Kapitulli i nëntë

113 32 22
                                    

Atehere ushqimi ne goje pertypet mekanikisht nga dhembet dhe kjo mase ushqimore e perpunuar laget dhe behet e rreshqitshme...Blejku me puthi.....fale peshtymes qe prodhohet qe tri çifte gjendrash...Blejku me puthi...ku enzima e vetme e peshtymes eshte amilaza qe vepron mbi polisaharidet duke i kthyer ne...Blejku me puthi!

Bera nje hungerime pak te zhurmsheme dhe e zhyta koken i lodhur mes shenimeve dhe fleteve te biologjise pa vrare mendjen nese mesuesja do te me terhiqte vemendjen gje e cila ndodhi ne fakt.

-Ouens? Ka diçka qe te shqeteson? Sikur thashe qe te gjithe te perseritnit procesin e tretjes.

-Me falni. -thashe pa e ngritur koken.

Ajo nuk tha gje po u kthye nga katedra e saj duke rinisur çfaredo pune qe i nderpreva.
Mendja me kthehej vetem te Blejku sado qe isha munduar me çdo lloj menyre shperqendruese qe ta largoja ate kujtim aq te fresket. Me dukej ende sikur ajo do te shfaqej pa kurrfare lajmerimi dhe do te bente me puthte serish e te ma trulloste perseri arsyen. Nga se è pati?
Ne ishim ne mes te nje debati dhe pastaj si nje granate qe vjen si nje mik i paftuar ne frontin armik ajo bashkon buzet e saja me mua. E dija qe prej saj mund te prisja çdo gje por jo deri ne kete fare pike. Dhe sa per t'i shtuar edhe pak garniture kisha Mian qe akoma nuk po shkembente asnje fjale edhe pse i kisha derguar me dhjetera mesazhe e telefonata te çuara dem.
Ndoshta po behesha dramatik po jeta ime nuk ishte kaq e komplikuar para se te njihesha me Blejkun dhe me mungonte ajo kohe kur ajo ishte nje njeri per te cilin dija vetem qe ekzistonte dhe asgje tjeter. Por te perballesha me te nuk ishte nje pervoje e zakonshme sepse ajo nuk ishte thjesht misterioze. Ajo ishte vete nje e tille.

-Ouens? Po me degjon?

Ngrita i hutuar koken dhe ne njeren prej faqeve me ishte ngjitur nje flete e bardhe qe nuk kishte ndermend te shqitej.

-Po profesoreshe? -thashe duke hequr shpejt ate flete qe me vendosi te tallej dhe te me bente te dukesha si ndonje i humbur.

-Pyeta per substancat qe permban lengu gastrik. Mund te m'i thuash?

Une tunda koken dhe u ngrita ne nje menyre sikur ne te dy krahet te me kishin vendosur thase te medhenj qe mbanin rere te njome nga uji. Disa nxenes po qeshnin nen ze. U perpoqa mos tu kushtoja vemendje por pergjigjen e dhashe me ze te dridhur dhe te pasigurte edhe pse e dija shume mire ate pyetje.

Gjate pushimit te madh isha duke kerkuar Blejkun vazhimisht pasi duhet te me sqaronte njehere e mire kete pune dhe kesaj here nuk do kishte puthje qe mbijne nga hiçi.
Vija verdalle tere vendit per te dalluar ato floke bionde saqe harrova qe ketu gjendeshin edhe nxenes te tjere dhe u perplasa me dike me shpatull.

-Me fal. -thashe shpejt por pastaj pashe ke kisha perballe.

-Mia? Me ne fund me dole para.

Ajo nuk me shikonte ne sy por u be gati te ikte pa me thene asgje. Une e kapa nga kyçi i dores dhe e bera qe te fytyren e saj ta kisha perballe times.

-Mia mjaft tani. Do te vazhdosh te me injorosh tere kohen? Deshiron t'i leme gjerat mes nesh pezull?

-Jo.-tha fare thate.

-Atehere?-vazhdova ta nxisja.

-Nik, ti e bere te qarte ate qe ndien per mua. Nuk kam asgje me ty.

E dallova qe nuk po ndihej shume e qete dhe disi nervoze por nuk mund ta lija te largohej gjithsesi.

-Çfare eshte ajo qe te bezdis?

-Vetja-tha duke psheretire.

-Vetja?

Ajo ngriti syte drejt meje dhe me dukej njesoj si nje vajze e vogel qe kishte thyer nje vazo te vjeter te familjes dhe tani ishte kapur e degjonte qortimet e tyre edhe pse vazoja nuk mund te kthehej me.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now