47. Supozime

2.7K 176 85
                                    

-Zot, seriozisht e ke? I the te dua ndersa ai te refuzoi.-zeri i Iljenes ishte i merzitur aq sa edhe kurioz.

Kishin mbi dy ore qe ndodheshin te dyja ne dhomen e Kleas pasi kjo e fundit e kishte telefonuar. Pas dites stresuese qe Kris e kishte bere te kalonte, i nevoitej nje bisede e gjate me miken e saj.

-Jo, nuk me refuzoi plotesisht, po me tha se ndjenjat per mua ishin diçka e shkuar. Dhe si te tille kishte deshire ta linte. Me e keqja eshte se ka rene brenda me ate bjondinen artificiale qe me vjen t'ja shkule ato floket dhe qerpiket fals dhe ta le tullace.-zeri i Kleas degjohej gati si ulerime.

Ishte e nervozuar, por nuk qante. Kishte derdhur aq shume lote paradite sa me siguri rezervat e tyre kishin shteruar. Ndihej e pafuqishme dhe e pergjumur prej qetesuesve qe kishte pire.

-Ej sa e tmerrshme qenke ti moj vajze.-talli, Iljena.-Zot mos me beje kurre armike me kete femer se nuk dua te vdes tullace ose e shperfytyruar nga acidi.-duart e saj ishin kthyer ne formen e nje luteje.

-Ti moj monster e dreqit, ke ardhur te me ngushellosh apo te me akuzosh?-luajti rolin e te indinjuares, Klea.

-Nuk e imagjinoj dot Krisin e shkrete se çfare mund ti besh me kete mendje kriminele qe ke ti?-vazhdoi shakate, tjetra.

-Lere ate idiotin se vetem "te kam xhan"  di ai. -Klea kishte bere nje fytyre qesharake.-E di cfare me tha?
Edhe une te dua shume, je mikja me e lezetshme qe kam.-perfundoi, ndersa Iljena shembej mbi shtrate nga te qeshurat.

Thone se te qeshurat jane ngjitese. Epo kane te drejte sepse fytyra e Kleas ju bashkangjit asaj te mikes se saj. Po qeshnin te dyja si te marra, si dy mike te sinqerta, ashtu sic kishin bere gjithmone. Qeshnin aq shume sa terhoqen vemendjen e Erises. Nuk kishte gezim me te madh per te te degjonte ato tinguj lumturie nga e bija.

Dhe kur me ne fund ndaluan se qeshuri, Klea e gjeti veten nen perqafimin delikat te Iljenes. Me kujdesin me te madh qe te mos e lendonte, ajo ja kishte marre koken mes kraheve te saj. Por çdo çast i bukur e ka nje te hidhur pas dhe anasjelltas. Edhe ky e pati kur Klea hapi zemren ndaj mikes.

-E dua kaq shume...Po ti Andin sa e do?

-Pa mase, çdo dite dhe me shume.-rrefeu sinqerisht, ajo.

-Ti te pakten e ke prane, ndersa une e dua ne largesi.-shfryu e trishtuar.

-Edhe ai te do, por ta ka thene ate punen e shoqerise per te te bere xheloze.Praktikisht, ju e keni te pamundur per te qene serish bashke, por gjithcka mund te ndodhi.-ngushelloi, Iljena.

-Po te me donte nuk do puthte ate tjetren. Sidomos tani qe jam dhe semure. Ai qe te do nuk te lendon.-zeri i saj doli i lenduar.

-Ka dashur te di nese ti ndjen per te apo jo. Fakti qe erdhi pas teje duke e lene ate tjetren verteton se ai shqetesohet per ty. Te pagoi operacionin, te ka ndenjur çdo dite ne spital. Une vete e kam pare sa shqetesohej per kurimin tend.-mikja i renditi disa fakte.

Fakte bindese, do te thoshte nese nuk do te ishin hedhur poshte nga veprimet e disa oreve me pare. Ai kishte anashkaluar ndjenjat e saj duke i mbuluar me ato miqesore te tijat. Kris mund te ndjente, por realiteti ishte i tille qe nuk i bente dot bashke ne te ardhmen.

Ne jete jane disa gjera qe nuk mundesh ti kapercesh. Nje e tille ishte dhe prishja e fejeses se tyre. Menyra se si Klea e kishte lene ne diten e fejeses, duke mbajtur ne ndergjegje nje lidhje te supozuar me kusheririn e tij, perpara familjes se tij, ishte si nje bilete daljeje pa kthim pas. Ndjenjat e tyre mund te kurorezoheshin perseri ne nje lidhje vetem nese zbulohej e verteta ose Kris zgjidhte ate perpara familjes. Gjera te pamundura.

***
-Natasha, seriozisht po flet tani? Klea eshte operuar,por Kris me tha se ishte fejuar?

Dy motrat kishin minuta te tera qe diskutonin me njera-tjetren. Natasha i kishte treguar per operacionin e Kleas duke e vene ne dyshime, Rozen. Nje operacion i tille kerkonte te ardhura, gje qe Klea nuk i kishte.

-Mos valle i fejuari i ri ja ka paguar operacionin?-pyeti te motren.-Thua,  qe Erisa te kete arritur deri aty sa ta fejoi serish me nje pasanik sa per ti paguar operacionin? Sa e pacipe paska qene, perfituesja.-acarimi i saj kishte arritur kulmin.

-Nuk e besoj. Ndoshta e kane ndihmuar te vellezerit.-aludoi, tjetra.

-Po edhe me Erikun tend prandaj duhet te jete lidhur ajo. Ai eshte menaxher dhe ka dashur te perfitoj.-supozimet e Rozes po arrinin kulmin duke u shnderruar ne thashetheme te rendomta.

-Nuk kane qene te lidhur me Erikun. Ka qene ai qe i vardisej ndersa Klea e ka refuzuar. Madje, e ka qelluar dhe me shpulle ne nje kafene te lagjes. Ka qene kjo qe e ka acaruar kete kokeshkretin tim, per kete arsye i foli ne ate menyre ate dite. Klea eshte vajze e mire. Nuk i ndihet zeri ne lagje.-fjalet e se motres e kishin lene te habitur Rozen, qe mendonte me te keqijat per Klean.

-Rozaaa...-zeri i Krisit nderpreu gjithe biseden.

-Teze!-ai e pershendeti ndersa i jepte nje perqafim.

-Si je, shpirt i tezes?-pyeti embelsisht, ajo.

-Mire, ti?

-Mire, gjithe diten ne shtepi.-shfryu e merzitur, ajo.-Po ti pse s'ke ardhur andej nga une? Te kam pare makinen disa here te parkuar aty te lagjja, por asnjehere s'ke ardhur.

-Kam pasur disa pune andej rrotull.-me kaq ishte larguar per ne dhomen e tij duke e lene Rozen me njemije pyetje ne mendje.

Tashme çdo gje ishte e qarte ne mendjen e saj. Ai kishte paguar operacionin e Kleas. Kjo shpjegonte faktin qe prej disa ditesh ai ishte i buzeqesh dhe i lumtur, ndersa disa jave me pare rrinte i vetem ne dhomen e tij dhe dilte vetem kur duhej te hante.

Ata duhej te ishin kthyer serish bashke dhe kjo nuk ishte dicka e mire. Duhej ta mbante larg te birit ate femer. Erla, ajo nuk po e bente mire detyren e saj. Nuk ishte ajo atribuesja e lumturise se te birit, por Klea...
_________________________________
Ps: Nje pjese e shkurter paksa, por nuk kisha çfare i shtoja. Kjo eshte per te kuptuar gjendjen midis Kleas, Krisit dhe familjes se tij.
Siç kuptohet, Kris i ka thene se e do si nje mike te mire.😂😂

FejesaWhere stories live. Discover now