Kapitulli i shtatembedhjete

226 26 34
                                    

As nuk mund ta pershkruaja se si keta muaj ishin treguar me mua. As vete nuk e kisha menduar se si keto gjera do te me ndodhnin, pikerisht mua nje djale qe shikonte punen e vet, nuk perzihej shume me te tjeret dhe e shpenzonte kohen duke lexuar libra te pafundme edhe duke vrare mendjen si do ishte e nesermja duke bere plane te vazhdueshme, duke menduar llojet e njerezve qe do takoja edhe çfare vendesh do te mundja te vizitoja ne te ardhmen. Mirepo pjese e gjithe ketyre ideve edhe imagjinatave per te ardhmen nuk kisha menduar asnjehere se do te ishte edhe Blejku. Ajo kishte ardhur tek une kur asnjehere nuk e prisja duke ndryshuar tere keto ide e duke i riorganizuar ato. Keto muaj kishin qene me te lumturit per mua deri tani, ndihesha kaq mire ne pranine e nje vajze qe ishte kaq ndryshe nga une duke i mbushur boshlleqet e njeri tjetrit. Çdo dite kishte qene gjithnje me e mire per mua, doja te rrija tere kohen me te, nuk mund te merzitesha kurre duke e degjuar edhe duke pare bukurine e saj magjepsese edhe pse ajo vazhdonte te mos e pranonte duke thene se ishte nje vajze si gjithe te tjerat. Per mua jo. Ishte speciale gjithnje keshtu do ishte. 

Duke qene gjithnje i perhumbur neper mesimet ne te cilat duhet te pergatitesha fort ne menyre qe te dilja sa me mire ne provimet finale te matures, neper dashurine qe ndijeja vazhdimisht per Blejkun, ne mbremjet e embla te shumta qe kaloja me te, i dehur neper aromen e saj nuk e kisha vene re se sa shpejt po kalonin ditet, javet e me pas muajit. Tashme te gjithe ishin duke pritur me ankth zarfet e pranimeve neper universitete dhe se nese dega e zgjedhur ishte e duhura. Une isha i qete ne kete pjese pasi isha pranuar ne univeristetin e Sakramentos dhe do te vazhdoja te qendroja ne Kaliforni. Ndoshta do te kishte qene me mire qe te shkoja drejt lindjes por e dija se prinderit e mi nuk do me linin te qendroja aq larg shtepise. Shume prej nxenesve kishin vendosur te qendronin ketu edhe disa te largoheshin. Se ç'do bente Blejku ende nuk e dija mire pasi sa here e pyesja ajo do nderronte teme ose te bente sikur nuk po me degjonte. Nuk i kishin pelqyer asnjehere bisdeat rreth shkolles edhe pse ajo vete nuk ishte nje nxenese e keqe. Nga njera ane mendoja se ajo nuk do shkonte ne universitet edhe te verdallisej neper kampuset. Ndoshta do bente ndonje vit pushim. 

Moti sa vinte edhe ngrohej gjithnje edhe me shume edhe korridoret zienin nga nxenesit qe nuk mund te duronin dot sa tu vinte radha per te pare notat ne tabelat e afishuara neper mure.Une nuk e vrisja mendjen pasi e dija qe kisha dale shume mire ne te tera. Dihej qe kishte edhe nga ata qe me shume po shqetesoheshin se ç'do vishnin edhe ke shoqerues do kishin ne mbremjen e shkolles  qe tashme ishte vetem pak dite larg. Ishte thjesht nje feste ne fund te fundit, nuk kishin pse ta benin kaq te madhe. Une me shume po shqetesohesha per fjalimin qe do mbaja ne fund te ceremonise se diplomimit. Blejku do fliste ne fillim po e dija qe ajo do dilte shkelqyeshem edhe pse vete ajo e kishte marre kete gje si nje bezdisje te tepert. 

Ne fakt kohet e fundit e kisha vene re nje sjellje pak ndryshe nga ana e saj. Mund te ishte edhe nje lloj frike pa arsye e imja po keto kohe me ishte e zhytur shume ne mendime edhe shpeshhere nuk e kishte mendjen. Ndoshta e kishte nga gjithe stresi qe te jepte matura. Ose ndoshta po e beja shume te madhe une. Isha duke ecur neper korridor kur e dallova nga pas te mbeshtetur pas nje muri edhe koken e mbante ulur. Duhet te ishte lexuar diçka.

-Blejk,- thashe duke iu afruar e duke i hedhur krahun perreth shpatullave. Ajo u drodh  edhe letren qe kishte ne dore e beri top edhe e futi menjehere ne xhep. Kjo ishte shume e çuditshme edhe per te.

-Me trembe Nik,- tha duke buzeqeshur e duke prekur floket disi me nervozizem. Ne fytyre ishte bere pak e zbehte.

-Ka ndonje gje qe nuk shkon?- e pyeta i shqetesuar duke mos ia ndare syte xhepit te pantallonave te saj. 

-Asgje Nik. Thjesht me kape pa mendje edhe u tremba pak kaq.- tha duke pare rrotull. Dukej qe po genjente.

-Meqe nuk paske gje, ç'po lexoje atehere?- i thashe sikur te isha ndonje polic qe po e merrte ne pyetje.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now