Kapitulli i pesembedhjete

94 23 23
                                    

Te nesermen ne mengjes Blejku nuk erdhi serish ne shkolle. Nuk e dija se ç'po bente. Mendova se ishte me mire ta lija vetem edhe te qetesohej pasi e dija qe ishte lenduar shume prej asaj qe kishte ndodhur para dy ditesh por nga njera ane me dukej qesharake edhe e pakuptimte qe dikush te mbante zi per nje send. Dua te them sado i vyer te ishte sado vlere te kishte ne fund te fundit mbetet nje send.Megjithate vendosa ta kalonte kete gje ne menyren qe kishte vendosur. Por me merrte malli per te.Gjate ores se mesimit nuk perqendrohesha dot, ne mendje me ishte ngulitur imazhi i saj e shtrire pertoke me lot te pambarimte. Me e keqja ishte se isha deri diku fajtor per trishtimin e saj. Ishte marre vesh si kishte ndodhur.Kamerat e sigurise pergjate korridoreve kishin arritur te regjistronin gjithe ngjarjen.Natyrisht une nuk e pashe vidjon por e dija qe Mia i kishte thyer skejtbordin Blekjut. U kuptua kur ajo mori nje jave denim nga drejtoria e shkolles per prishje te qellimshme te sendeve perosnale te nxenesve te tjere ne ambientet e shkolles.Ambientet e shkolles...ja pse u denua.Te kishte ndodhur diku tjeter askush nuk do e merrte mundimin te bente diçka.Pas kesaj dihej qe nuk kisha ndermend te bisedoja me Mian. Ajo mund te bente ç'te donte. 

Deri dje kjo ishte tema e dites kurse tani te gjithe e kishin harruar,dyshemeja ishte pastruar dhe lotet e Blejkut ishin thare, sikur mos te kishte ndodhur kurre. Une dihej nuk mund ta harroja aq lehte. Isha shume i shqetesuar per te. Me Blejkun nuk kisha folur megjithate arrita te flas mamane e saj ndonese nuk ishte tamam e folur. Une thjesht qendrova te dera e portes se shtepise se saj edhe mamaja e saj me the te vija nje dite tjeter.Me pas dera u mbyll edhe me pas asgje. 

Me dukej sikur kishte kaluar nje perjetesi pa e pare.E dija qe donte te rrinte vetem por serish nuk mund ta duroja faktin qe ajo kishte rene ne ate lloj gjendje edhe une nuk mund te beja asgje per ta ndryshuar. Nuk mund t'i dilja perballe.Ajo do me fajesonte mua edhe kishte te drejte ta bente.Edhe une te njejten gje do beja te isha ajo. 

Pasditen e asaj dite te fresket edhe plot lageshtire e kalova mbyllur duke lexuar ose me sakte duke u perpjekur te lexoja pasi me dukej sikur mes fjaleve lexoja vetem emrin e saj. Ajo duhej te ishte ketu me mua edhe te ishim duke mesuar se bashku.Po mendoja si nisi  e gjithe kjo. Te mos isha nje nxenes me te tera dhjeta nuk do e kisha njohur edhe ajo te mos ishte aq rebele serish i njejti rezultat. Per mua ai denim ishte gjeja me e mire qe me kishte ndodhur kurse tani denimi me shume mundesi ishte shtrire edhe i mbuluar me nje jorgan te trashe qe ta ndante veten nga realiteti. U mundova te mesoja edhe pas rreth dy oresh u dorezova edhe i mbylla te gjitha. Mendova te beja nje dush edhe te shtrihesha per te fjetur ndonese ishte ende heret. Sapo do merrja peshqirin kur telefoni beri nje zhurme. E hapa edhe pashe mesazhin ne ekranin e ndritshem "Eja te lutem".Ishin vetem tre fjale por me dhane nje vale te ngrohte qe ma pershkoi btere trupin edhe qe me bene te marr menjehere xhaketen edhe çelsat e te ikja. Po zbrisja shkallet kur prinderit me dolen para per te me bezdisur me pyetjet e tyre

-Ku po shkon?-me pyeti mamaja.

Nuk i thashe asgje,hapa deren kryesore edhe shkova ne garazhd per te marre makinen. Arrita ta degjoja teksa tha "Po kete ç'e ka zene?" por nuk doja tia dija shume.Per mua kishte rendesi qe ajo donte te me shihte.Ndoshta nuk ishte aq e zemeruar me mua.I emocionuar shkova drejt shtepise se saj. Tashme isha perballe deres se saj.Me dukej sikur po merrja vajzen qe kam patur gjithmone qejf ne mbremjen e matures edhe mendoja sa magjepsese do ishte bere per kete nate te rendesishme.I largova keto mendime pa lidhje nga koka edhe trokita. Prita pak edhe kur degjova deren qe kerciti thashe me ze te larte

-Blejk me vjen shume keq.

Nuk ishte ajo,ishte mamaja e saj me nje pamje te lodhur ne fytyre sikur te kishte fjetur keq keto dite.

-Nikolai? E di qe ke ardhur per Blejkun po te lutem eja nje dite tjeter.-perseriti te njejten gje si para dy ditesh.

-Ajo me shkruajti-i thashe-me tha qe te vija ketu.

Libra dhe SkateboardOn viuen les histories. Descobreix ara