34. Fejese e deshtuar

2.3K 164 76
                                    

Hyri brenda klinikes private dhe u ndesh me fytyren e imte dhe simpatike te sekretares.

-Si mund t'ju ndihmoj?-ju drejtua embelsisht,ajo.

-Abort.-ishte fjala me pese germa qe shqiptoi.

Menjehere vajza flokekuqe u drejtua nga nje dere e vogel blu per tu kthyer pas pak minutash. E orientoj Anxhin per nga dera ku kishte dale pak me pare vete dhe u ule ne karrigen levizese duke punuar diçka ne kompjuter.

Hyri brenda e qete duke u ndeshur me fytyren e vjeter gjithe rrudha te mjekes thinjoshe qe e mirepriti me buzeqeshje. Pa rreth e rrotull vendin dhe dukej si nje klinike normale. I pelqeu ambjenti dhe mikpritja e embel e mjekes, e cila ishte shume e komunikueshme.

Pasi i beri disa pyetje te nevojshme per te ajo i dha diçka per te firmosur, te cilen Anxhi e firmosi pa ja hedhur syte. U pozicionua ne shtratin e paster   ngjyre blu dhe veshtroi monitorin ne te cilin levizte diçka. Jo dicka e zakonshme, por nje bebe. "Eshte vajze", degjoi mjeken ti thoshte.

-Nuk te pyeta çfare eshte. Te lutem mbaro pune shpejt.-ju hakerrye perpara se te pendohej per vendimin e marre.

Mjekja u largua pa bere ze duke u shfaqur serish e shoqeruar me nje tjeter mjeke qe mesa u shpjegua ishte anesteziste. Kjo e fundit i vuri nje serum dhe perpara se ti mbylleshin syte prej ilaçit qe depertoi ne gjakun e saj, ndjeu krijesen e vogel brenda barkut te levizte.

E kishte ndjere rrezikun. E kishte ndjere se pas disa minutash nuk do te ishte aty ngrohte dhe i lumtur duke levizur nga njeri cep ne tjetrin te baneses se tij te vogel, por ne nje kosh. Ne nje kosh te rendomte plehrash, vend aspak te denje per te.

E ndjente se si levizte dhe ashtu e pafuqishme donte te çohej, te protestonte kunder pergjumjes dhe atyre bisturive e pincave mjeksore. Deshironte te cohej dhe te zhdukej nga ajo klinike vrasese per te perqafuar te vetmen dashuri te saj, Krisin. Te lumturohej bashke me te per frytin e dashurise. Ti tregonte se ishte vajze ashtu siç ai deshironte, por s'mundej. Jo, me sepse gjumi e rrembeu per ta lene ore me pas.

Ishte pergjumur me nje lote ne sy. Lote qe u zevendesua nga shume te tjere sapo u zgjua dhe u ndje bosh. Ndjeu nje zbrazetire qe nuk po e mbushte dot. Nuk e mbushi dot as me ajrin e fresket te Londres qe e shoqeroi gjate rruges per ne shtepi, as me perqafimin e bute te Krisit qe e priti si nje krijese engjellore e te thyeshme. Nuk e mbushi dot me asgje.

U shtri ne njerin nga divanet e dhomes se ndenjes dhe u mblodh me duart ne gjunje. U mundua te flinte, por zeri alarmues i Krisit nuk e la.

-Anxh, cfare bene? Do ta vrasesh bebin duke ndenjur ashtu. Eshte pozicion shume i keq dhe i bene dem...-kritikoi ai.

-Bebi, bebi, bebi... na ke acaruar me gjithe te . Po une? Nuk te interesoj une, por vetem bebi?-thirri duke u çuar ne kembe e acaruar.

-Me interesoni te dy.-kundershtoi bute, ai.

-Epo tani s'ka me dy. Jam vetem une. Nuk ka me bebe, por vetem Anxhi.-uleriti si e çmendur.

-çfa... re po thua? -pyeti, ai me fytin e gerricur e te thate.

-E abortova. Nuk ka me bebe.-rrefeu.- Tani me lere se dua te fle.-plotesoi ndersa futej ne dhomen e gjumit dhe kyçi deren pas saj.

Kris i pafuqishem dhe i shokuar nga ajo qe degjoi, u ule ne kolltukun perballe atij ku qendronte Anxhi me pare dhe vendosi duart mbi fytyre. Shfryu disa here i trishtuar dhe e la veten te lire te mbytej nga lotet. Lote qe nuk do te kishin mbarim as ate dite e as ne ditet ne vazhdim.

Vetem disa ore me vone kur heshtja pertej deres se dhomes u be e padurueshme, e shpertheu deren per te gjetur nje skene te llahtarshme. Anxhin, te dashuren e tij te mbuluar me gjak dhe pa ndjenja. E ngriti ne krahe dhe ju drejtua deres. Zbriti shkallet dhe e futi ne makine. Makina qe pas disa çastesh fluturonte nga shpejtesia ne rruget e asfaltuara mire te Londres.

Kur arriti ne spitalin qendror dhe e mori ne krahe, ndjeu syte e saj te perpeliteshin dhe disa fjale qe do te ishin te fundit nga goja e saj dhe ato qe nuk do te zhdukeshin kurre nga kujtesa e tij.

"Ishte vajze... ajo levizi perpara se ta abortoja... u pendova, por me zuri gjumi...".

"U pendove, por jo ne kohe, Anxh"-kishte peshperitur mbi pllaken e mermerte te varrit te saj pas dy ditesh, ai. Ajo kishte vdekur. Nje hemorragji e shkaktuar nga nje pakujdesi gjate abortit i kishte kushtuar jeten. Ate jete qe ajo deshironte ta jetonte e lire, pa pengesa dhe pergjegjesi.

"Ti pagove me jete, vrasjen e nje jete"-kishte thene ne nje tjeter vizite ne varrin e saj, Kris.

Ajo e pagoi cmimin e saj. Vrau nje jete dhe e pagoi me çmimin me te larte, jeten e saj. Nje flete ditari qe ajo kishte shkruar perpara vdekjes se saj, ku kishte rrefyer gjithe frikerat e saj u be shoqeruesja e neteve te zymta nen tymin e cigares dhe gotave te alkoolit per Krisin.

Dhe kishte qene Nikola ajo qe e kishte nxjerre nga gjithe ai llum. Nikola dhe keshillat e saj. Ajo e embla, e dashura, dashnorja dhe mikja e tij me e mire. Asaj i dedikonte gjithe te mirat dhe lumturine qe i kishte falur me pranine e saj dhe te Amit. Amit qe ishte si vajza e tij qe nuk arriti dot kurre te behej e tija...

***

Syte e tij te embel kaf ishin mbushur me lote. Lote qe kishin rrjedhur gjate gjithe rrefimit te tij pergjate faqeve deri tek gusha ku ishin mbledhur. Edhe Klea ishte perlotur me historine e tij te trishte qe i ngjante nje skenari filmash drame dhe jo nje realiteti qe i fejuari i saj kishte perjetuar.

-Me vjen keq.-mundi te thoshte.
Vetem nje "me vjen keq" dhe asgje tjeter. Asnje perqafim apo ngushellim me te embel. Asgje.

-Kris, hape deren dhe ma zhduk ate femer te pacipe nga shtepia menjehere.-urdheroi e ema matane deres.

Kishte pushuar per nje çast dhe ishte rikthyer serish me fuqishem. Nese me pare vetem e therriste ne emer dhe ulte dorezen e deres, tanime bertiste dhe ofendonte duke shkelmuar deren si nje bishe e vertete.

-Hape deren.-udhezoi, qetesisht, Klea.-Eshte me mire qe une te iki.-perfundoj duke fshire lotet dhe u çua ne kembe.

-Jo, ti s'do ikesh. Je e fejuara ime dhe nuk me intereson çfare mendojne te tjeret.-refuzoi, Kris.

-Do te iki,Kris.-i beri te ditur.

-Jo.Do te dalim te dy si nje çift i lumtur, ashtu siç jemi ne te vertete dhe do te presim te ftuarit.-tha, ai.

Mori duart e saj te vogla mes te tijave dhe i vendosi rreth trupit te tij. Duart e tij i vendosi ne fytyren e saj dhe buzet i ngjiti mbi lekuren e bute te ballit. E puthi lehte duke i ndjere aromen e veçante te lekures. "Si arome bebesh"-i kishte thene nje here teksa rrinin perqafuar ne dhomen e tyre sekrete.

-Kris, te lutem nuk dua te vazhdojme me bashke.-ja preu shkurt, Klea duke larguar duart nga trupi i tij.-Nuk dua te perballem me kusheririn tend ne çdo feste te fisit apo me nenen tende qe nuk po le gje pa thene per familjen time. Nuk dua te vazhdoj kete fejese te lidhur nga interesi. Une nuk ndjej per ty dhe as ti per mua.-perfundoi, ajo me nje fjali shokuese.

-Mos fol per mua. Une te dua ndersa ti mua jo.-i vuri ne dukje, tjetri.- Perse i bene gjerat keshtu? Une e di se çfare ka pasur mes teje dhe Erikut. Me beso nuk me intereson ajo puthje qe keni shkembyer. Sa per nenen time, di une si ta qetesoj ate. Vogelushe, mos i prish gjerat tani. Kam nevoje per ty.-u mundua ta bindte ai.

U mundua, por me kot sepse Klea e kishte marre nje vendim. Lidhja e gjakut midis Erikut dhe Krisit, ofendimet e nenes se ketij te fundit dhe dashuria e vjeter qe Kris i kishte mbajtur te fshehte, ishin komponentet per nje fejese totalisht te deshtuar...
__________________________________
Ps: Pjesa e trete per sonte.
Me falni per vonesen disa minuteshe se kam probleme me internetin.

FejesaDonde viven las historias. Descúbrelo ahora