25. Mengjesi

2.7K 176 55
                                    

-Faleminderit!-i peshperiti lehte ajo.

-per cfare, vogelushe?-ju pergjigje teksa i ledhatonte qetesisht koken.

Pas puthjes qe kishin shkembyer te dy, qendronin te perqafuar. Frymarrja e tij perplasej fuqishem mbi fytyren e saj. Frymarrje qe i krijonte ndjesi te mira dhe deshiruese. Po, e deshironte edhe me shume pas puthjes se embel qe kishin shkembyer.

-Qe je kaq i mire me mua. Je i duruar dhe i dashur.-i rrefeu ajo.-dua te te tregoj diçka...-plotesoi.

Kris qe e degjonte me vemendje, pohoi me koke. Ne asnje cast nuk e leshoi koken e saj, te cilen e perkedhelte me aq dashuri. Ky kishte qene mengjesi me i mire qe kishte kaluar kohet e fundit. Nuk do te lejonte asgje qe ta prishte magjine e tij.

-Une... Eriku...-nisi te rrefente, por nuk dinte se si. Ndersa Kris sapo degjoi emrin e atij bastardi te urryeshem per te, e kaploi nje merzi, por nuk e dha veten perpara saj.

-Eriku me ka puthur njehere.-tregoi me nje fryme, ajo dhe mbuloi fytyren me duar.- Me ka puthur me zor.-perfundoi me duart ne fytyre.

-vetem te ka puthur?-pyeti, Kris i çuditur.

Kishte menduar gjithmone se mes tyre kishte pasur shume me shume se puthje. Ajo i kishte rrefyer se e donte dhe te duash dike duhet qe te kesh ndare shume gjera me te. Nje nder keto gjera eshte edhe shtrati. Nese Klea nuk kishte fjetur me Erikun, atehere kishte akoma shpresa qe ai te zhdukej perfundimisht nga mendja e saj. Fundja jane kujtimet ato qe nuk harrohen kurre. E nese ata nuk kishin kujtime bashke perveç nje puthjeje, atehere ai nuk do te ekzistonte per shume gjate ne mendjen e Kleas. Vete Kris do te kujdesej per kete gje.

-Te betohem, me ka puthur me zor.-mundohej te shpjegonte, Klea.-Ishim ulur per te biseduar dhe ai me puthi papritur dhe sigurisht qe e shtyva larg meje sapo mu dha mundesia. Nuk ishte nje puthje si kjo e jona. Vetem sa me ka prekur buzet sepse une nuk ja ktheva. Une...-do kishte vazhduar me shpjegimet e saj te shpejta si nje furtune nese Kris nuk do ta kishte nderprere. Dhe me çfare? Nje puthje. Nje tjeter puthje ne buze qe ishte me e dashur per te dy.

-nuk je i merzitur me mua?-e pyeti si nje femije i llastuar, pasi kishin perfunduar puthjen.

-per çfare?-ja ktheu, Kris, i hutuar.

-qe me ka puthur nje djale tjeter perpara teje.-foli me te shpejte, si e ndjere ne faj.

-nje djale?-pyeti, dyshues.-Vetem Eriku te ka puthur? Domethene ti...

-vetem Eriku, une...-mollezat e skuqura e dhane efektin e tyre.

Ajo kishte mbuluar fytyren e turperuar si nje femije i ndjere ne faj. Ndihej kaq budallaqe dhe femije perpara maturise dhe eksperiencave te tij. Kishte turp ti tregonte qe, edhe pse njezete vjeçe, e ruante akoma virgjerine. Ajo, madje sapo kishte marre puthjen e pare kur shoqet e saj kishin kaluar shume eksperienca te ketij lloji.

Jo, nuk ndihej keq per kete. Nuk ndihej keq sepse gjithmone zgjidhte te shkonte kunder rrymes. Ndihej keq per faktin se nuk dinte te puthte kur i fejuari i saj ishte nje djale qe çdo femer deshironte ta kishte. Ndihej keq qe ajo nuk arrinte dot ta kenaqte me nje puthje, jo me qe ne shtrate do te ishte nje deshtim total. Ajo, madje kishte pasur turp ta shihte ne te brendshme kur shume femra ne vendin e saj nuk do te dilnin ne ballkon nga turpi, por do ti ofronin nje nate te paharrueshme. Klea ndihej keq sepse ai me siguri do te zgjidhte nje femer tjeter per te kenaqur deshirat e tij kur te zbulonte se ajo ishte si nje femije e painformuar per nje mardhenie ne çift.

-vogelushja ime e embel.-peshperiti, Kris.

E mori ne perqafim duke e zhytyr koken e saj ne kraharorin e tij. I puthi koken e me pas i ngriti fytyren ne nje drejtim me te tijen dhe i puthi embelsisht ballin.

Ajo, ishte si nje femije, e padjallezuar, e pafajshme dhe e ndrojtur. Klea ishte si nje bekim nga zoti qe do ta sheronte perfundimisht me pafajsine e saj.

***
-Dhe une qe mendoja perse dole ne ballkon mbreme.-ngacmoi ai.

Tashme kishin zbritur ne kuzhine dhe po hanin te dy qetesisht. Kris kishte dashur te hanin mengjesin ne dhome, por nena e tij behej histerike kur vinte puna tek ushqimi. Perveçse ne kuzhine nuk lejonte ne asnje vend tjeter te konsumohej ushqimi. Jo se ai i trembej te emes, por nuk kishte nerva te merrej me britmat e saj, aq me pak qe tanime kishte dhe Klean prane.

-si?-pyeti e hutuar ajo.

-kishe turp te me shikoje te zhveshur sepse ske pare asnje mashkull me pare.-e talli, ai.

-jo, thjeshte... kisha nevoje per ajer te paster.-u justifikua, tjetra.

Tashme kishte ndaluar se ngreni dhe vetem perziente me thike kavanozin e recelit. Ndihej keq, ne siklet, e turperuar. Ne te vertete veprimi qe kishte bere nje nate me pare ishte shume femijenor dhe tani qe ai ja permendte, ndihej keq.

-hej, te kam thene ndonjehere sa e adhurueshme behesh kur skuqesh si spec i kuq ne fytyre?-e pyeti, ai, ndonese ishte pyetje retorike.

Ju afrua dhe e terhoqi prane vetes. Pasi e puthi ne faqe forte si nje bebe, i zgjati feten e bukes me reçel qe kishte bere gati per vete. Ajo nuk hezitoi ta kafshonte shkujdesshem ndersa ne te dy cepat e buzeve u perlye me reçel. Kris qe kete rast po priste, filloi ta puthte me justifikimin se po e pastronte. Ishte nje veprim adoleshentesh, por dukeshin kaq te lumtur. Lumturi qe do te prishej nga nje e kollitur.

Roza sapo kishte hyre ne kuzhine. Veprimet prej adoleshentesh te shfrenuar sic i quajti ajo, nuk i pelqyen aspak. Nga ana tjeter, edhe Klea u ndje ne siklet dhe shtrengoj forte krahun e Krisit si per ti thene "na nxirr nga kjo situate".

Kris vazhdonte i qete te hante ndersa e ema llomotiste gjithe pasion.
Moral. Ishte duke ju bere moral sikur te ishin femije pese vjecar dhe jo dy njerez ne moshe madhore.

-Krissss me ty po flas.-uleriti Roza kur vereu se ai s'po e çante koken hiç per "kodin e etikes" qe ajo po shpjegonte.

-perse se ke veshur ndonjehere kete?-e pyeti pas pak te emen, ai. I referohej fustanit ngjyre roze qe ajo mbante veshur.-te shkon kaq shume ngjyra roze. Madje dukesh me e re.-perfundoi.

-e kam veshur dhe nje here tjeter...pse dukem e re?-pyeti ajo.

-po ti je si vajze 20-vjeçare.-komplimentoi, Kris.-Po te na shihje te dy, nuk do mendoje se eshte motra ime e vogel?-ju drejtua Kleas teksa perqafonte te emen.

Lajkat e tij nuk ishin ndonje gje e re per te emen, por ajo i adhuronte. Ne fund te fundit ai ishte i vetmi ne familje qe i kushtonte vemendje cdo rrobe apo modeli te ri flokesh qe ajo bente. Kris ishte i vetmi qe ja bente zemren mal me komplimenta edhe pse ne shkembim perfitonte dicka.

Edhe kete here ai kishte fituar. Kishte arritur ta zbuste me dashuri dhe vemendje. Pak nga pak do te mesonte dhe Klean qe ta bente dicka te tille. Vetem ne kete menyre ajo do ti hynte ne zemer te emes...
_____________________________________
Ps: E diii eshte pak i merzitshem ky kapitull, por nevojiten dhe te tille.

E kam shkruar me nje shpejtesi marramendese vetem qe mos t'ju lija pa update, prandaj me falen gabimet ne strukture fjalish apo ato drejtshkrimore.

FejesaWhere stories live. Discover now