7.Xhelozi

2.7K 182 88
                                    

-shihemi neser.-ishin fjalet e fundit qe shkembeu me te perpara se ai te kalonte pragun e deres se shtepis se saj per tu bashkuar me pjesen tjeter te familjes.

Do te takoheshin te nesermen. Pas pranimit te kerkeses per njohje nga Klea, te dy sebashku kishin vendosur te dilnin per kafe te nesermen rreth ores dhjete te mengjesit. Kafe gjate te ciles Klea do te kishte kohe mjaftueshem per te bindur Kristjanin qe njohja e tyre te nderpritej aty.

Mosperputhje karakteri,kjo ishte arsyeja perfekte per nje "ndarje" te qete dhe pa probleme. Te dy do te binin dakord dhe me pas do t'ja jepnin lajmin familjeve te tyre. Kjo ishte ideja fillestare qe kishte mbire ne mendjen e Kleas pak çaste pasi kishte pranuar njohjen me Kristjanin.

Ide e zgjuar duhet thene, por a do ta pranonte Kristjani valle kete ide? E perse te mos e pranonte? Nje djale simpatik dhe inteligjent si ai nuk kishte nevoje ta fejonte mamaja. Ai mund ta gjente vete vajzen me te cilen do te kalonte jeten.

Jam krenare per ty, bija ime. -e zbriten me kembe ne toke fjalet e nenes.

Ishin keto gjashte fjale qe i kishte pritur per njezete vite me radhe. Fjale qe nuk kishin dale kurre nga goja e saj.

Nena e saj nuk ishte ndjere kurre krenare per te edhe pse ajo kishte arritur shume. Kishte qene nje nxenese shembullore si ne sjellje ashtu edhe ne mesime, kishte fituar universitetin e aq shume deshiruar te prinderve te saj, kishte nisur te punonte atehere kur familja e saj kishte nevoje per leke dhe çdo dite vinte e sterlodhur nga puna,por kurre nuk ankohej. Kishte dhene shume nga vetja per familjen e saj, por kurre nuk ishte vleresuar. Kurre nuk kishte degjuar nje fjale te embel dhe perkedhelese nga e ema.

E ndersa sot... sot nena e saj ndihej krenare per te vetem sepse kishte pranuar nje fejese idiote. Fejese qe i kishte prishur endrrat dhe lumturine.

-e sigurt qe Kristjani eshte shume here me i mire se ti.-ishin fjalet thumbuese te se motres ato qe kishin pasuar deklaratat e krenarise nga e ema.

-epo "tenxherja gjen kapakun", gjithmone.-ju kunderpergjigje te motres,- ashtu si ti ke gjetur Dionin edhe Kristjan me gjeti mua.-perfundoi.

Edhe pse nuk kishte nerva per te shkaterruar me Aleksen kjo e fundit i meritonte keto e shume me teper. Nuk arrinte te kuptonte ironite e saj. Nese i kishte pelqyer aq shume Kristjani, perse nuk ishte fejuar me te? Me kete rast do ti kishte hequr edhe asaj nje barre te rende. Barre qe po i rendonte mbi shpine si asgje me pare.

-mos harro qe ajo "tenxherja a legeni yt" ishte nisur per kete "kapakun" ketu.-ju kthye Aleksa krenare duke drejtuar doren nga vetja.

-Aleksa mund ta qepesh njehere ate gojen tende llafazane?-foli i irrituar daja.

-çfare? Mos po friksoheni se ndryshon mendje kjo bebushja ketu dhe s'keni me çfare te paguani qerane pastaj?- vazhdoi ironine Aleksa.

Kishte refuzuar fejesen, kishte futur Klean ne nje telash gjigand dhe tani ndihej xheloze. Ndoshta ishin prej xhelozise gjithe ato fjale qe po dilnin prej gojes se Alekses. Por per çfare te ndihej xheloze kur kishte qene ajo qe kishte refuzuar fejesen? Per çfare donte ta acaronte Klean me ironit e saj kur kishte qene ajo fatlumja e shansit te madh per te pasur nje burre milioner,por e kishte hedhur tutje kete shans?

Ambicia! Ambicia qe nuk njihte kufij e shtynte te bente keto veprime te ulta. Veprime te pajustifikueshme per Klean, por shume te vogla dhe te parendesishme per syte e Alekses. Ambicia e saj per te pasur sa me shume leke po perçante familjen. E tani qe ne mes ishte jo me nje "barkederre", por nje super djale, xhelozia po ja erresonte syte akoma me shume.

-nese ti do te fusje nje pjese te asaj rroges tende gjysem milioneshe per shpenzimet e shtepise nuk do te ishte nevoja te ndodhnin keto gjera. Por ti, pavaresisht se ha, pi dhe jeton ne kete shtepi nuk ke denjuar asnjehere te paguash per shpenzimet e tua. Ti duhej te me mbaje mua dhe jo une ty. Keshtu qe moter e dashur gjeje ndonje gje me interesante per te kaluar kohen jo te me acarosh nervat mua me ironite e tua. Dhe meqe ra llafi tek ironite, shko perdori me ate parazitin qe mbane me buke dhe duhan.-i perplasi te vertetat ne fytyre Klea.

FejesaWhere stories live. Discover now