53. Fund

2.9K 177 96
                                    

Ajo e kishte mbajtur premtimin. Kishte pire vetem nje gote vere per te, por si nje fillestare, ishte dehur. Jo rende, por mjaftueshem sa per tu perplasur pas çdo objekti qe i dilte para, ose qe ajo i shkonte mbrapa. I rrotullohej çdo gje qe shihte dhe vetem qeshte.

Kris, qe adhuronte çdo gje tek ajo, qeshte pas saj dhe fjaleve "nuk jam e dehur". "Kam pire vetem nje gote".
A nuk thone te gjithe te dehurit keshtu? Sigurisht, por kjo ishte skena me e pelqyeshme per te.  Ajo, si kurre me pare, e perqafonte dhe puthte ne çdo çast duke i peshperitur embel gjithçka ndjente.

-Dua te behem e jotja, dua te bejme dashuri sonte.-ishin fjalet qe flaken tutje gjithe te tjerat qe ishin thene.

Patjeter qe sonte do te benin dashuri, perndryshe perse e kishte sajuar nje shtrat ne folezen e tyre. Por nuk e kishte çuar ne mendje per asnje çast se do te ishte ajo qe ja kerkonte diçka te tille. Ajo, femra e vetepermbajtur si asnje tjeter, po i kerkonte diçka qe s'do ta bente kurre po te ishte esell. Me siguri, nese do te ishte esell do te skuqej teksa ja kerkonte ai diçka te tille. Ndersa tani ishte krejt e kunderta, ajo qeshte dhe madje i tregonte se ishte e vetedijshme per gjerat qe bente.

E mori ne krahe, ndersa ajo i rrethoi qafen me duart e saj dhe bashkoi buzet ne nje puthje. Puthje qe do te vazhdonte gjate gjithe kohes qe ai e shtrinte mbi shtratin e sajuar dhe kujdesej qe kepucet te perfundonin larg kembeve te saj. Ndoqi te njejten menyre edhe per vete ndersa shkeputej here pas here nga buzet e saj si per ta ndaluar veten te bente diçka te tepruar. Ajo ishte paksa e dehur dhe nuk deshironte te bente diçka per te cilen ajo do te ishte e pavetedijshme. Nese do te behej e tij duhej te ndodhte me vullnetin e saj te plote, perndryshe kishte dite te tjera plote.

Ishte nje nga ato pauzat mes tyre, kur Klea e terhoqi prane vetes duke i bashkuar serish buzet. I vendosi duart ne kraharorin e tij dhe sapo ra ne kontakt me kopsat e kemishes, nisi t'ja zberthente nje nga nje. Nje gje shume e deshiruar per Krisin, por jo nese ajo nuk ishte e kthjellte.

-Zemer... e leme per nje here tjeter kur ti te jesh me e kthjellte.-i peshperiti, ndersa largonte duart e saj nga kopsat e kemishes.

-Po une e kthjellte jam. Nuk jam e dehur.-i peshperiti ajo teksa rivendoste duart mbi kopsa.

-Vogelushe...-"nuk dua te pendohesh" donte ti perseriste per te disaten here ate mbremje, por ajo e nderpreu.

-Jam e vetedijshme, pavarsisht se nuk me mbanin shume kembet, jam ne rregull me logjiken. -rrefeu, ndersa ai i hodhi nje veshtrim dyshues.

-Per shpirt te babit, jam e vetedijshme. Dua... vertet qe sonte te kalojme ne nje stad tjeter te lidhjes sone.-i peshperiti teksa e shihte ne sy dhe kafshoi buzen e siperme ashtu siç bente gjithmone kur ishte nervoze.

Edhe ai ishte nervoz, por i sigurt tashme, qe ajo ishte e vetedijshme. E shihte ne syte e saj qe tentonin t'ju fshiheshin atyre te tijeve, ne duart qe i dridheshin teksa zberthente kopsat e mbetura te kemishes.

I mori fytyren mes duarve ndersa puthiste buzet e tyre per te disaten here ate nate, por kete here per te mos i shkeputur me nga pasiguria. Jo, tanime ishte i sigurt per ate qe donte dhe ajo ishte trupi i saj, e vetmja gje qe nuk ishte bere ende e tij.

Puthjet u bene edhe me te thella dhe kerkuese ndersa duart e tyre eksploronin trupat e njeri-tjetrit. Kemisha e tij kishte perfunduar ne nje cep te dhomes ndersa radhen e kishte fustani i saj. Me nje levizje i zbertheu zinxhirin dhe shkeputi pak buzet, ndersa hidhte tutje fustanin, per tu rikthyer serish tek ato.  I zhvendosi buzet ne qafen hollake dhe ndjeu aromen e lekures se saj perzier me parfumin ti mbushte mushkerite.
Ndersa duart e saj i falnin ngrohtesi dhe rengjethje me ledhatimet e tyre, te tijat ishin perqendruar ne zhveshjen e pantallonave. Tashme, gjendeshin te dy vetem ne te brendshmet, qe pas pak nuk do te ishin me ne trupat e tyre.

Ashtu te perhumbur nen puthjet dhe ledhatimet e njeri-tjetrit, kerkoi kontaktin me syte e saj. Kerkonte, ne nje fare menyre, te sigurohej per deshirat e saj. Deshira qe ishin te njejta me te tijat kur ajo pohoi me nje buzeqeshje qe te vazhdonin me tej.

Ishte paksa e veshtire qe ajo te arrinte te behej e tija, por edhe kenaqesi. Jo, nuk ishte nga ata tipat e fiksuar pas virgjerise, pas ides se te "parit", por nuk mund ta mohonte se te qenit i pari nuk i fali kenaqesi, shpirterore me shume sesa fizike.

Tashme ishin "nje" dhe e ndjente teksa ajo psheretinte ne krahet e tij pas çdo levizjeje. Ishte e tij shpirterisht dhe fizikisht ndersa i peshperiste se e ndjente mes renkimeve te kenaqesise dhe dhimbjes. Sepse ajo ishte dhimbja me e embel qe kishte perjetuar ne krahet e njeriut me te veçante per te.

***
Hapi syte e renduar qe me zor i bindeshin. Ndjeu nje ngrohtesi ti pershkonte trupin, nje tjeter trup frymonte prane te sajit. Ishte dashuria e saj me e madhe, Kris, qe e kishte rrethuar te teren me krahet dhe trupin e tij. Mbylli serish syte e lumtur dhe nje buzeqeshje i pershkoi fytyren.

Ju kujtua nata e meparshme dhe budalliqet qe kishte thene, gota e veres qe kishte pire dhe fytyra e Krisit qe e konsideronte te dehur. Ju kujtuan edhe puthjet, betimet e dashurise, ledhatimet dhe... trupi i tij teksa i falte dashuri. Ishte bere e tija fizikisht dhe shpirterisht sepse bashke me trupin i kishte falur dhe shpirtin duke marre ne kembim ate te tijin.

I hapi syte serish dhe e veshtroi fytyren e tij te zhytur ne jastek. Zot, nese kishte pamje me te mrekullueshme ne bote, padyshim qe duhej te ishte kjo. Ai ndersa frymonte ritmikisht, me floket e shpupuritura mrekullish bukur dhe nje buzeqeshje te fashitur mbi buze.

E donte... jo, e adhuronte, admironte, dashuronte marrezisht. Ai i kishte ndryshuar jeten. Kishte mbjelle lumturine ne zemren e saj te shkretuar nga dhimbja. I kishte shpetuar jeten si fizikisht ashtu edhe shpirterisht.

Tani nuk ishte me nje Klea femijnore e vrazhde, e pervuajtur, por nje femer e lumtur dhe e rritur perkrahe nje njeriu te jashtezakonshem qe nuk do te kishte mundur dot kurre ta gjente vete. Sepse nje njeri i tille nuk kerkohej dhe gjendej, por mund te ta sillte jeta dhurate. Dhurate ne nje pako te cilen duhet ta hapje njehere pastaj te vendosje nese do ta shperfillje a jo. Ajo ndihej e tille, e bekuar nga jeta dhe zoti me nje dhurate te tille dhe krenare qe nuk e kishte shperfillur ashtu si e motra.

Edhe mund ta kishte shperfillur, por kishte zgjedhur rrugen e shtruar nga e ema. Sepse nena te do pa kushte, te do verberisht dhe zgjedhe per ty me te miren e asaj çka i kane mesuar vitet e  jetes. Zgjedh ate qe s'ka mundur ta kete vete, zgjedh me zemer dhe pasterti shpirterore. Vetem mes nje nene dhe nje bije apo biri nuk ka kurre konkurence.

-Mirmengjes, vogelushe... "e imja"!-zeri i Kris e nxori nga mendimet.

-Mirmengjes, dashuri!-ja ktheu, ndersa bashkonte buzet ne nje puthje te pare per ate mengjes.
Nje puthje perurimi per te nisur mbare mengjeset qe i prisnin sebashku...
__________________________________
Ps: Kjo ishte pjesa e fundit.

Kjo pjese eshte per: iljena, KleaZenelak ,AmmyReal98, AngieRun dhe Alketa_3

Shpresoj t'ju pelqej vajza dhe ju falenderoj shume shume shume per mbeshtetjen qe me keni dhene ne te tre librat e mi.😘😘😘
Me falni qe kjo pjese nuk eshte aq hot sa e prisnit, por une nuk ja them per keshtu lloje pjesesh.😜

FejesaWhere stories live. Discover now