vetem per çeshtje etike.Tashme qe me ne fund e kisha pranuar me veten time se mendja kishte vetem te ne mendje nje mur i stermadh u ndertua ne vetem nje çast per te me thene mos t'i kaloja kufijte e mi.Duhet te ikja sa me pare nga ai vend,te rrija sa me larg tij por nuk dija se si.

-Hejli je mire?Do pak uje?-tha ai.

Nuk durova dot me po shpertheva ne lot perballe tij.Doja te ndaloja po thjesht nuk mundesha,me dukej sikur zinxhire te shumte po me zvarriteshin kudo ne trup edhe me shtrengonin fort duke me lene pa fryme.Tere kjo zhurme po terhiqte vemendjen e te tjereve ne sallen e proves por Liami u beri me shenje mos te nderhynin edhe u kthyen ne punen e tyre.Lotet e pabindur nderkohe vazhdonin te binin sikur te kishin mendjen e tyre.

-Hejli,qetesohu,merr fryme.Ç'te zuri keshtu?

Doja t'i jepja nje shuplake te forte.E urreja ate pyetje te ciles nuk mund t'i jepja nje pergjigje.E urreja faktin qe ai nuk po me kuptonte se pse kalova ne ate gjendje deshperimi.

-Me falni,kur permendet martesen kuptova se ne fakt Henri me mungon.-thashe genjeshtren me te pakuptimte te mundshme.-Po perpiqesha ta mbaja veten tere kete kohe po ne te vertete mu thye zemra.-thashe duke fshire lotet.

-Nese do mund te marresh pak kohe pushim Hejli.Nuk eshte aspak problem.

-Jo nuk dua pushim.Nuk kemi kohe per te humbur.A nuk the se duhet te pergatis nje album?

-Po por...

-Shkelqyeshem,te me falesh per kete moment dobesie,por them se duhet te nisim ate qe kishim ne plan.-thashe duke u ngritur e duke shkuar te studioja e regjistrimit tashme e vetme per te bere provat e para.

Provat nuk kishin si te mos shkonin me keq,stonoja tere kohen,ngaterroja fjalet me njera-tjetren, perqendrimi strukej ne ndonje cep ne menyre qe une mos ta gjeja,çdo gje ishte lemsh ne koken time.Mendja vetem perfytyronte se kush mund te ishte ajo grua qe i kishte marre zemren.Duhet te ishte e bukur pa dyshim,elegante dhe plot finese.Nje grua qe do i pershtatej me se miri atij dhe jo nje e deshtuar si puna ime.

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now