28. Pas teje

2.5K 180 72
                                    

E kishte ushqyer vajzen sikur te ishte nje dado. Pasi vogelushja ishte ngopur e kishte zene gjumi ne krahet e tij. Ashtu i mrekulluar nga pafajsia e saj, Kris e kishte vendosur ne shtratin e tij dhe e kishte mbuluar me kujdes qe te mos ndjente ftohte.

-Eja te hash diçka per darke.-i ofroi, Nikoles sapo hyri ne sallonin e vogel.

Kjo e fundit, mohoi me justifikimin se ishte e ngopur, por zorret e tradhetuan. Zhurma qe ato bene sapo u permend ushqimi krijuan nje situate te lezetshme per te dy. Kris filloi te qeshte me kokefortesine e Nikoles.

-perse po me ndihmon?-e pyeti, ajo kur ndaluan se qeshuri.

-sepse ke nevoje per ndihme dhe ke nje vajze te vogel qe nuk ka faj per poshtersite qe ka kjo bote. Ti mund te durosh te ftohtin dhe urine, por ajo jo.-ju pergjigje, Kris.-nuk dua te me falenderosh.-perfundoi.

U ulen te dy perballe njeri-tjetrin ne tavolinen e vogel me 4 karrige  te kuzhines duke ngrene qetesisht. Asnjeri nuk e prishi ate qetesi qe kishte kapluar mes tyre. Asnjeri nuk foli gjate darkes dhe as me pas kur ai lau enet ndersa ajo qendronte ulur ne njerin nga kolltuket e sallonit.

Kur Kris perfundoi me sistemimin e kuzhines, e cila ishte shume e rregullt, u ule perballe saj. Ndezi televizorin dhe i tregoi tualetin e me pas dhomen e tij. Dhome ne te cilen e udhezoi te flinte bashke me te bijen. Si fillim ajo nuk pranoi, por me pas u bind. Ai, gjithashtu, i kerkoi ta kyçte deren nga brenda qe te flinte e qete.

Kjo situate vazhdoi per nje jave derisa nje nate, Nikola nuk shkoi te flinte, por ju bashkua Krisit qe shikonte nje film ne sallon. Pasi filmi mbaroi ajo filloj ti rrefente per gjerat qe e mundonin.

I rrefeu se si ishte dashuruar me babain e Amit kur ishte 18 vjeçe. Se si ai e trajtonte me dashuri dhe kujdesej qe ajo te ishte e lumtur duke i bere dhurata pafund. I rrefeu se si familja e saj e kishte debuar nga shtepia kur kishin zbuluar lidhjen e saj me "rrugaçin" e lagjes.
Pas kesaj ajo ishte arratisur me te drejte Anglise me pashaporta fallco.

Kishte qene Anglia ajo qe i kishte treguar fytyren e vertete te te dashurit te saj. Ai luante kumar dhe vinte shpesh i dehur duke i kerkuar te kryenin mardhenie te pa mbrojtura. Keshtu kishte ngelur shtatezene me Amin. Shtatezani per te cilen i dashuri i kishte kerkuar ta nderpriste. Nikola nuk kishte pranuar dhe per kete shkak kishte nisur kalvari i vuajtjeve te saj.

Ai e kishte dhunuar dhe perdhunuar per cdo nate gjate shtatezanise dhe vazhdonte edhe tani qe vajza kishte lindur. Per 6 muaj rresht, babai i Amit e perdhunonte e dhunonte dhe e nxirrte bashke me vajzen perjashta me arsyen se nuk duronte dot te qarat e saj.

Nga ana tjeter, Nikola nuk kishte dokumenta dhe nuk dinte gjuhen angleze dhe per kete arsye ishte e detyruar te duronte torturat e tij. Nese ajo e denonconte ne polici, ata do ta kthenin ate bashke me vajzen ne Shqiperi dhe pas tyre edhe te dashurin e saj. Kjo nuk ishte gje e mire sepse ne Shqiperi nuk kishte ku mbeshtetej dhe ai do t'ja nxinte jeten me shume sesa po e bente.

Babai biologjik i Amit nuk i kishte dhene as atesine te bijes, gje qe vendosi ta bente,Kris. Duke i dhene atesine Amit, ai i beri dokumentat angleze asaj dhe Nikoles. Nikola qe ishte borxhlije ndaj tij per gjithe te mirat qe ai i siguroi.

Perveç dokumentave, Kris e stabilizoi ne nje pune si ndihmes kuzhiniere ne nje restorant te mire. Ata jetonin te tre ne nje apartament tjeter te marre me qera dhe vajza u rrit me idene qe babai i saj ishte Krisi. Ami i therriste atij babi dhe nuk e njihte babain e saj te vertete, i cili ishte zhdukur pa lene gjurme.

Nje nate Kris dhe Nikola ishin kthyer te dehur dhe kjo e fundit i kishte shprehur ndjenjat e saj. Ata kishin fjetur bashke dhe te nesermen, kur ishin te kthjellte, Kris ishte treguar i sinqerte duke i rrefyer se ai nuk mund te ndjente per nje femer tjeter pos asaj qe kishte ne zemer. Nikola e kishte pranuar kete fakt dhe tashme te dy nuk ndanin me vetem apartamentin, por edhe shtratin. Bashkejetonin, por pa kushte ndaj njeri-tjetrit.

FejesaWhere stories live. Discover now