Kapitulli i katërt

141 34 32
                                    

Mendja ende me shkonte te Blejku ose te ndryshimi i saj i papritur te djeshmen. Me pelqeu ajo ane e saj ku nuk te ngacmonte me veprime qesharake ose thoshte fjale teresisht te paperpunuara njehere ne koke. Jo. Ajo ishte nje Blejk tjeter;e qete, shume miqesore dhe e bute si nje kotele.
Vertet ndihesha i kenaqur qe ajo ishte sjelle ne ate menyre por ishte nje sjellje teper e persosur per te qene ajo dhe thelle brenda vetes kisha nje frike se mos po' bluante diçka ne ate koken e saj qe ishte si labirint ne te cilin humbisje lehtesisht dhe nje rrugedalje nuk besohej se ekzistonte me te vertete por muret e saj mund te shembeshin vetem nese Blejku do e lejonte shkaterrimin e tullave te labirintit. Gjithsesi une nuk kisha hyre ende brenda rremujes se rrugeve pa krye dhe kthesave te panumerta por kisha vendosur qe te qendroja jashte rrezikut e te mos ngaterrohesha ne gjera qe te mos me takonin.

Po ecja drejt hyrjes se shkolles pa Mian kesaj radhe qe me kishte derguar nje mesazh qe do te vinte vetem kesaj radhe. Nuk eshte se è kisha problem pasi ne te vertete deshiroja t'i shamngesha pasi isha ende disi i hutuar dhe ajo kishte per te me bere vazhdimisht pyetje.

Ne porten e hyrjes te shkolles McClatchy pashe Blejkun qe po pershendetej me ate Xhek kufomen dhe imagjinova ate ne serialin e famshem The Walking Dead ku ai do ishte i persosur per te imituar nje zombi pa qene nevoja per makjiazh apo efekte speciale. Perballe atij Blejku dukej kaq e hijshme dhe terheqese. Syte blu i shkeqenin teksa fliste me te dhe rrezet e mengjesit i jepnin lekures se saj nje ngjyre te embel kremi. Kishte veshur xhinse me bel te gjate komplet te grisura, kanatiere te zeze dhe nje kapele te zeze qe e mbante siper flokeve te leshuar nga ana e kundert. Si gjithnje mbante te mbathura atletet e famshme Converse qe kesaj radhe ishin te zeza me qafe te gjate dhe serish xhaketen e lekures si te motoristeve qe nuk e shqiste kurre nga vetja.
Doja qe ta pershendesja mirepo prita qe te largohej ai i vdekuri e pastaj t'i flisja.

Nuk eshte se ndenja shume duke i pare . Ai tha nje shaka dhe filluan te qeshnin e pas ai puthi fort dhe disi dhunshem buzet roze te Blejkut. Puthja supozohet te jete shprehje e dashurise dhe ndjenjave por ajo e Blejkut dhe Xhekut ishte gjeja me è shemtuar dhe e neveritshme qe kisha pare ndonjehere. Ishte sikur nje kufome po' puthte nje rreze dielli keshtu qe ktheva koken per te mos e pare me ate shfaqje te shpifur.
Pas pak pashe Xhekun te kalonte prane meje por duke qene se isha me kurriz nuk me pa por edhe sikur nuk besoj qe do me kishte njohur.
Tashme rruga ishte e lire dhe shkova drejt Blejkut qe po veshtonte diçka ne celularin e saj.

-Miremengjes Blejk! - I thashe per t'i terhequr vemendjen.

Ajo ngriti koken dhe me pa sikur perballe saj te kishte dike teresisht te panjohur.

-Çfare ke?-tha e ftohte si akull.

-De....Deshiroja....thjesht te te pershendesja. Pse reagon keshtu? -belbezova i zhgenjyer per shkak te kthimit te saj ne formen e dikurshme.

-Mire,me pershendete. Tani mund te shkosh Nik. -tha duke  kthyer serish syte te ekrani i celularit.

-Pse u bere kaq e ftohte papritur?-pyeta i vendosur.

Ajo ngriti serish koken dhe hapi gojen pak gati per te thene diçka por asnje fjale nuk po i dilte. Une ende po rrija duke e pare drejt e ne sy duke pritur pergjigjen por ne ate çast ndjeva dike te me kapte nga dora.

-Ja te qenke Nik!

Ishte Mia qe sapo me kishte pare me Blejkun i ishte ndezur radari i xhelozise dhe si nje grabitqar qe sulmon prene kishte rendur drejt meje per te mos krijuar mundesine e perseritjes se asaj qe ndodhi diten e djeshme ne korridor. Kot shqetesohej pasi nuk do te ndodhte.

-Mia qenke ti!-u shtira si I surpizuar.

Ajo me pa ngrohte duke me buzeqeshur gje qe zgjati vetem nje çast pasi me pas u kthye duke pare eger dhe ftohte nga Blejku. Fillova te ndihesha paksa i trembur pasi Mia mund te thoshte diçka qe Blejkut nuk do ta pelqente.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now