Kapitulli i tretë

165 33 47
                                    

Brinjet ende me dhimbnin dhe pasi e kisha pare mire lekura me nxire disi. Ky ishte abuzim,dhune e poshterim. Supozohesha qe te beja detyrat me Blejkun,te isha ai qe do te sillte sadopak ndryshim ne veprimet e saj,qe do ta ndihmoja qe te behej nje njeri me sjellje normale dhe te permbajtur. Asnje nga keto nuk po ndodhte,perkundrazi per ate une nuk isha gje tjeter veçse nje humbameno me te cilin mund te argetohej dhe te tallej se here t'i tekej mendjes se saj te semure. Kisha kaluar vetem nje dite me te dhe isha lodhur e ngopur nga ajo qe tani. Ndoshta do te ishte me mire qe t'i thoja drejtorit qe te gjente dike tjeter per Blejkun pasi nuk kisha durim per marrezite e saja dhe per me teper nuk doja nje tjeter te nxire ne trup. Por kete gje do ta bente dikush qe s'ka guxim per nje sfide te re,por deshiron monotonine e rehatise dhe qetesise. Keshtu ishte per mua Blejku, nje sfide qe kisha per ta perballuar edhe sikur te hidhte gjithe arsenalin e armeve qe zoteronte kunder meje. S'mund tia lejoja vetes te humbisja ndaj nje  çamarrokje te pagdhendur dhe kurrsesi nuk do lejoja qe te bente ate harkimin djallezor te buzeve serish.
Blejku mund te kishte fituar betejen kesaj radhe por jo luften.

Te gjitha keto mendime me vinin ndermend teksa rregulloja librat e mi ne dollapin personal qe kisha. Te tjeret i hidhnin kot me kot dhe rremuje sikur ai qe flaknin aty brenda dhe me pas e mbyllnin ne erresire te mos te kishte kurre lloj rendesie dhe kjo ishte shume per te ardhur keq.

Librat ,çfaredolloj te jene , te mesojne diçka, tregojne nje te fshehte te rendesishme qe mund te jete fatale,paraqesin nje kulture te panjohur,te prezantojne me personzhet nga me te çuditeshmit,me te frikeshmit e me interesantet ku me fjalet qe artikulojne te bejne te shohesh boten me kendveshtrime te reja , te njohin me sekretet dhe teorite nga me te paimgjinueshmet, te rrefejne historite nga me te shumellojshmet, nga ato qe as nuk mund te perballesh as edhe ne enderrat me te çmendurat. Librat jane dhe do te mbeten menyra me è mire per ti shprehur emocinonet dhe gjithe mendimet qe dikush ka ne koke.Keto ishin librat per mua dhe une e ndieja si detyre qe te pakten te miren e pakthyeshme qe kryejne tua shperbleja disi duke i vendosur ne dollapin metalik me rend dhe rregull.

Gjendesha ende perballe dollapit personal,kur papritur u mbyll me force duke shkaktuar nje zhurme te madhe e te larte qe u degjua ne te gjithe korridorin,mos te them gjithe shkollen.
Disa nxenes kthyen vemendjen nga une qe ula koken qe mos te ndeshesha me syte e tyre kureshtare.

-Miremengjes Nik! Dite e bukur sot per pak rremuje,si mendon?

E njoha menjehere ate timber aq te bezdisshem per mua. Blejku kishte qendruar e fshehur pas mbylljes metalike te dollapit dhe une as qe e kisha vene re. Me pas mendja e saj e manget I kishte dhene komande qe ta perplaste mbyllesen me sa te kishte fuqi.

-Mu hiq sysh Blejk! -i thirra i acaruar.

-Me duket se dikush nuk qenka zgjuar mire sot ne mengjes. - tha duke me shkelur syrin ne menyre krejt sensuale qe me habiti pasi siç ishte veshur me xhinse te zeza te grisura,bluze te zeze me nje skejtbord ne flake te stampuar ne te dhe nje kemishe me kuadrate lidhur ne bel gje qe i jepte nje pamje krejt sportive se bashku me floket e mbledhur bisht.

-Blejk,me thuaj çfare do dhe me ler te qete.

-Asgje te veçante. Thjesht doja te shihja nese je gati per raundin e dyte sonte. Dhe diçka tjeter-shtoi pa me lene mundesine qe ti flisja- Duhet te ndihesh i vleresuar per ate qe ndodhi dje. Une nuk le njeri qe te preke skejtbordin tim kushdo qoftë ai. -tha teksa buzeqeshte sikur te kishte thene ndonje gje te pazbular me pare.

-Une duhet te ndihem i vleresuar se me rrezove ne dysheme? Ti je e çmendur Blejk.

-Nuk je i pari qe e thua. -tha me krenari,-Gjithsesi, kaq kisha. Do te shihemi bukurosh.

Nuk i ktheva pergjigje por nisa te lexoj librin e letersise qe kisha ne dore kur papritur u kujtova per diçka.

-Blejk ,prit!-thirra duke rendur pas saj.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now