Kapitulli i gjashtë

153 35 60
                                    


-Pastaj mendova se do ishte me mire te zgjidhja ate me ngjyre roze sepse besoj me shkon me teper. Si mendon ti? Nik? Po me degjon?

-Çfare the?

-Je mire sot? Dukesh i hutuar.

Ishte e disata here ate mengjes qe e humbja vemendjen nga kushedi ç'thoshte Mia dhe mendoja per Blejkun dhe petkun e misterit qe e mbeshtillte. Kisha nje kureshtje kaq te çmendur dhe te marrë qe ta dija çfare fshihej ne thellesite e ujrave te oqeaneve te syve te saj,te dija çfare thesaresh te çmuara strukeshin ne fundin tabanit te erret te bluse se pafundme,sa tashme mendja po me zoterohej vetem nga ajo,vetem nga Blejku dhe te them te verteten nuk ishte diçka qe e doja. Vetem disa dite me pare nuk kisha asnje lloj interesi per te,madje as emrin nuk i dija edhe pse kishte qene nxenese e te njejtes shkolle,kurse tani çdo gje kishte marre nje rrotullim te frikshem dhe te papritur prej 180 gradesh dhe kishte ngecur aty e asgje sado e fuqishme mund ta kthente gjendjen siç ishte me pare. Doja te dija arsyen pse mendja ime ,qe dukej ishte shpallur nje civilizim me vete dhe kishte vene figuren e Blejkut si drejtuese, kishte kete kuriozitetin e semure per te njohur gjithcka per ate vajze bionde.
Deshiroja ta ndaloja, te mos vazhdonte me por sado perpiqesha ajo kureshtje e mallkuar dukej sikur ishte bere edhe me è forte sidomos pas asaj qe ndodhi dje ne Granite Skatepark dhe gjate udhetimit me makine.

-Nik,me lodhe! Ç'te ka gjetur keshtu? Çfare ke ngrene per mengjes?

-Mia,une...shiko mberritem me ne fund. -thashe duke nxituar per te hyrja e shkolles ne menyre qe t'i shamngesha pyetjeve bezdisese qe nuk mund tju jepja pergjigje te Mias.

-Nik,prit!

Arrita te futesha mes nje turme nxenesish qe po rrinin ende ne oborr dhe keshtu iu shamnga disi Mias qe tashme do t'i ishin ngritur nervat ne maje me mua.

-Shpetova.-thashe me vete kur ne ate çast degjova ne vesh nje "bu" te forte qe tundi nga vendi dhe ngriu gjakun.
Zemra ende po me rrihte fort dhe duart nuk pushonin se dridhuri kur degjova nje te qeshur histerike qe nuk mund t'i perkiste askujt tjeter perveçse nje te dale mendesh.

-Blejk! Per pak me vrave.-thashe duke mbajtur doren e djathte mbi kraharor.

-Duhet ta kishe pare veten kur u trembe ashtu si çupeline Nik. Ishte nje moment i paperseritshem. -Ma ktheu pa mbaruar se qeshuri.

-Mjaft tani. Nuk eshte aspak zbavitese.

-Mos bej keshtu. Doja te shikoja si ndihen ata neper internet. E di ne fakt eshte e padrejte dhe kaq e çuditshme. Njerezve u duket argetuese te shperndajne filmime te ndryshme ku dikush vritet keq dhe te tjeret vetem mbajne celularin ne dore dhe e filmojne me padurimin per ta bere publike kudo. Pse nuk e ndihmojne ate te shkretin qe mund te thyente qafen,por jo,turperimi ne publik qenka me i rendesishem se jeta jote.

Serish mbeta i shokuar prej saj. Pse ishte kaq jashte bote,kaq e huaj,kaq...ndryshe? Me dukej sikur vinte nga nje planet krejt i panjohur dhe ishte ketu me misionin qe te vinte ne dukje huqet njerezore.

-Nik ende s'me the ç'mendon.

Nuk e kishte me tallje ate qe tha me pare dhe priste opinion tim ne lidhje me teorite e saj konspirative.

-Epo nese nuk e ke vene re edhe ajo "viktima" nuk eshte se kundershton. Perkundrazi atyre u duket qesharake.

Blejku me pa me inat dhe shkundi koken fort duke mos me miratuar aspak.

-Gabim Ouens! Ata jane te pafuqishem dhe te dobet qe te kundershtojne. Ose te pakten keshtu ndihen. Por duhet ta ndalojme kete padrejtesi. Une...

-Prit pak!-ngrita zerin qe mos ta lija te vazhdonte me shume çfaredolloj budalleku qe po shpikte.-Per çfare dreqin po flasim ketu? Mos je ndonje aktiviste e te drejtave te njerezve qe u behen filmime teksa lendohen?

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now