Prologu

496 47 61
                                    

Dukej qarte qe ora dymbedhjete kishte kaluar me kohe ate nate qershori. Qielli ishte i paster,pa as edhe nje re te vogel tinezare qe ta prishte ate kthjelltesi aq magjepese blu aq te erret saqe me nje veshtrim te rastesishem mund te humbje ne ate thellesi aq te pafundme. Mirepo, pavaresisht kesaj yjet ishin treguar mjaft te kursyer saqe mund te thuhej se edhe numeroheshin lehtesisht nga gishtat e dores. Shpresohej me shume nga hena rrezellitese qe ate nate vetem rrezellitese qe nuk ishte. Kishte formen e nje harku aq te holle njesoj si te thonjve kur priten ose te nje buzeqeshje shume tinezare qe perpiqej te fshihnte hipokrizine. Edhe per sa i perket ndricimit ishte treguar doreshtrenguar njelloj si yjet.
Rruget ishin krejt te shkreta, pa jete dhe e vetmja gje qe levizte ishte nje makine e tipit Benz qe endej pergjate asfaltit dhe kthesave te shumta.

Edhe pse nata kete here ishte teper zhgenjyese kishte arritur te kapte vemendjen e dy syve te kalter si te oqeanit qe veshtronin me endjen me te madhe kete madheshti te erret dhe shpresonte se pas disa casteve kishte per tu shfaqur ndonje mrekulli e natyres,ndonje e papritur ngacmuese dhe qe do ta prishte kete merzitje acaruese qe ishte formuar.

Ato perla te kaltra nuk i perkisnin askujt tjeter pervecse nje vogelusheje 10 vjecare qe gjendej ne nje beteje te vazhdueshme me pergjumjen prej disa oreve,por me vendosmeri ia kishte dale mbane qe ti mbante qepallat e syve hapur ne menyre qe te mos ta humbiste ate spektaklin qe akoma vazhdonte te besonte se do te ndodhte veçse po' te kishte edhe pak durim. Priste dhe priste por perseri asgje qe mund ta zgjonte nga kapitja e gjumit nuk po ndodhte. Qepallat tashme po i rendoheshin edhe me shume,megjithate vazhdonte te luftonte si e semure me ndjesine e gjumit.

-Do ishte mire sikur te flije pak.- i foli nje ze i bute i cili sikur e zgjoi disi.

-Jo. Do te pres akoma. Nuk i dihet.-ia ktheu e vendosur.

Ai nuk i foli me,vetem shkeputi syte qe ishin po' aq blu sa te vajzes dhe e pa te motren me aq shume dashuri dhe me aq admrim sikur te kishte fituar çmimin e pare te ndonje olimpiade shkollore.
-Duhet te flesh. -perseriti duke i kthyer serish veshtrimin te rruga e shkrete.
Vajza vetem tundi koken ne shenje kundershtimi.

-Nuk dua. Plus s'eshte fare rehat ne makine,madje sikur te lodh me teper.-tha duke gogesire.

-Ne rregull,ti e di. Por kur t'i afrohemi shtepise bej te pakten sikur fle. Une do te mbaj ne krahe dhe keshtu i kursejme ca te bertitura.

-Patjeter.-tha e motra duke qeshur.

Ndenjen per pak çaste ne heshtje dhe te dy veshtronin rrugen qe ndricohej nga feneret e makines. Do te ishte me mire sikur te mos kishin qendruar aq gjate ate dite ne park por koha fluturon kur argetohesh kalon çaste te kendshme qe ti mbash gjate ne kujtese dhe t'i mendosh ne nje dite te keqe. Papritur vogelushes i shkoi diçka ne mendje dhe theu heshtjen.

-Mos harro premtimin qe me bere. Brenda muajit dua te jem po' aq e zonja sa ti.

-Vertet? Mos do qe edhe te patinosh mbi mbeshtetset e shkalleve dhe te hidhesh ne ajer qe neser?-ia ktheu i vellai me ironi.- Une nuk i kam mesuar te gjitha brenda nje muaji. Isha sa ti edhe une kur bera proven time te pare. Por tani kane kaluar 8 vjet dhe sipas llogaritjeve nuk mund te kryesh praktiken e tetë viteve ne nje muaj.

Vajza thjesht shfryu me inat dhe pa serish nga dritarja. Ndoshta ishte ende e vogel dhe moskokcarja prej femije po' bente te veten ose me te vertete do perpiqej te arrinte nivelet te vellait ne aq pak kohe.
Ai e hoqi njeren dore nga timoni dhe perkedheli butesisht floket e verdhe dhe te gjate te vajzes.
-Mos mendo se nuk do ta mbaj premtimin moterz. Ke per tu bere e shkelqyer dhe nuk i dihet,ndoshta me mire se une. Duhet te kesh vetem pak durim.

-Ne rregull - i tha ajo shkurt.

Vellai e vuri re merzine e saj pasi sa here qe ishte e merzitur ulte koken vetem fare pak,mblidhte buzet e trendafilta, e mbante veshtrimin lart dhe shikonte diku gjetke.

-Furiosa,ti e di se une te dua shume. -I tha ai me embelsi.
Femija u perpoq ta fshihnte buzeqeshjen por ishte e kote te mundohej. Dhe ja buzet e saj bene ate harkimin e zgjatur dhe u shfaqen disi dhembet e perparem 2 prej te cileve mungonin per shkak te renies se tyre.
-Edhe une te dua shume. -ia ktheu.

Por nje zhurme rrenqethese shkaterroi te gjithe ate atmosfere te ngrohte dhe familjare te sapokrijuar.
Perballe u shfaq nje ndricimin krejt verbues qe shkaktoi devijimin e shpejte te Benzit per te shmangur perplasjen. Nje bori e forte shurdhuese çau qetesine e mbremjes dhe zhurmat e makines qe rrokullisej pergjate gropes e shoqeronin.
Me pas asgje. Çdo gje ndodhi vetem ne nje fraksion sekondi te vetem. Ne vetem nje moment ndodh shkaterrimi i nje jete,nje familjeje, gjithe njerezimit dhe madje e gjithe universit. Ne nje çast te caktuar te vjen nje e papritur,diçka teresisht jashte planifikimeve qe te shpie drejt nje kthese pa asnje kthim pas. Vetem nje sekonde eshte me shume se e mjaftueshme per ta kthyer nje bote qe e njihje mire permbys.

Çdo gje tjeter me pas ishte nje turbullbutire e rremujshme. Nuk mund te shikonte asgje pervecse disa fragmenteve qe nuk kishin asnje kuptim dhe asnje lidhje me njera-tjetren. Bluza te bardha dhe drita vezulluese qe ndryshonin ngjyre nga bluja ne te kuqe ne menyre ritmike.
Kishte shume zhurme,te shponte veshet. Merrte fryme me shume veshtiresi dhe sa here qe e nxirrte ndjente nje dhimbje therese ne kraharor. Çdo pjese e trupit i dhimbte dhe i dukej sikur te gjitha kockat i ishin thyer pasi nuk mund te bente as edhe nje levizje te vogel. Ne goje arrinte te ndiente shijen e ngrohte dhe metalike te gjakut dhe mendonte se ky ishte fundi per te. Po perpiqej me gjithe forcat e pakta qe i kishin mbetur t'i mbante syte hapur dhe te mundohej te kuptonte se çfare po' ndodhte perreth por ishte e pamundur. Pas pak do ta linin ndjenjat. Beri edhe nje perpjekje te fundit per te ngritur koken qe i buçiste por ndjeu nje curril gjaku tia pershkonte fytyren qe e tmerroi me mendimin se kishte nje frakature te rende ne koke. Adrenalina qe i pershkoi trupin ne kete çast mjaftoi qe ta bente imazhin rreth e qark me te paster per te.

-Eshte gjalle! Po merr fryme!Eshte gjalle!- arriti te degjoje perpara se te binte perfundimisht pa ndjenja.

-Eshte gjalle! Po merr fryme!Eshte gjalle!- arriti te degjoje perpara se te binte perfundimisht pa ndjenja

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now