Kapitulli i tetë

133 35 32
                                    

Ora kishte shkuar rreth 8 pa nje çerek e mengjesit dhe Mia ende nuk po dukej. Do behesha vone per oren e pare. Gjithsesi vazhdoja te shikoja pa i hequr syte per asnje çast ores se rrumbullaket qe ishte e vendosur ne nje faqe muri te kuzhines. Mamaja po pergatiste nje kafe per veten e saj kurse babai kishte dale heret. Nuk kishte as edhe nje zhurme aty brenda megjithate as qetesi e plote nuk ishte pasi tik taku i panderprere tingellonte ne te gjithe hapsiren per te lajmeruar se koha nuk ndalej asnjehere se ecuri. Sapo fjala "kohe" ma pershkoi mendjen mu shfaq imazhi i Blejkut. Ajo fliste me aq vendosmeri dhe siguri saqe e admiroja ne nje fare menyre te foluren e saj. Megjithate kur u largua ne ate menyre aq te papritur me beri te ndihesha konfuz.
Mora nje biskote qe ishte ne pjaten e porcelanit dhe fillova ta pertypja si i perhumbur. Nuk e kisha dalluar ende nese ishin me arra apo bajame kur mamaja foli:

-Po ku ka humbur kjo vajze? Pse nuk po vjen?

Une vetem ngrita supet kurse ajo erdhi dhe u ul ne tavolinen e vogel te kuzhines prane meje e nisi te me shikonte me syte e saj geshtenjte si te mite me mosbesim.

- Pa me shiko pak. Keni bere fjale?-tha duke picerruar syte.

-Jo mama. Ndoshta nuk do te vije sot. Do ishte me mire sikur te ikja qe tani perndryshe do ta humbas oren e pare.

Ajo me dallonte mire kur genjeja dhe keshtu qe u ngrita nxitimthi dhe mora çanten e shkolles perpara se ajo te me bente pyetje te tjera ne lidhje me Mian.

-Nikolai! Po sikur ajo te vije?

-Thuaji qe u nisa para.-fola shpejt e shpejt dhe hapa deren per te ikur.
Pashe nga serish oren dhe ishte 8 pa dhjete. Edhe pse e dija qe nuk do te mberrija ne kohe nisa te vrapoj per te shkolla. Nuk kisha shkuar asnjehere me vonese dhe nuk kisha ndermend qe te beja nje here te pare. U perpoqa ta rrisja edhe me shume shpejtesine megjithese çanta me pengonte.
Ne nje moment mu desh te ndalesha per shkak te semaforit te kuq dhe ai tridhjete sekondeshi ishte me i gjati i jetes sime. Çdo fraksion ishte i rendesishem.

Vazhova te ecja dhe me se fundi po e dalloja ndertesen e shkolles dhe u gezova qe me se fundi po mberrija. Mirepo fati nuk donte te me buzeqeshte kesaj here dhe teksa hidhja hapat i shkujdesur,perndrydha keqasi kemben saqe leshova nje britme nga dhimbja. Mu desh te çaloja si nje breshke plake deri te hyrja e shkolles. Ne oborr nuk kishte njeri. Pashe oren dhe shenonte 8 e dhjete.

-Dreqi ta haje!-mallkova me ze te ulet.

Pastaj mendova se nje nxenesi si puna ime nuk kishin per t'i terhequr verejtje. Mjaftonte vetem qe te varja pak buzet dhe te kerkoja falje me miresjellje e kaq.
Eca ngadale ne korridorin e boshatisur ne te cilin jehonin hapat e mi paksa te pasigurt. U gjenda perballe deres se klases sime ne te cilin sipas orarit tashme kisha matematike. Nuk e di pse po ndihesha i frikesuar dhe duart po fillonin te me djersinin. Nuk e konceptoja arsyen qe te beja keshtu ne kete situate ku e vetmja gje qe duhet te beja ishte te trokisja. Mbylla syte,mora fryme thelle dhe trokita lehte. Heshtje.
Prita pak dhe trokita serish. Kesaj radhe degjova nje "Hyr" te mbytur dhe hapa deren sa me ngadale. Mesuesi u shkeput nga derrasa e zeze dhe u kthye nga une.

-Miremengjes profesor! Me falni per vonesen.

-Nuk dua tia di. Dil jashte! Nuk ka tolerime.

Kjo doli pak jashte planeve dhe qendrova i ngrire per disa momente duke pare me nje veshtrim pyetes mesuesin.

-Çfare pret? Perjashta Ouens!

Mblodha buzet i acaruar dhe u ktheva duke patur mbi vete syte e te gjithe klases. Pashe edhe njehere nga nxenesit. Mia po qendronte kokeulur ne banken e fundit. Mbylla deren dhe tashme gjendesha i vetem ne korridor.

Ndihesha tamam si nje leshko. Pse dreqin e prita ate? Pas asaj qe ndodhi sigurisht qe nuk do te donte te me shikonte per nje periudhe. Dashuria qenka kaq e nderlikuar. Nuk dija ç'te beja pasi nuk me pelqente te rrija neper kete zbrazeti shoqeruar me heshtjen irrituese. E vetmja gje qe doja ishte te isha ne shtepi pasi nuk kisha nerva per ndonje qortim dhe marrjesh ne pyetje. Mbase kete duhet te beja. Rregullova çanten mire dhe u bera gati te ikja.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now