Kapitulli i katermbedhjete

112 23 19
                                    

Kane kaluar rreth 286284 vite qekur i kam bere update kesaj historie edhe kerkoj shume ndjese per kete gje  :(

Perpara meje kisha nje tavoline te shtruar mire me ushqime te ngrohta dhe qe te ngacmonin hunden me aromen e embel qe dilte prej tyre. Brioshet e mbushur me krem brule dhe te mbuluar aty ketu me nje shtrese te holle te bardhesise se pluhurit te sheqerit duken sikur thoshnin "Ç'po pret pra?''.Prane qendronte nje leng i fresket i saposhtrydhur portokalli qe shkonte persosmerisht me diten me diellin qe shnderrinte.Gjithashtu gjendej ne mes te tavolines nje tas qeramike i mbushur me nje sallat frutash qe te shkonte goja leng vetem duke i pare sa bukur kombinoheshin ngjyrat e frutave te prera me njera-tjetren.Une vazhdoja qendroja duke kundruar kete mori shijesh dhe ngjyrash qe kisha perballe pa u munduar ta prish kete rregullsi mes tyre

-Nik pse nuk po ha mengjes?- me foli nje ze i cili me prishi kete analize te hollesishme te tavolines se mengjesit.

Si?Çfare?- u pergjigja sikur sapo te isha zgjuar nje nje gjume i rende me endrra te pakuptimta

Prinderit me pane te habitur sikur te kisha ndonje gje qe nuk duhej ne fytyre edhe duhet te gjenin nje menyre per te ma thene pa me vene ne siklet.

-Nikolai nuk ke prekur asgje me dore deri tani,ke dhjete minuta qe rri ashtu i perhumbur.-tha mamaja me ze te shqetesuar.

-Ke marre ndonje note te keqe ne shkolle?-pyeti babai.

Mora fryme thelle dhe fillova te levzija pak trupin qe mesa dukej ishte mpire disi duke ndenjur tere kohen pa bere asgje.Mora nje prej brioshve qe ishte ne kansitren e vogel edhe e i dhashe nje te kafshuar edeh ndjeva shijen e embel te kremit qe me mbushi gojen. Prinderit vazhdonin te me ngulnin syte.

-Nuk kam gje-thashe shkurt ende duke u pertypur.

-Si nuk ke gje? Keto kohet e fundit ke qene shume i hutuar.Ti e di mire qe mund ta ndash me ne çfaredo qe te kesh.-mu pergjigj mami duke mu afruar edhe duke me perkedhelur floket e pakrehur ende.Nuk thashe asgje,vazhdoja te haja pa e shijuar aspak ushqimin edhe ula koken per te shmangur veshtrimet e prinderve qe nuk kishin ndermend te largoheshin dhe te me linin te qete.

Papritur degjova mamane qe nisi te qeshte lehte. Babai po e shikonte cuditshem megjithate ajo vazhdonte te qeshte.Nderkohe nisa te rregulloj floket me mendimin mos kishin marre ndonje lloj forme te qesharake kur ajo po m'i perkedhelte para pak momentesh.

-Te ka zene qymyri per ate vjazen qe vjen gjithmone apo jo?-tha mamaja akoma duke qeshur kurse ajo "apo jo" ishte shtuar ashtu rastesisht sa per ta zbutur disi ate fjali megjithate nuk kishte asnje lloj kuptimi ne kete rast,ishte sa per nje lloj formaliteti. Arrija te ndjeja faqet te me skuqeshin kur ajo permendi ate dhe nga njera ane isha i lumtur qe nuk e permendi emrin e saj pasi ne te kundert do ishte skuqur i gjithe trupi im edhe jo vetem faqet. Megjithate ja ku u shfaq perpara meje e bukur si perhere,floket e mrekullueshem te bere prej rrezeve te diellit mengjesor lekuren e bute e te bardhe si mendafsh ato buze te jashtezakonshme dhe ata sy...sy  qe mbanin oqeane te tere brenda tyre prej te cilve e dija se kurre nuk mund te merzitesha duke i kundruar. Nuk mund te thoja asgje thjesht ndieja frymen te me shpeshtohej.

-Kemi qene te gjithe adoleshente Nik s'ke pse ndihesh ne siklet. Ta dish sa djem kam pelqyer perpara babit tend.-tha mamaja akoma e buzeqshur. Une doja tia mbathja qe ketej.

-Po ajo vajza qe ben rrugen ne shkolle? Mia?- pyeti babai duke me vene akoma me shume ne siklet e duke injoruar komentin e mamase per djemte para tij.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now