Kapitulli i shtatë

148 35 58
                                    

Parku Rajonal i Natomasit te veriut,nje vend i persosur per te gjithe qytetaret e Sakramentos ku mund te shijoje dite te kendshme me familjen dhe miqte, ku nje piknink e thjeshte shnderrohet ne nje kujtim i bukur per tu mbajtur mend gjate,hapsira te mbushura plot gjelberim dhe peme jo shume te larta ne te cilin ngjyra jeshile thyhet nga trotuaret e gjera per kalimtaret e shumte. Nje vend ku mund te kalosh disa ore te qeta dhe shplodhese ndonese ndonjehere behet e veshtire qe te gjesh nje vend te mire qe te te mbroje nga rrezet perveluese te diellit keshtu qe kremi nuk duhej harruar kurre sidomos gjate oreve ku dielli nuk kishte asnje meshire ndaj gjallesave.
I veshur vetem me nje pale pantallona te shkurtra,atlete sportive  dhe nje T-shirt te lirshme isha duke ngare biçikleten neper rruget e gjarperuara te parkut se bashku me Mian e cila per here te pare pas kaq ditesh ishte e buzeqeshur dhe ne nje humor te mire. E dija qe te dilja njehere me te kishte per ta qetesuar dhe isha i kenaqur per kete gje. Gjithashtu e meritoja nje fundjave pa zhurma, mesime, detyra dhe jo me pak te rendesishmen ,Blejkun qe nuk e kisha pare qe para dy ditesh kur me nxorri nga dhoma duke bertitur dhe diten e djeshme qe nuk ishte ne shkolle. Megjithate thelle-thelle me kishte munguar gjate atyre dyzet e tete oreve se bashku me rebelizmin e saj. Gjithsesi nuk do ta lodhja koken duke menduar per te por do te shijoja kete pushim te shkurter poshte diellit te nxehte qe vazhdonte te digjte ndonese vera kishte mbaruar. Ky shtet duhet te kishte nje gjeresi tjeter gjeografike.

-Mund te bejme nje pushim. Me duket sikur po shkrij.

Shtypa frenat e biçikletes dhe zbrita duke shkuar me kembe drejt Mias qe ishte pak metra me mbrapa meje.
Ajo po merrte fryme vrullshem nderkohe qe freskonte veten me uje.

-Kaq shpejt u lodhe?-e ngacmova.

-Edhe ti nuk eshte se je ndonje sportist i madh. Mos u mburr.

Mia mu afrua me shume dhe u mbeshtet tek krahu im sikur deshironte te qetesohej. Nuk folem per disa çaste po vetem shikonim perreth te tjeret qe luanin dhe argetoheshin.

-Sikur te rrinim ketu te dy pergjithmone. Larg njerezve dhe problemeve te jetes. -peshperiti butesisht duke buzeqeshur.

-Mia ti e di qe kjo nuk mund te ndodhe. Eshte me mire te mos humbasesh mes enderrave.

U shtira sikur nuk e kapa kuptimin e fshehte pas fjalise se saj. Jo pa qellim ajo permbante brenda vetes "te dy". E dija se ajo kerkonte me shume nga une sesa shetitje se bashku dhe puthje te shkembyera rastesisht. Vetem se nuk ndihesha gati per diçka me shume. Mirepo sado te doja t'i shmangesha kesaj teme Mia e kishte arritur qellimit qe t'i jepte nisjen bisedes.

-Me te vertete e ke? Une thjesht po beja nje hamendesim krejtesisht te pafajshem. Nik mendoj se duhet te flasim per diçka.

Kur thoshte se ajo deshironte te fliste per diçka ishte padyshim nje gje qe nuk kishte per te me pelqyer dhe qe me siguri do te me vinte ne nje situate mjaft te veshtire dhe te sikletshme prej te ciles nuk do te shpetoja.
Mora nje shishe me uje sepse do te me duhej.

-Çfare eshte Mia?

Ajo mu afrua me teper dhe dukej e trishtuar. Vertet qe nuk do me pelqente kjo gje.

-Do jem e sinqerte me ty. Jam e lodhur me kete qe kemi. Pse nuk me jep nje mundesi Nik?Pse e zvarrit kaq shume?

-Mia kemi folur njehere per kete gje. Ti è di qe deri sa te mbaroje gjimnazi nuk dua te kem ndonje marredhenie dashurie. Jam i perqendruar vetem te mesimet dhe shkollimi asgje tjeter. Ti the se je e gatshme te prisje. Mendoja se è kuptoje.

Une fillova te pija me gllenjka te medha nga shishja kurse Mia shfryu e zhgenjyer para se te me kapte doren e lire dhe te peshperiste butesisht dhe embel

-Te dua Nik.

I gjithe uji qe po pija doli si nje shatervan me presion te larte nga goja ime  duke sperkatur Mian gjithandej.
Ndoshta se kisha degjuar mire,ndoshta ishte veçse nje iluzion qe ishte shfaqur per te bere nje shaka te hidhur per mua. Keshtu duhet te ishte.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now