Kapitulli i pestë

Start from the beginning
                                    

Me shikonte aq ashper dhe frikshem sa me futeshin te dridhurat. Merrte fryme dhunshem dhe shpejt dhe mund ta degjoja qarte zhurmen e ajrit qe nxirrte nga flegrat e hundes. Priste nje pergjigje prej meje dhe do tia plotesoja deshiren.
Mora fryme thelle qe te qetesohesha nga paksa dhe te humbisja vemendjen nga syte e saj hipnotizues.

-Blejk ke te drejte. Une nuk te njoh. E di pse? Sepse ti nuk lejon askend qe te te njohe.-thashe duke iu pergjigjur vete pyetjes qe bera.

Tashme i gjithe zemerimi qe e kishte mbeshtjelle pak me pare u shnderrua ne nje hije te rende trishtimi. Zjarri i syve te saj u shua dhe ngadale bluja filloi te behej me è qarte,me è thelle dhe mori trajten e nje diamanti blu, mahnites por te trishte. Dallget shkaterrimtare u larguan me shpejtesi dhe tashme oqeani ne syte e saj ishte krejt i qete por serish valet e pershkronin trishtueshem.
Nuk mendoja asnjehere se do ta shikoja Blejkun ne ate gjendje aq deshperuese. Keto kohe qe e njihja mendoja se nuk kishte ndjenja ose i kishte afatshkurtra.
Ndoshta u tregova pak mizor me te pasi ne fund te fundit sado e çmendur dhe e ç'ekulibruar qe ishte ajo mbetej nje vajze si gjithe te tjerat.
Kjo pritje per nje pergjigje po' behej mjaft irrituese dhe kaq e padurueshme per mua keshtu qe peshperita sa me butesisht emrin e saj.

-Blejk?

Nuk ktheu pergjigje por vetem uli kristalet blu poshte.

-Te lendova?-pyeta me ze te ulet duke iu afruar disi me hezitim.

Deshiroja ta prekja ate por stepa kur ajo ngriti koken.

-Vetem ik Nik.-tha me nje ze te ulet qe ngjasonte me nje psheretime.

Syte e saj kishin ndryshuar serish. Kesaj radhe ishin vertet te turbullt per shkak te disa loteve te paplanifikuar qe kishin pushtuar hapsiren blu.
Ajo po' perpiqej me gjithe force qe mos t'i lejonte ata lote qe ishin te tepert per te qe t'i pershkonin faqet qe kishin marre nje perskuqje te lehte.
Serish u perballa me nje ane tjeter te saj qe mendoja se nuk e kishte. Te shikoja Blejkun me lot per mua ishte aq e pamundur sa te shihja diellin gjate nates.

-Me vjen keq nese te lendova.

-Ik te thashe!- thirri.

Thjesht tunda koken dhe u nisa per te dalja e parkut. Ne fakt ishte e vertete qe çfare i thashe nuk ishte diçka e pelqyeshme por ajo po' e ekzagjeronte  pasi ne fund te fundit nuk ishte ndonje gje qe mund te trishtoheshe aq shume sa te te formoheshin lote.
Mbase edhe ishin lote false qe te me hiqte prej andej dhe te kthehej te miqte e saj. Megjithate une e bera ate qe duhej te beja dhe nuk kisha me ç'te bisedoja me me Blejkun.
Isha te hyrja e parkut ku u kujtova per diçka

-Po une çfare dreqin po bej?-thashe me vete duke u kthyer serish brenda parkut.
Kontrollova per Blejkun dhe e pashe qe po patinonte  me ate derrasen e vjeter rreth zones ku ishim disa  çaste me pare. Dukej si è perhumbur ne mendime dhe nuk me vuri re deri sa qendrova perballe saj.
Nuk e kisha llogaritur mire distancen dhe duke i shtuar edhe hutimin qe gjendej ajo,ngriva i teri dhe e vetmja gje qe bera ishte te ngrija krahet qe te mbroja koken. Blejku leshoi nje britme dhe frenoi aq fort sa u shkeput nga skejtbordi i saj dhe ra mbi mua. Une arrita qe ta kap fort dhe shpetuam te dy vetem me disa lekundje te lehta pa rene ne betonin e forte.
Ishim ende te perqafuar kur Blejku me pyeti 

-Mos u çmende gje? Pse erdhe serish ketu?

-Harrova te te pyesja ne lidhje me prinderit e tu. Ti è ndave mendjen qe nuk do vije dhe nuk dija çfare tu thoja.

Blejku filloi te qeshte me te madhe sikur te kisha thene shakane me zbavitese ne bote. Nuk po pushonte keshtu qe une e shtrengova edhe me fort.

-Çfare ben? Do me marresh frymen. -tha serish duke qeshur.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now