23. Prane

2.7K 190 95
                                    

Veshtronte syte e saj te bukur teksa mbylleshin te pergjumur. Ajo po luftonte me te gjitha menyrat per te mos ju dorezuar gjumit. I hapte me veshtiresi dhe ne pak sekonda pergjumej perseri.

Nuk dorezohej. Dreqin, perse nuk dorezohej perpara gjumit qe dukej se do ta rrembente nga çasti ne çast? Perse nuk i kerkonte ta shoqeronte ne dhomen e tyre, ne shtratin qe do te ndanin bashke?

Kishin rreth nje ore qe "shikonin" nje film, ne sallonin e shtepise. Rreth nje ore qe Kris e pyeste here pas here nese donte te flinte, te rehatohej ne shtratin e tyre, por pergjigja qe kishte marre ishte "jemi rehat ketu".

Rehat? Dukej me kilometra larg qe ajo nuk ishte rehat. I shmangej, kete bente. I shmangej pranise se tij ne nje shtrate te perbashket. I shmangej kerkeses se tij per ta shoqeruar ne dhomen e tyre edhe pse po vdiste per gjume.

U ngrit prej kolltukut ku qendronte gjysme-shtrire, i vendosur. Ju afrua prane dhe e mbertheu ne krahet e tij. Edhe pse u kujdes qe ta prekte me delikatese, Kleas i doli gjumi.

-Kris, çfare bene?-e pyeti ajo e pergjumur.

-po te çoj ne dhome, vogelushe.-ju pergjigje qete, ai.

Zeri i saj i pergjumur pak i ngjirrur ishte aq i adhurueshem. Pa lene pas trupin e saj teksa shtrengohej forte pas te tijit. Koka e saj mbi zemren e tij dhe fryma e ngrohte qe e mbushte me jete.

-me lere se iki vete.-kerkoi ajo.

-te mbaj une, pa problem.-kundershtoj tjetri.

Zot, cfare eshte ky engjell? A e meritoj une valle gjithe kete miresi?-mendonte nderkohe qe ngjiste shkallet per ne dhomen e tij.

Kur ishte prane deres, e hapi me kujdes ate duke ndjekur ritmin e saj te hapjes. Hyri brenda dhe e shtriu, Klean mbi krevatin e bute dopio qe ndodhej ne mes te dhomes se tij. Dhome qe arrinte permasat sa gjysma e shtepise se Kleas.

Nga ana tjeter, Klea, hapi syte e  pergjumur. U mundua te memorizonte çdo gje rreth saj edhe pse po vdiste per gjume.

Ndjeu doren e Krisit te prekte bute kyçin e kembes se saj. Sa dore te bute qe kishte. As ajo vete nuk i kishte duart kaq te pambukta. Ndersa ai... ai kishte çdo gje perfekte jo vetem duart.

-Kris...-pershperiti.

-po te heq sandalet.-u pergjigj ai ndersa mundohej te largonte sandalet nga kemba e saj me delikatese.

-e beje vete.-kerkoi ajo,  tashme e kthjellet.

Kris nuk ju pergjigje, por vazhdoi me kemben tjeter. Pasi mbaroi, i vendosi ato ne nje cep te dhomes dhe filloi te zberthente kopsat e kemishes se bardhe qe mbante veshur.

Klea, tashme qendronte ulur mbi shtratin dopio dhe mundohej ti mbante syte larg tij. Jo, sepse ishte mekat ta shihte ashtu gjysem te zhveshur, por pasqyra qe ndodhej perballe tij e tradhetonte. Nuk donte qe ai ta kapte mat duke vezhguar trupin e tij. Trup qe ishte akoma me perfekt nen kemishen e bardhe.

Ashtu, i veshur vetem ne xhinset e zeza, pak te grisura, u kthye nga ajo duke e pyetur nese deshironte dicka. Ndoshta e bente me qellim. Patjeter per te vene ne siklet Klean. E adhuronte aq shume fytyren e saj me mollezat e skuqura nga turpi.

Ajo kishte perqendruar gjithe vemendjen tek thonjte e saj. Dicka gerryente aty. Sigurisht, manikyrin vishnje qe e kishte aplikuar para disa oresh ekstra per kete rast. Manikyri dhe thonjte e gjore qe vuanin pasojat e nervozizmit te saj.

Nuk mundi ti shpetonte pamja aq shume e dashurueshme prej tij, mollezat e saj te skuqura. Ajo qendronte aty e kerrusur, ulur ne shtratin e tij, e gjitha ne siklet. Dukej si nje femije i vogel, i pafajshem qe kishte nevoje per mbrojtje. Mbrojtje qe mund t'ja ofronte vetem ai.

FejesaWhere stories live. Discover now