Kapitulli i tetembedhjete

66 16 17
                                    

Fuck yeah,give it to me
This is heaven,what I truly want
It's innocence lost                                                                                                                                              
Koken e ndieja aq te renduar,me dukej sikur nje peshe e stermadhe ishte vendosur siper edhe me shtypte kudo me sa force te kishte.E ndieja veten qe isha shtrire por e tere kjo rendese nuk me lejonte te beja levizjen me te vogel.Ishte sikur te isha e paralizuar.U mundova te hapja syte po drita qe ishte ne dhome ishte teper e forte per syte e mi te lodhur.Mendova te rrija edhe pak shtrire ne menyre qe te merrja veten.

Krejt papritur ndjeva disa krahe te mbeshtillnin si ndonje lloj tentakule dhe nje ze te me peshperiste ne vesh.

-Miremengjes bukuroshe.

Tere ajo trullosje qe me kishte pushtuar u zhduk ne nje fraksion sekondi.Leshova nje britme te forte qe e beri mashkullin qe ishte aty te shkeputej menjehere prej meje e te me shihte i habitur.I hodha nje shikim te shpejte dhe kuptova qe as qe e njihja ate njeri.

-Kush dreqin je ti?Mu zhduk menjehere!-i bertita atij tipit i cili u ngrit menjehere duke veshur nje pale pantallona.Une ngrita disi jorganin dhe pashe qe kisha te veshur vetem nje fustan te holle gjumi qe nuk linte aspak vend per imagjinate.Po perpiqesha te kujtoja çfare kishte ndodhur naten e djeshme po asgje nuk me vinte ne mendje.

-Qetesohu vajze,thjesht u argetuam pak.-tha ai.

-Largohu ne kete moment!-bertita serish.

-Po te vishem njehere.

Une i ktheva nje shikim te eger edhe ai nuk shtoi asnje fjale me teper duke u larguar prej dhomes.Hodha nje sy perreth ambientit dhe dukej si nje dhome e zakonshme hoteli.Pashe oren qe po tingellonte ne dhome edhe pashe qe isha shume vone,duhet te kisha shkuar te shtepia diskografike nje ore me pare.Mora rrobat qe ishin hedhur shkujdesshem ne dysheme dhe u vesha shpejt e shpejt.Mora nje shami me te cilen mbeshtolla koken si dhe vura nje pale syze te medha dielli.Nuk doja te me njihte dikush.Dola me te shpejte nga dhoma dhe zbrita menjehere poshte.Nuk doja t'ia dija nese dhoma duhej paguar ose jo le te merrej ai tipi i çuditshem.

Ende nuk po e kuptoja se si kisha perfunduar me nje te panjohur ne te njejtin shtrat edhe se kushedi se ç'kishte ndodhur me pas.Mu rrenqeth vetja duke vetem e menduar por me pas u kujtova qe e kisha kaluar naten jashte dhe e dija se sa e shqetesuar do ishte bere Beti per mua.E zhgenjyer nga vetja e duke shfryre u mbeshteta ne sediljen e taksise duke pare nga qielli dhe rete kalimtare e aventureske qe e pershkonin derisa pamja mu pengua nga ndertesa e larte e "Remington".Duhet te gjeja nje menyre per te justifikuar ate vonese te mbrapshte edhe pse nuk doja te perballesha me Liamin.

Ne momentin qe hyra nje sekretare me erdhi menjehere per te me thene se zoti Remington me kerkonte urgjentisht dhe e dija se nuk kishte per te shkuar mire.Hoqa syzet dhe shamine dhe pasi rregullova disi floket ende te ngaterruar me njeri-tjetrin.Hyra ne zyren ku qendronte Liami ne nje karrige levizese me kurrizin e kthyer.Une shtira nje te kollitur per te terhequr vemendjen dhe karrigia u rrotullua vrullshem.

-Helji qenke mire!-tha ai i tronditur edhe u ngrit menjehere nga vendi edhe me perqafoi fort sikur te isha kthyer nga ndonje lufte e pergjakshme.

-Sigruisht qe jam mire.-thashe e habitur nga ky shtrengim edhe mendoja me veten se si vetem para pak oresh isha ne krahet e dikujt qe nuk i dija as emrin kurse tani isha e mbeshtjelle nga krahet e atij qe doja me shume.Me dukej vetja e piste se kisha arritur te behesha aq e pamatur sa te beja idiotesira te tilla.E lashe veten te dehesha nga parfumi i tij duke shpresuar se do me ndihmonte te harroja pakujdesine time.

-Familja jote ishte shqetesuar shume per ty.Nuk e merr dot me mend se sa shume ka telefonuar motra jote.Mendoi te kishte ndodhur diçka e keqe.Une...une u shqetesova per ty.-shtoi ne fund disi me hezitim.E pashe qe kemishen e kishte mberthyer keq,te syte e tij te ngrohte arrita te dalloja lodhjen qe linte nje nate pa gjume.Teksa une beja çmendurira ai kishte qendruar gjithe naten zgjuar duke pritur per ndonje shenje nga une gje qe me beri te ndihesha akoma me shume ne faj.

-Nuk ke bere ndonje idiotesi besoj?-tha ai duke me pare me imtesi.

-Thjesht doja te rrija pak vetem.-thashe duke mos ditur çfare te shpikja.

-Pak vetem?Hejli ku ishe tere naten?Pse erdhe me vonese?-me pyeti i shqetesuar.Une mblodha duart grusht dhe me frymen qe me rendohej i thashe:

-Nuk ke pse interesohesh kaq shume per mua.Mos duhet te te marr leje se ç'bej me jeten time,me ler te qete.-i thashe pa e kuptuar as vete se ç'po derdellisja dhe Liami me veshtronte i habitur.

-Zhdukesh per tere naten pa i thene gje askujt dhe pret qe askush mos te te pyese se ç'po beje?-ma ktheu me ironi.

Une nuk i ktheva pergjigje pasi ne te vertete nuk dija si te shpjegohesha.Nuk mund t'i thoja se isha ngaterruar me njerezit qe me tha tu lija larg edhe pasi kisha pire diçka isha ndiere mire edhe ne fund e kisha gjetur veten ne nje dhome hoteli.Nuk mund te rrija me aq shume perballe tij keshtu qe u ktheva te largohesha pa e zgjatur me shume ate bisede.

Liami me kapi doren edhe ndjeva se si nje vale elektrike me pershkroi.Nuk doja te kthehesha e ta shihja pasi e dija se nuk do mundja ta perballoja ate pamjen e tij. Qendrova pa levizur dhe ndjeva te me terhiqte drej vetes butesisht sikur te isha nje pupel.Po shiheshim ne sy me njeri-tjetrin e dukej sikur koha u ndal serish.Ishin njelloj si ata sy ne mbremjen prane shatervanit.Ndjeva doren e tij te me perkedhelete embelsisht mollezen edhe me pak frike pasi mendonte se mund te me demtonte.Doja te shpertheja serish ne lote po e dija 

-Hejli,ti ke shume rendesi per mua,jo vetem nga ana e muzikes.Ti je ne ngjitje gjithnje,shitjet e albumit po shkojne mire,njerezit po te njohin tashme.Nuk dua te besh gjera qe mund te pendohesh.Bota e fames eshte e eger mund edhe mos te mbijetosh prej saj.Dua te jesh e kujdesshme.-tha ai tashme me i qete dhe duke me buzeqeshur.

-Nuk do e perseris me.Me vjen keq qe ju shqetesova kaq shume.-thashe edhe ne mendje me rrinte ajo fjali se isha e rendesishme per te.

-E di qe te merzita mbreme Hejli,ç'eshte e verteta nuk me hiqeshe nga mendja.Mendova se kishe humbur edhe ndihesha kaq i padobishem qe nuk dija ç'te beja.Isha gati te merrja dhe policine. Nuk e di si ta them tere ate qe me ke bere.Dukej se as vete se dija por ditet kur nuk te shoh me duket kaq te zbrazta,nuk mund ta pranoj te kaloj nje dite tjeter pa te te pare.E urrej faktin qe nuk te kam njohur me pare.

Une veçse e shihja e mahnitur duke mos arritur ta besoja se edhe ai ndihej njelloj si une se zemra e tij kishte hapur  nje vend dhe per mua.Sido qe te ishin rrethanat shtigjet e zemeres nuk mund te kontrolloheshin,ajo donte ate qe donte.Ne ate çast ndihesha e lumtur e ndieja timin dhe te askujt tjeter.E kuptova se e kisha te kote te luftoja qe te qendroja larg tij pasi kembet do me drejtonin serish tek ai.Iu afrova prane dhe prita nje reagim prej tij.Ai me kapi nga beli dhe une tunda koken dhe e lashe te me puthte serish.Nuk mund ta ndalja me veten,e kisha jetesore te rrija prane tij dhe e dija se e njejta gje vlente per te.

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now