Kapitulli i parë

254 40 95
                                    

Se pari duhet tju them se perpara se te lexoni kete kapitulli sigurohuni qe e keni lexuar edhe prologun. (Kam vene re se ndonjehere njerezit e anashkalojne)
Se dyti dua te falenderoj the_last_genius_ per coverin. Eshte super

Kalifornia gjithnje ka qene e njohur per plazhet e bukura te Santa Monikes dhe per ditet e mbushura me diell. Jo me kot te gjithe thone se "duhet te jetojme endrren kaliforniane". Per mua keto kane qene gjithnje nje thes me dokrra pasi per mua Kalifornia duhet te ishte quajtur ferri i planetit sepse perveçse zjarreve ne vere,thatesires dhe mungeses se ujit nuk mund te vereja gje tjeter ne kete vend.

Megjithate kisha fatin e mire te jetoja ne Land Park nje nga lagjet me te qeta te qytetit te Sakramentos ku çdo dite eshte e njejte;njerez qe rendin me nxitim per te shkuar ne pune,nxenes qe presin autobusin e shkolles ose ecin drejt saj dhe te tjere qe presin barerat e keqija ose bejne vrapin e mengjesit. Une hyja ne kategorine e nxenesve qe ecin per ne shkolle dhe kjo ishte prej 11 viteve te gjata qe tashme po i vinte fundi pasi vitin tjeter me priste kolegji dhe me shume mundesi larg flakeve kaliforniane.

Ishte ora shtate e gjysem e mengjesit dhe ende vazhdoja te ndieja gjume pavaresisht se è kisha konsumuar tashme nje filxhan te mire kafeje. Babai po shikonte ne televizorin e vogel te kuzhines nje emison mengjesi ndersa mamaja fliste me nje krenari te tepruar ne telefon. Te them te drejten kisha qe dje ne mbremje qe e shikoja me telefon ne vesh dhe mendoja se nuk kishte fjetur tere naten,por kishte vazhduar t'i thoshte çdokujt,te aferm ose jo dhe aq,se sa e lumtur ishte se djali i saj i vetem tashme ishte ne vitin e fundit te gjimnazit dhe se sa kishte punuar per te ardhur ku ishte sot.

-Po e dashur Sofi. Sot Nikolai fillon vitin e fundit. A te besohet? Me duket sikur ishte dje kur e shoqerova ne klasen e pare.-tha mamaja me nje buzeqeshje sikur ta kishte Sofin perballe.

Une vazhdoja te haja mengjesin duke u munduar ta fokusoja vemendjen diku tjeter. Nuk eshte se è kisha inat mamane time te sillej ashtu por vetem nuk me pelqente fakti qe e zmadhonte aq shume. Une po shkoja serish ne gjimnaz jo ne Universitetin e Jellit. Babai nuk fliste fare por vazhdonte te shikonte i perqendruar programin qe tani po' fliste per fillimim e kampionatit te bejsbollit.

Nderkohe degjova zilen e deres te binte dhe perderisa prinderit e mi ishin te zene duke mos bere asgje, u ngrita me pertese per te hapur deren.

-Miremengjes Nik! Je gati?-degjova te fliste zeri i embel i Mias.

-Mengjes!Po patjeter. Me prit vetem sa tu them te mive. -thashe teksa u nisa me nxitim per ne kuzhine ku kisha edhe çanten e shkolles.

-Ma,Mia eshte ketu. Me duhet te iki.-I fola teksa i dhashe nje puthje te lehte ne faqe.
Per here te pare qe dje ajo e uli telefonin dhe me perqefoi fort.
-Suksese I dashur. Vazhdo te na besh krenar.
Tunda koken ne shenje miratimi dhe u shkeputa prej saj. Nderkohe u pershendeta edhe me babin qe me uroi fat.
Mia ishte duke me pritur ne trotuarin perballe shtepise dykateshe ne te cilen jetoja dhe nuk m'i ndante syte. Erdha me vrap drejt saj dhe u nisem se bashku per ne shkolle gje qe kishim qe ne vitin e pare te gjimnazit qe e benim bashke.

Me Mian kisha nje jete te tere qe njihesha por vajza qe kisha perballe nuk ngjasonte aspak me Mian kur ishte femije. Mbaj mend qe atehere kur e njoha ishte mjaft e mbushur dhe e shkurter,kishte ca sy te vegjel te futur thelle ne gropezat e syve te cilet kishin nje ngjyre te zakonshme kafeje. Floket i mbante te shkurtra dhe me baluke te cilat ia nxirrnin me ne pah kilet e teperta qe dikur kishte.
Mirepo kur hyri ne pubertet Mia pesoi te njejten gje qe peson nje larve e neveritshme kur shnderrohet ne nje flutur magjepsese. Ajo ra jashtezakonisht nga pesha por nuk eshte se u zgjat shume (ose te pakten keshtu me dukej per shkak te gjatesise sime) floket geshtenje iu erresuan, i zgjati dhe moren nje shkelqim e volum te mrekulleshem. Per shkak te humbjes se kileve syte i dolen me ne dukje dhe ngjyra kafe mori nje nuance te embel karamele. Buzet e saj nuk ishin shume te fryra por kishin nje ngjyre shume te kendshme roze dhe kisha patur fatin ti shijoja kushedi sa here. Me fjale te tjera vajza trashaluqe ishte kthyer ne vajzen me joshese dhe te bukur te shkolles dhe shpesh me thoshnin se isha fatlum te kisha Mian ne krahe.
Mia me pelqente te them te drejten dhe e dija mire qe prinderit e mi donin qe te martohesha me te ne te ardhmen por s'ma kishin thene por serish nuk ishte vajza qe do te thoja e duhura per mua. Por edhe ndoshta mund te zgjidhja kete rrugen e shkurter,te martohesha me te dhe me pas nje familje e bukur dhe e lumtur.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now