Kapitulli i dhjetë

120 29 20
                                    

Blejku nuk foli as nje fjale gjate gjithe kohes qe ne po studionim bashke ose te pakten keshtu duhet te ishte pasi ne fakt me dukej sikur isha krejt i vetem dhe shpalosja e fleteve te librave dhe ndonje kercitje tek tuk e ndonje stilolapsi ishin zhurmat qe me shoqeronin. Ne te vertete ishin tinguj qe vetem e benin atmosferen akoma me te padurueshme dhe doja qe t'i perplasja fort duart grusht mbi tavoline dhe ta nderprisja kete rregull zhurmash qe ishte vendosur. Nuk me besohej por kesaj here deshiroja me gjithe zemer qe Blejku te bente ndonje nga ato prapesite e saj te parsyeshme. Nuk me terhiqte aspak kjo vajze qe kisha aq prane. Ishte aq e larget,aq e zbrazet dhe dukej sikur te ishte vetem nje manekin i shemtuar qe kishte si detyre qe gjithe kohen mbante nje pozicion te vetem deri sa nje dite ndonje mistrec i pandreqshem tia kepuste krahet dhe kembet dhe tani nuk kishte me vlere. Isha krah per krah kesaj qenie qe pretedonte te ishte Blejku por qe me dukej sikur ishte dikush që qe perpjekur t'i vidhte indetitetin.

Ishte kaq e ftohte si ditet me ngrica ku duart mpihen plotesisht dhe lekura thahet e rrudhet sikur te ishin te plakura. Acari qe leshonte nuk i perkiste shpirtit te zjarrte te Blejkut. Dikush e kishte pushtuar ate, dikush po e mbante nen kontroll duke e bere ate teresisht te pavetedijshme per çdo gje perreth.
Nuk ishte kjo Blejku. Doja kaq shume qe te ngacmonte,te me terhiqte vemendjen, te me ofendonte,te me rrezonte, te me godiste ku te deshironte,çdo gje mund te me bente vetem qe ta shkrinte kete akull te eger qe e kishte rrethuar e nuk e linte te lire. Duhet te beja diçka.

Mora librin e matematikes dhe i hodha nje sy ushtrimeve. Mund t'i beja te gjitha por nuk kishte asgje te keqe sikur mos te shtiresha sikur te mos e kuptoja ndonjeren. Ai i fundit ishte nga ata qe duhet te mendoheshe pak.

-Blejk, a mund te me ndihmosh pak me kete?-thashe teksa i zgjata ushtrimin.

Ajo e pa per disa çaste duke e lexuar me vemendje. Syte e saj ishin paksa te fryre e te enjtur. Kaq shume lote kishte derdhur dje nga oqeani i pafundme qe eshte i mbyllur brenda iriseve te saj. Ngjyra kishte ndryshuar. Bluja ishte teresisht e shplare dhe e pershtjelluar nga nje gri si è reve te stuhise. Syte e saj nuk kishin patur asnjehere nje ngjyre kaq te merzitshme dhe te trishte.
Ajo nuk tha asgje por me zgjati nje fletore ku ishte zgjidhur i gjithe ushtrimi. E mora dhe beja sikur po e shihja por ne te vertete po veshtroja Blejkun dhe nuk mund t'ia shqisja dot syte fytyres se saj. Ishte hera e pare qe po e kundroja me kaq perqendrim konturet e saj.
Per Blejkun gjithnje e kam dalluar bukurine e saj ndonese vishej perhere sportive dhe nuk eshte se tregonte nje kujdes te imtesishem te vetes te pakten jo te tipit "pastroj me furçe edhe hapsirat midis gishtave".

Nga dritarja e dhomes po binin rrezet e mbasdites qe perfundonin butesisht ne lekuren e Blejkut. Edhe pse kishte nje çehre te ngrysur ajo ishte kaq e bukur. Floket e verdhe dhe te leshuar dukeshin sikur vezullonin nje shkelqim te ngrohte rrezellites edhe pse ishin teresisht te pakrehur dhe te djegur por kjo nuk ishte nje e mete e flokeve te saj ,perkundrazi ia shtonin me shume veçantine e tyre. Fytyra e saj dukej krejtesisht e lemuar si fletet e bardha qe jane te sapo bera dhe dallohet aroma e drurit. Ajo vazhdonte me tej me mollezat disi te theksuara qe binin me shume ne sy kur buzeqeshte (sikur te buzeqeshte ne keto  çaste) dhe qe perfundonte me ballin e saj te vogel. Ne kete tablo ishin pikturuar ne menyre mjaft te prefeksionuar vetullat e drejta dhe paska te holla,nje hunde qe mezi dukej dhe e ngjashme me ate te bebeve qe nuk mund tu rezistosh deshiren per t'i ledhatuar lehtasi me buze. Buzet e holla kishin nje ngjyre te kendshme trendafili dhe sot e kuqja ishte me thelle dhe joshese. Ne fund ishte tipari i saj me dallues qe ishte nje pafundesi oqeani i perqendruar ne vetem nje rreth irisesh. Gjithmone do te mrekulloesha nga ata sy ngjyrendryshues qe sa here i shihja zhytesha thelle mes tyre. Por ishte vetem erresire dhe asgje nuk dukej pasi kjo ishte ajo qe deshironte vete Blejku. Te mbetej nje mister i pazgjidhshem deri ne fund dhe ata qe do te fusnin hundet do te ngecnin pergjithmone ne hapsiren blu per te mos gjetur kurre nje rrugedalje.
Une nuk do isha aq i nxituar. Do te prisja deri sa ajo te ishte gati. Ose te pakten nese nje dite do te ishte gati.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now