51. I burgosur

2.7K 165 132
                                    

-Ti je nje nene e deshtuar po si se kupton, dreqin.-Zeri i revoltuar i Rozes kumbonte ne gjithe shtepine.

Kjo dite kishte nisur me debat per te dhe mesa dukej do te perfundonte me nje te tille. Pas debatit me Krisin, ujerat ishin qetesuar dhe ajo e kishte mirepritur Klean. Nuk do te kishte ndodhur kurre nje gje e tille nese e motra nuk do ta kishte mohuar mardhenien e Kleas me Erikun. E bindur se nje mardhenie mes tyre nuk kishte ekzistuar, Roza kishte bere "nenen e mire" duke e pranuar edhe njehere Klean ne gjirin e familjes.

Kjo e fundit dhe Krisi kishin kaluar gjithe diten ne shtepine e tij dhe tashme ndodheshin ne dhomen e tij duke pare nje film. Ishte zeri i te emes qe e detyroi ne njefare menyre te çohej shkujdesshem prej shtratit dhe te vraponte per ne sallonin e shtepise, prej nga vinin zerat.

-Une nene e deshtuar? Ai eshte ne moshe madhore, bene zgjedhjet e tij.-u degjua zeri i Natashes mes ngasherimave.

-Çfare ka teze?-pyeti Kris sapo u gjend prane tyre.

Teze Natasha ishte nje nga personat me te dashur per te. Ishte ajo,ne shtepine e se ciles kishte kaluar çastet me te bukura te femijerise. Ndryshe nga e ema, tezja e tij ishte e bute dhe tolerante. Ajo kurre nuk ankohej per prapesite e tij, perkundrazi e linte te lire te bente çfare te donte ne gjithe shtepine. Si natyre e qete qe ishte, ajo i zgjidhte gjerat me qetesi dhe per kete arsye Kris e adhuronte me teper. Madje, kishte marre shume nga karakteri i saj i bute dhe tolerante.

-Eriku ka perfunduar ne burg.-Roza shpertheu duke shkaktuar edhe me teper ngasherima tek e motra.

-Ne burg, per çfare?-pyeti i çuditur,Kris ndersa i afrohej tezes.-Mos u merzit, do te kaloi çdo gje.-ngushelloi.

-Ka vjedhur tek puna duke manipuluar faturat e furnizimeve. Pronaret e kane vezhguar per nje kohe te gjate dhe kane prova, te cilat nuk i mohojme dot edhe sikur te gjejme avokatin me te mire.-Shpjegoi, Natasha.

Eriku kishte vite si menaxher dhe per gati nje vit manipulonte faturat e furnizimeve duke perfituar shuma te medha lekesh. Ne mirebesim, nje nate teksa ndanin çaste intime me Elisen, ai i kishte rrefyer me krenari per mashtrimet qe ju bente pronareve te tij. Elisa duke perfituar nje shume lekesh per vete, ju kishte rrefyer gjithçka pronareve. Per muaj te tere ata e kishin mbajtur nen vezhgim Erikun derisa siguruan prova te mjaftueshme per burgosjen e tij.

-Do ta zgjidh une çdo gje, mos u merzit ti.-e qetesoi, Kris.

Nga ana tjeter, Klea kishte degjuar çdo gje ndersa zbriste shkallet me qetesi pas Krisit. Nuk mund te ndihej mire per Erikun, por as keq jo. Ne fund te fundit, ishte ne vendin qe meritonte pas gjithe te keqijave qe i kishte sjelle. Nuk i donte te keqen, por e meritonte çdo gje qe po i ndodhte.

***
Po i binin ziles se deres ndersa qeshnin te dy si femije. Erisa ju hapi deren e mrekulluar nga lumturia e tyre. Lumturi qe shendriste me shume syte e saj sesa ata te Kleas dhe Krisit.

-Hajde, bir.-e ftoi Erisa, Krisin.
Klea nga ana tjeter, u ndje paksa xheloze per menyren se si e ema e trajtonte Krisin. Ajo dhe madje asnjera nga motrat e saj nuk ishin trajtuar kaq embelsisht nga e ema. Erisa me keto sjellje nxirrte ne pah adhurimin e saj per djemte. Adhurim qe arrinte ne kufijt maksimal.

-Jam dhe une ketu.-thirri ajo me nje fytyre te merzitur.

-He se ti je e shtepise.-me keto fjale, e ema e perqafoj. -Shpirti i mamit. Mos u beje xheloze per Krisin. Perkundrazi, ty duhet te te behet qejfi.-tregoi, ajo.

-E si te mos jete xheloze per nje si une. Shih sa i mire qe jam.-talli, Kris, ndersa vendoste gjerat qe kishin blere ne nje pjese te tavolines katrore te kuzhines.

-Edhe ti ktheja duke i vjedhur dashurine e se emes.-ja ktheu, Erisa.

-Seriozisht, ajo eshte si bishe moj...-foli Klea pa te Keq, por e ema e nderpreu.

-Klea... fol mire.-urdheroi, ajo ndersa Kris qeshte si i marre.

Nuk ja merrte kurre fjalet per keq. Tek e fundit, ajo kishte te drejte. E ema ishte si nje "bishe" me sjelljet e saj autoritare. Ishte ai qe i zbuste gjerat me te ne nje menyre qe askush nuk e arrinte dot. E aq me pak Klea. Per te mjaftonte qe te ruanin respekt reciprok per njera-tjetren ndersa per te tjerat kujdesej vete.
***
Pasi shijuan gatimet e Erises, te tre qendronin ne divanet e dhomes se ndenjes duke pare nje program humori. Nderkohe qe ata te dy qeshnin, Erisa punonte nje shalle per Klean. Dukej se rikthimi i tyre sebashku e kishte lumturuar aq shume. I shihte se si qeshnin dhe perqafoheshin te dy dhe i behej zemra male.

-Kris, fli ketu sonte.-i kerkoi pas pak, ajo.

-Jo, s'ka problem.-ja ktheu, ai, edhe pse ne te vertete nuk deshironte te shkeputej prej Kleas per asnje çast.

-jo,jo mos ik tani, eshte shume vone. Fli ne krevatin e Alekses ose flini bashke ne krevatin tim se fle une tek i Alekses.-udhezoi.

-Çfare thua, mam?-kundershtoi, Klea e vene ne siklet.

-Kam qene dhe une e re si ju dhe nuk doja te ndahesha nga babai yt. Me vone kur u martuam doja te rrija sa me shume tek prinderit e mi. Keshtu jane te gjithe çiftet. Mos kini siklet nga une.-rrefeu me nostalgji e ema.

-Ne te vertete, nuk doja te ikja, por po fle tek krevati i Alekses.-u tregua i sinqerte, Kris.

-jo, ik. Takohemi neser.-kundershtoi serish, Klea edhe pse te tre e dinin shume mire se deshironte te kunderten.

-Çfare ke ti? S'po te kerkoj te me marresh ne krevatin tend.-ja ktheu, Kris dhe te tre qeshen.

Kjo ishte biseda e fundit qe shkembyen te tre perpara se Erisa te largohej per ne dhomen e saj me nje "naten e mire" dhe nga nje puthje ne balle per te dy. E ndjente dhe Krisin sikur ta kishte birin e saj. Ndoshta, ngrohtesia dhe miresia me te cilen e trajtonte ky i fundit ishin ato çka i nevojiteshin per tu ndjere e plotesuar dhe e lumtur. Gjithe jeten e kishte deshiruar nje djale, te cilin e kishte gjetur me se miri tani edhe pse jo biologjik. E ç'rendesi kishte gjaku kur ai i falte lumturi gjakut te saj.

Tashme, kishin ngelur te dy vetem ndersa Kris nuk humbi kohe per ta mbeshtjelle me krahet e tij gjigand. Ajo qendronte nen krahet e tij si nje kotele e vogel e rrethuar me dashuri. Ishte kaq ngrohte dhe rehat aty, aty ku ishte vendi i saj, prane zemres se tij.

Kris e largoi pak nga vetja duke kerkuar per buzet e saj. I preku butesisht me buzet e tij ndersa duart ja kishte vendosur ne te dyja anet e fytyres. Ishte nje puthje e qete nga ato qe nuk mbarojne kurre. Nga ato qe te ngren gjithe qenien peshe, te thella dhe kerkuese. Kerkuese ashtu si duart e tij, qe tashme eksploronin trupin e saj poshte bluzes se bute e te trashe.

-Kris...-buzet e saj u shkeputen nga te tijat ndersa duart ja vendosi mbi kraharore duke e shtyre larg vetes. -Jemi ne shtepine time, harrove? Nuk dua te dali mami dhe te na shohi keshtu.-perfundoi, teksa rregullonte frymarrjen.

-Edhe? Jemi te fejuar.-kundershtoi, Kris dhe vazhdoi: -Ajo vete na dha leje.

-Te lutem...-perforcoi iden e saj, ajo.

-Mire, hajde ikim ne dhome.-kerkoi, perpara se ta merrte ne krahe drejte dhomes se saj.

Mbylli deren me nje levizje te shpejte dhe e vendosi mbi shtrate. U shtri prane saj dhe filloi ate qe ishte nderprere me pare, nje seance e gjate puthjesh, ledhatimesh dhe peshperimash dashurishprehese.

Kjo nuk ishte nata kur ajo do te behej e tij fizikisht edhe pse te dy e deshironin. Jo, do te ishte nje vend dhe kohe tjeter, me e pershtatshme. Nje vend ku te dy do te ndjeheshin me te lire per ti dhene dhe shprehur gjithçka njeri-tjetrit. Por perseri do te ishte nje nga ato netet e paharrueshme qe ata te dy dinin si ta benin te tille.

-Te kam dashuri...-i peshperiti, Kris ndersa e mbante perqafuar dhe i puthte koken.

Priti disa çaste dhe i peshperiti serish:-je shume e rendesishme per mua, po çfare them dhe une, nuk je e rendesishme, je e nevojshme per mua, per jeten time. Ta kam shume nevojen...

Priti serish per nje "edhe une" apo "te dua", por asgje. Ate e kishte zene gjumi. Ja vendosi koken prane zemres se tij dhe ashtu te perqafuar e rrembeu edhe ate gjumi...
__________________________________
Ps: Kjo pjese eshte per: Erisa__, LauraLauraa6, Klarisa_black, BajameXhihani dhe Dakavelli m.q.s e urrenit Erikun 😆
Shpresoj t'ju pelqej vajza dhe ju falenderoj per mbeshtetjen qe me keni dhene me vota dhe komente😘😘

FejesaWhere stories live. Discover now