26. Dhoma sekrete

2.8K 179 76
                                    

-Kris, eshte shume erresire ketu. Dreqin, ti hyre pas nje dollapi. Mos me thuaj qe ti ke nje dhome ku flet me fantazma si ne ato filmat horror?-bertiste, Klea.

Nga dita qe kishte fjetur ne shtepine e Kris, kishte kaluar rreth 1 jave. Ata takoheshin cdo dite dhe argetoheshin bashke ne menyra te ndryshme. Nje nga keto menyra ishte dhe te berit pazar sebashku. Gje te cilen do ta provonin per here te pare te nesermen. Per kete arsye ai e kishte ftuar Klean te flinte ne shtepine e tij.

Dhe ja ku ishin. Pas nje dreke te shijshme qe kishin gatuar te dy per gjithe familjen, kishin pare nje film horror (preference e Krisit) dhe ky i fundit kishte vendosur ti rrefente nje sekret. Sekret qe kishte lidhje me nje hyrje te fshehte pas nje dollapi qe dukej shume normal. Epo ne pamje te pare, sepse sapo hapje deren e tij nuk perballeshe me rroba te varura apo te palosura, por me nje dere te vogel. Dere ne te cilen kishte hyre Kris dhe i kishte kerkuar Kleas ta ndiqte.

Sapo kishte hyre, Klea ishte perballur me nje erresire te frikshme dhe disa shkalle te ngushta. Ishte munduar te ngjitej, por ajo erresire po i fuste te drithurat. E dorezuar si nje femije frikacak, nuk kishte vazhduar me tej, por e therriste Krisin duke qendruar ne hyrje te shkalleve.

-hej...mos bertit kaq shume.-ju kthye, Kris.

Me nje çakmak ne dore, ai ishte shfaqur ne fillim te shkalleve duke e trembur per vdekje. Drita, zhurma e cakmakut dhe zeri i tij ne gjithe ate qetesi e kishin bere per uje te ftohte, Klean. Tashme ajo qendronte me doren ne zemren qe i rrihte sikur do ti çante kraharorin nga casti ne çast.

Nga ana tjeter, Kris kishte shperthyer ne te qeshura. Fytyra e saj sikur te kishte pare nje fantazem te tmerrshme e kishte bere te qeshte. Edhe te donte nuk e shmangte dot.

-ti je shume budalla.-mezi i tha me zerin qe i dridhej.

-vogelushe, u trembe?-e pyeti, ai me buzet vesh me vesh.

-joo.-ja ktheu, ajo me ironi.

Kris, e mori ne perqafim sapo zbriti shkallet me te shpejt. I puthi ballin disa here dhe i kerkoi falje. Madje, ju betua se nuk do ta trembte me. Me ne fund, per te rregulluar gabimin e pak çasteve me pare, e mori ne krahe dhe bashke me te ngjiti shkallet.

Drita e vetme qe ndriconte ne ate erresire tmerruese, ishte cakmaku qe ai ja dha Kleas ta mbante ne njeren dore, pasi ai i kishte te dyja te zena duke e mbajtur ne krahe.

Ngjiti shkallet me kujdes ndersa i dhuronte ndonje puthje te vockel ne fytyre dhe ndaloi perpara nje tjeter dere. E shtyu me berryl qe te hapej dhe u fut brenda.

Klea ishte e mahnitur. Perpara saj ndodhej nje dhome e madhe afersisht si papafingo. Ajo ishte e mbushur ane e kend mureve me piktura te ndryshme. Ne njeren pjese te saj ndodhej nje tavoline e vogel me rafte nen te te mbushura me embelsira, cokollata dhe gjera te tjera. Prane saj ishte nje frigorifer i vogel ngjyre kaf, mbi te cilin ishte nje shporte e vogel me fruta te ndryshme.
Nga ana tjeter, perkatesisht krahu i djathte i tyre, ishte nje divan, nje tapet mbi te cilin ishte shtruar nje batanije e trashe dhe dy jastek mbi batanije.

Dhoma ishte e ndricuar nga nje llampadar i kuqerremt qe leshonte drite poashtu te kuqerremte. Kjo i jepte ambientit nje hije romantike. Gjithçka tjeter dukej e rregullt dhe e paster. Vihej re qe, Kris kujdesej shume per mbarvajtjen e ketij ambienti.

-te pelqen?-u degjua zeri i Krisit.

-eshte kaq... waw. Nuk e dija se ekzistonin ne realitet keto vende.-shprehu simpatine e saj per ambientin.

-kjo ka qene dhoma e femijerise se babait tim.-shpjegoi Kris.- Gjyshi im ja kishte dhuruar ne ditelindjen e tij te dhjete dhe prej atehere, ai nuk i ndahej ketij vendi. Kur une isha pese vjeç e ndoqa babin fshehtas dhe e zbulova kete vend. Qe prej atehere eshte bere vendi im dhe askush nuk hyne ketu.-perfundoi.

-ti po thua se askush nuk e di kete vend perveç teje?-pyeti kurioze, Klea.

-e dine qe ekziston, por asnje nuk kam lejuar te hyje. Eshte prona ime dhe ka hyrje vetem prej dhomes sime.-rrefeu Kris.

-po keto pikturat?-pyeti e çuditur, tjetra.

-hmm...-u mendua pak ai.-te kujtohet ajo gjeja qe po beja ate dite dhe ajo qe te kerkova te me ndiqje pa me pyetur se ku?
Klea pohoi me koke.
-Epo une... pikturoj. Kur jam i merzitur, i lumtur dhe kur gjej nje muze te re per te me frymezuar.-perfundoi rrefimin.

-zot, pse s'me kishe treguar? Une te kam treguar qe pikturoj dhe e kam pasion pikturen?-pyeti e lumtur.

Nuk priti me gjate, por pas pyetjes ju hodh ne qafe e lumtur. E puthi ne faqe dhe i shpupuriti pak floket si femije i lumtur. Edhe Kris nuk mbeti pas, por e shtrengoj forte nga faqet si nje bebushe dhe bashkoi buzet ne nje puthje te mbushur ne cdo grimce me lumturi.

Pas pak çastesh ndodheshin te dy gjysem te shtrire mbi batanijen qe Kris kishte hapur mbi tapetin e vogel te kuqerremt. Kishin studiuar çdo pikture me imtesi dhe ne disa prej tyre, Klea kishte hasur fytyren e saj.

"Ti je muza ime me e re dhe e perjetshme, tashme"-i tha Kris kur ajo e çuditur e pyeti se perse ndodhej ne shume piktura te tij. "Eja ta stampojme ne nje fotografi kete çast"- deklaroj ai,  me pas teksa rregullonte aparatin e tij "kodak" per nje shkrepje. Te dy i buzeqeshen aparatit te lumtur ndersa qendronin te perqafuar.

-vogelushe... deshiron qe ta bejme vendin tone sekret kete dhome?-pyeti entuziast, Krisi, duke i larguar disa fije floku qe i binin mbi fytyre.-ketu do te pikturojme te dy kur te jemi te martuar dhe pse jo kur te kemi çerrat tane.-perfundoi me nje buzeqeshje te paster lumturie.

-ata do te na i shperdorojne pikturat..-ja ktheu ajo me nje fytyre qenushi te trishtuar.

-kjo ishte si nje po per te vazhduar me pjesen tjeter te nates?-pyeti dinakerisht, ai.

-per çfare pjese tjeter e ke fjalen?-ju pergjigje e habitur ajo.

-te nisim provat per çerrat qe do te na shperdorojne pikturat.- e vuri ne loje, Kris.

-budalla,aty e ke mendjen ti.-u skuq ne fytyre ajo.

Mesa dukej ata akoma nuk e kishin kaluar ate fazen e shakave pa limit me njeri tjetrin. Klea vazhdonte te skuqej pas çdo ngacmimi qe Kris i bente.  Nga ana tjeter ai e adhuronte fytyren e saj te skuqur nga sikleti teksa kerkonte te strukej si struci ne kraharorin e tij.

Pikerisht keshtu ndodhi edhe kete here. Ajo e ndjere ne siklet u struk ne kraharorin e tij te gjere ndersa ai i puthte koken. Pas disa puthjeve, ai mori ne duar fytyren e saj dhe filloji ta puthte ne cdo pjese te saj derisa arriti ne vendin e tij te preferuar, buzet e saj mishtore e te trasha.

I dhuruan njeri-tjetrit puthje te gjata dhe deshiruese teksa duart e tyre shetisnin neper trupat e njeri-tjetrit. Trupa qe dridheshin nen prekjet e buta dhe eksploruese. Trupa te ndjeshem qe deshironin me shume se ato puthjet e nxehta.

Pas pak duart e tij e kishin gjetur vendin poshte bluzes se holle qe ajo mbante veshur. Gishtat e tij luanin me lekuren e barkut sikur te ishin telat e nje kitare, bute dhe natyrshem.
Shkeputi puthjen per pak duke i ulur buzet pak me poshte, ne qafen e saj hollake, aty ku parfumi me arome te mire ishte bere njesh me aromen e lekures.

E prekte bute dhe me kujdes ne pjesen me te ndjeshme pas veshit te saj. Ishte pikerisht ai vendi ku ndjeu se si ajo pas disa puthjeve te njepasnjeshme tendosi trupin dhe i peshperiti embel: te kam kaq shume xhan.

Kaq mjaftoi qe duart e tij te ngjiteshin me siper, ne gjoksin e beshem te saj. Ajo, instiktivisht i ngriti bluzen e pambukte duke depertuar duart ne shpinen e zhveshur . Filloi t'ja perkedhelte lekuren me majat e gishtave nderkohe qe ai e shtriu ne batanije e bute dhe me nje levizje te shpejte hodhi tutje bluzen e saj. Te njejten gje beri edhe me bluzen e tij dhe me pas bashkoi trupat e tyre me njeri-tjetrin duke i falur edhe me shume ndjenja momenteve qe po perjetonin.

Ishte Klea, ajo qe dridhej lehte nga emocionet. Dukej si nje krijese e vogel, e pambrojtur nen trupin e tij te formua dhe shpatullgjere. Ata ishin te persosur bashke, perbenin nje çift perfekt te bere per njeri-tjetrin. Te lindur per te shprehur dashuri, emocione dhe miresi...

FejesaTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang