45. E lenduar

2.4K 168 61
                                    

Nje qenush ne ballkonin perballe lokalit, nje femije i llastuar perlyer me çokollate dy tavolina me larg, nje zonje e moshuar qe rrotullonte filxhanin duke e perlyer me kafe ne gjithe siperfaqen e tij... Çdo gje ja kishte terhequr vemendjen gjate tridhjete minutave te fundit, perveç fjaleve te sterzgjatura e te perkedhelura qe dilnin nga goja e bjondes se shpelare perballe saj. Tridhjete minuta ne nje kafe me te dhe mendonte se si Kris e duronte me gjithe ate shtirje dhe llastim. Nga nje ane nuk i vinte faj, meshkujt jane shume te verber kur eshte fjala per te njohur nje femer. Femra eshte qenie shume e sofistikuar per tu zhbiruar nga truri i nje mashkulli.

Hodhi njehere syte nga ata te dy qe bisedonin dhe u neverit kur pa duart e holla me thonjte e mirerregulluar te bjondines qe tentonin te futeshin ne hapsiren mes kopsave te kemishes se Krisit. Ky i fundit qendronte i qete sikur kjo te ishte gjeja me normale qe behej ne nje lokal aq te frekuentuar nga familjare.

"Kushedi cfare bejne ne ambiente te tjera",mendoi. " Po ty cfare dreqin te duhet çfare bene shoku yt?", qortoi veten.
Dhe ne te vertete nuk kishte çfare i duhej se ç'benin ata te dy, por xhelozia nuk e linte te qete. Xhelozia po e gerryente ngapak. Xhelozi qe merrte shkak nga ledhatimet, perkedheljet, llastimet qe bjondja i bente Krisit te saj. Krisit qe ajo e kishte lene muaj me pare edhe pse i mungonte si dreqi çdo nate kur vinte koken ne jastek, edhe pse qante si e marre per ore te tera vetem duke pare nje foto te tyre dhe duke risjell ne mendje çastet e lumtura me te.

Xhelozia dhe humbja e durimit ishin ato qe e bene ti drejtohej tualetit te lokalit me justifikimin se do te lante duart kur ne fakt donte te shperthente ne lote. Te shihte veten ne pasqyren vocerrake te tualetit teksa perlotej nga inati. Inati qe ai e kishte prezantuar me ate femer, qe ishte ulur prane saj, qe nuk i ndalonte duart e saj teksa preknin trupin e tij, qe nuk ja largonte duart nga floket ashtu siç kishte bere me te disa muaj me pare.

Duhej te qetesohej. Lotet dhe merzia nuk i benin mire per gjendjen e saj shendetesore. Sapo kishte dale nga nje operacion i veshtire, kraharori i saj ishte ende delikat nga prerjet qe i kishin bere per te nderhyre ne zemer. E ndjente ndersa qante me ze kur ai tronditej dhe kjo nuk ishte shenje e mire. Duhej te ruante qetesine per te miren e saj.

Fshiu lotet, i hodhi uje fytyres dhe u ndie e lumtur qe nuk kishte perdorur tualet ne fytyre, perndryshe do te ishte perlyer si nje klloun cirku. Pastroi fytyren me nje picete qe e terhoqi nga mbajtesja e tyre dhe mori fryme thelle me hunde dhe e nxorri me goje. E perseriti kete veprim disa here dhe kur u ndje gati, doli nga tualeti duke mbyllur deren pas vetes.

Doli me e forte se kurre. E gatshme per te perballar gjithçka. Po, gjithçka, por ne kete gjithçka nuk perfshihej skena qe i doli perpara syve.

Duart e holla te Erle bjondines te ngaterruara ne floket e Krisit, trupi i saj puthitur me te tijin dhe buzet mbi buzet e tij. Ata po putheshin qetesisht si dy te dashuruar. Po putheshin ashtu siç ai bente disa muaj me pare me te.

Zot, nuk po ju besonte syve. Nese deri pak çaste me pare kishte ruajtur nje fije shprese se ata nuk ishin asgje perveçse shoke ku ajo pretendonte me shume, tashme ishte bindur se ata nuk mund te ishin kurresesi te tille.

Kishte ngelur e ngrire ndersa shtrengonte forte me njeren dore cepin e banakut pertej te cilit, banakierja topolake e shihte me keqardhje. Dreqin, kaq shume e kishte dhene veten saqe kishte fituar keqardhjen e asaj gruaje simpatike. Jo, ajo ishte e forte. E forte sa per te perballuar gjithçka. Aq e forte sa per ti çuar ne djall te dy.

La nje kartemonedhe dhjeteshe mbi banak duke i bere te ditur banakieres se ishte per llogarine e tavolines dhe nxitoi drejte daljes. Shpejtoi hapat duke zbritur tre shkallet ne dalje te lokalit dhe u perballe me ajrin e ftohte te nentorit. Instiktivisht, per tu mbrojtur paksa nga i ftohti, mbertheu zinxhirin e xhupit deri ne fyt dhe pershpejtoi hapat drejt shtepise.

I kishte çuar ne djall te dy. Le te benin çfare te donin qe sot e tutje. Edhe ai Krisi qe hiqej si i kujdesshem dhe i dashur kishte dale nje njeri i ulet ashtu si bjondina krahe tij. Fundja, njerezit shoqerohen me ata qe kane te njejtin nivel, me ata qe pershtaten. Dhe ai pershtatej me ate nivelin e ulet, me ate femren e zhgerryer ne tualet, jo me te. Jo me Klean natyrale me deodorantin, te vetmen gje jonatyrale ne trup.

I kishte çuar ne djall, por jo pa i shoqeruar me lote. Lotet qe ishin bere  shoqeruesit e saj te perditshem. Po ecte dhe qante si ate dite kur e kishte braktisur ne shtepine e tij, por ndryshe nga ajo dite kur vetem e kishte lene, sot ndihej edhe e penduar. E penduar qe e kishte lejuar te rikthehej ne jeten e saj qofte edhe si shoke.

Po ku eshte degjuar ndonjehere qe dashuria kthehet ne miqesi? Askund, perveçse ne librat apo filmat romatike. Epo kjo ishte jeta e saj, nje realitet. Realitet i hidhur, jo nje film apo liber i shkruar mjeshterisht bukur. Ky ishte realiteti i saj, i hidhur dhe shkaterrues.

Arriti ne hyrjen e pallatit ndersa fshihte lotet me mengen e bluzes. Nuk mund te futej ne shtepi me lote ne sy. Jo, nuk deshironte te merziste te emen. U nis te ngjiste shkallet me kujdes. Ngjiste disa dhe pushonte per pak. Vazhdoi keshtu derisa arriti perpara deres se apartamentit.

Hapi deren me kujdes ndersa brenda e priti e ema. Ulur ne njerin nga divanet e dhomes se ndenjes, ajo po shihte nje emision gatimi. Hoqi vemendjen nga televizori duke e perqendruar te gjithen mbi te bijen.

-Shpirt, pse u ktheve kaq shpejt? Ku eshte Krisi?-pyeti, ajo.

-Sepse me vjen gjume.-ju pergjigje qete edhe pse zemra e tradhetonte. Rrahjet e saj te shpejta i shkaktonin dhimbje te padurueshme.

-Po Krisi?-kerkoi te dinte serish, e ema.

-ouu na lere rehat. Nuk dua ta shoh me me sy. Le te shkoj ne djall po deshi.-shfryu e trishtuar, ndersa nisej per ne dhomen e saj duke e lene te emen me nje dyzine pikpyetjesh ne koke.

U nderrua ne pizhamat e saj te preferuara me miusha dhe u struke poshte batanijes se bute e te ngrohte. Mendoi se ngrohtesia do te qetesonte ato rrahjet e forta e te dhimbshme, por me kot. Ato jo vetem qe nuk u qetesuan, por ndiente akoma me shume dhimbje ndersa qendronte shtrire.

U çua prej shtratit duke marre prej komodines nje ilaç qetesues nga ato qe Doktor Drini ja kishte dhene ne nje recete per rastet kur kishte kriza. Pasi piu ilaçin, u shtri perseri teksa ndjente faqet e ftohta ti pershkonte nje vale nxehtesie. Ishin lotet qe lagen fytyren e saj imcake.

"Ma ktheve borxhin, Kris. Me lendove dhe me shume se ç'bera une me ty. Me dhe jete duke paguar operacionin tim, por po me vret ngadale me sjelljet e tua",peshperiste ndersa qante qetesisht.
"Kam nevoje per ty, babush. Kam nevoje te me perkedhelesh koken, te me thuash se gjerat jane kalimtare dhe kjo do te me kaloi nje dite. Kam nevoj per ty"...

FejesaWhere stories live. Discover now