Kapitulli i trembëdhjetë

147 28 19
                                    

Zilja ra zhurmshem per te kushedi te saten here ate mengjes. Doja kaq shume ta zgjasja doren,te shtypja ate buton dhe t'i jepja fund asaj tringellime te perseristshme qe te ngrinte nervat. Pavaresisht deshires se madhe lodhja nuk me lejonte te kryeja dhe levizjen me te vogel keshtu qe duhet te duroja sa te pushonte vetem qe pas disa minutave tia niste serish. Mirepo kesaj here zilja kishte marre perforcime te tjera dhe tashme perdet u hapen ne menyre te shpejte dhe nje ze i larte dhe urdherues pershkoi kater anet e dhomes.

-Nikolai zgjohu! Ç'te ka gjetur keshtu? Hera e pare qe perton keshtu. -foli prere mamaja qe e ndieja qe po qendronte siper meje.
Une nuk u pergjigja por terhoqa me shume çarçafin qe te mbuloja fytyren e te mos lejoja rrezet e diellit te me perplaseshin dhunshem ne syte ende te mbyllur qe luteshin per me teper gjume.

-Nikolai! Zgjohu.-perseriti perseri.

Une protestova serish kesaj radhe duke e vendosur koken poshte jastekut. Ndihesha vertet i lodhur.

-Tani po e tepron.

E dallova kercenimin ne zerin e saj por perseri nuk bera asgje lloj levizje.

-Ne rregull,e shoh qe do menyren e keqe. -tha teksa e terhoqi fort çarçafin duke me zbuluar te gjithin. Instiktivisht u mblodha kuruspull ne shtrat duke refuzuar te ngrihesha.

-Nik,po me çfare rrobash paske fjetur?

Une e hoqa jastekun dhe u ktheva me shpine. Drita e diellit nuk me linte qe t'i hapja syte per asgje çast.

-Çfare rrobash? -peshperita pergjumesh duke hapur e mbyllur syte ne menyre qe te mesohesha me driten e forte.

-Je veshur sikur ke dale shetitje. Nuk di t'i dallosh pizhamat?

Hapa syte dhe ngrita pak koken. Mamaja kishte te drejte. Isha me xhinse dhe me xhakete sportive. Per nje moment nuk po kuptoja asgje por me pas gjitha me erdhi si nje goditje e forte. Nata e mbremshme, makina e marre pa leje,plaku Uilliam, hakmarrje ndaj Xhekut,boje blu, puthja me Blejkun...puthja me Blejkun!

Ne ate sekonde mjegullima ne syte e mi u venit e gjitha dhe lodhja e pergjumja dukeshin sikur nuk kishin qene kurre aty. Nuk me kujtohej asgje pas asaj. Isha kthyer dhe mesa dukej isha zhytur ne nenkrese pa u nderruar. E gjitha po me kthehej pas. Kisha puthur Blejkun pa e çare koken per asnje minute, pa reflektuar,pa arsyetuar por kisha lene gjithe emocionet,adrenalinen dhe harene e çastit kalimtar te me mberthente dhe te me kishte nen komanden e tij. Si mund t'i dilja para Blejkut pas asaj çmendurie qe bera? Apo Mias? Po ndihesha serish i lodhur dhe me perzihej.

-Nik,je mire?-pyeti mamaja duke me vene doren mbi balle sikur te kisha temperature.

-Po,kam vetem gjume.

-Nuk je i nxehte. Kur fjete dje?

-Nuk e di.-genjeva. Isha shtrire vetem para dy oresh.

-Nese do mund te mos shkosh sot. Me dukesh i çorientuar.

-Jo do te shkoj. -kundershtova duke u ngritur ne menyre te menjehereshme gje qe nuk duhet ta kisha bere pasi tashme te gjitha muret dhe sendet perreth nisen te me rrotulloheshin. U mbajta tek tavolina e shkrimit qe te shmangia rrezimin mirpo syte me ishin errur teresisht dhe nuk dalloja qarte asgje qe kisha perballe. Nderkohe ndieva doren e mamase te me mbante nga krahu.

-Nik,e kam me te vertete, ti nuk je mire. Ndoshta je i semure.

-Jo. Nuk kam asgje.

Shkova drejt banjes qe te freskohesha disi dhe ta hiqja sadopak kete pergjumje te rende qe me pushtonte.
U pashe ne pasqyre dhe per pak nuk e njoha veten. Syte i kisha teresisht te skuqur dhe te enjtur e luteshin per nje dremitje te shkurter kenaqesi te cilen nuk mund t'ua jepja. Kurse e nxira ishte ende aty megjithate ishte zbehur pak. Qesha me vete teksa e prekja. Tashme hesapet ishin lare e ndoshta edhe diçka me shume qe me frikesonte. U mundova mos ta mbaja shume mendjen aty keshtu qe rregullova floket, lava dhembet e shkova serish ne dhome ku tashme mamaja ishte larguar. Nderrova shpejt e shpejt rrobat e djeshme dhe tek nje menge e xhaketes dallova nje njolle te çrrgullt blu e cila qendronte atje si nje lloj perkujtimore per nje nate te veçante e te çmendur qe nuk kishte per tu perseritur me por thjesht do te mbetej e ngulitur thelle ne shtresat e shumta te kujtimeve te jetes. Duhej te hidhej ne ujerat e nxehta e te mbushura me shkume detergjenti qe me ane te enzimave kishin per ta larguar kujtimin.  Duhej po nuk e bera,e futa serish ne dollap.
Dola nga dhoma dhe zbrita ne kuzhine ku gjendeshin prinderit e mi duke biseduar per diçka. Mendoja se do te ishte zgjimi im i pazakonte kete mengjes por ne fakt ishte diçka teresisht tjeter qe me beri te me kalonin te dridhura neper trup.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now