42. Shoke

2.5K 171 71
                                    

Tashme dinte çdo per ate korridor te gjate dhe te qete. Ishte i lyer ne ngjyre te bardhe, diku ne cep kishte tre stola metalik, ne anen tjeter kishte disa dhoma nga te cilat hynin dhe dilnin pacient dhe infermier. Madje kishte mesuar se ishin 4 infermiere ato qe kujdeseshin per pacientet e ketij kati.

Kishte mesuar pothuajse gjithcka por nuk dinte asgje per ate, arsyen per te cilen ndodhej aty. Mjeku ju kishte thene se operacioni zgjaste maksimumi 4 ore, por kishin kaluar edhe 30 minuta nga koha maksimale dhe askush nuk po dukej nga dera e bardhe e salles se operacionit.

Erisa kishte zene vend ne njerin nga stolat metalik dhe nuk kishte levizur per asnje çast. Diku para dy oresh i ishte afruar asaj me nje kafe ne dore. Ajo e kishte pire qetesisht ndersa hidhte ndonje fjale si per te shtyre oret.

Dhe ja me ne fund, mjeku hollak doli duke mbyllur pas tij deren e madhe dhe u drejtua nga Erisa. Kris qe bente ecejake rreth koridorit te ngushte, u afrua nxitimthi prane tyre sapo e pa te dilte.

-Operacioni shkoj mire...tani do te presim sa ti dali efekti i anestezise dhe te shohim nese zemra do te reagoj mire ndaj nderhyrjes. Mund te kete disa komplikime te vogla, te cilat do te mundohemi ti neutralizojme. -perfundoi fjalen, mjeku.

-Faleminderit, -falenderuan te dy njezeri, Erisa dhe Kris.
Ky i fundit pyeti se kur mund ta shihnin dhe mjeku i tregoi se pas nje ore, ndoshta do te ishte e mundur.

-Faleminderit, bir. -falenderoi, Erisa.-Zoti ta shperbleft kete te mire qe bere per vajzen time.-plotesoi, me syte e perlotur ndersa perqafonte, Krisin forte.

-Mos me falendero. Une dua vetem qe ajo te behet mire.-ja ktheu, Kris.

***
Nje ore qe ju ishte dukur sa njemije. Ora e fundit mbi ata stola te akullt ju ishte dukur me e gjate se rreth pese oret qe kishin pritur qe operacioni te perfundonte. Tani ishte çasti qe njeri prej tyre do te futej te shihte Klean e sapo zgjuar dhe sigurisht qe kjo njera do te ishte nena e saj.

Erisa u fute qetesisht brenda edhe pse dridhej e gjitha, ndersa Kris nuk e leshoi stolin e hekurt. Ishte ne ankth. Po, kishte nje ankth te jashtezakonshem per gjendjen e Kleas.

Nga ana tjeter, sapo Klea kishte hapur syte ishte perballur me fytyren e rrumbullakosur te nje infermiereje mbipeshe rreth te dyzetave. Ishte ndjere konfuze dhe e pergjumur. Sapo tjetra i kishte sqaruar gjendjen ne te cilen ndodhej, kishte fjetur serish. Kur e ema kishte shkuar prane saj, ajo vetem ishte permendur pak dhe kishte fjetur serish.

Vetem nje "mire" kishte qene pergjigja e saj kundrejt dhjetra pyetjeve pa reshtur te se emes. Pergjumja e saj e kishte shqetesuar paksa Erisen, por mjeku e kishte qetesuar me faktin se ishte e lodhur prej anestezise.

Qe prej takimit te Erises me te bijen kishin kaluar shtate ore dhe tashme ishte mbremje. Klea ishte ne terapi intensive dhe Kris priste orarin per ta pare. Nga ana tjeter, Erisa ishte larguar per ne shtepi. Aleksa kishte nevoje per te, por do te priste edhe Enin, vajzen e madhe qe do te mberrinte ne mbremje nga Italia.

-Djalosh, mund te hyni.-ju drejtua njera nga infermieret, Krisit.
Ky i fundit u ngrit menjehere nga vendi ku kishte qendruar per ore te tera dhe me hapa te nxituara u nis drejt dhomes ne te cilen ndodhej Klea.

Ajo ishte aty, e zverdhur mes tubave dhe serumeve. Nese disa ore me pare i ishte dukur e brishte, tashme i dukej si diçka e thyeshme dhe teper delikate.

I shkoi prane dhe i preku doren e djathte. Lekura e saj delikate ishte e akullt dhe dukej si e pajete. E shtrengoi forte mes duarve te tij te medhaja si per ti dhuruar pak ngrohtesi nga e tija. Ajo ishte ne gjume dhe kjo gje nuk i pelqente hiç. Te pakten kishte shpresuar per nje shikim apo buzeqeshje, per te cilat u zhgenjye tani qe nuk po i merrte.

I puthi doren, njeren faqe dhe ne fund ballin. Te pakten, fytyra kishte pak ngrohtesi edhe pse e zbehur ne ngjyre. I largoi disa fije floku nga syte ndersa nuk i mbajti dot lotet, nje pike e te cileve perfundoi mbi faqen e saj.

-Te dua kaq shume, vogelushe.-i peshperiti prane veshit.-Mezi po pres te behesh mire. E di qe ti do te me largosh nga vetja, por me mire te te kem larg dhe te jesh mire sesa keshtu. -dhe ndersa thoshte fjalet e fundit, intensiteti i loteve u rrit. Ndihej keq. Nuk mund ta shikonte ashtu ate. Ajo ishte mjaft delikate per te perballuar gjithe kete.

-E di...-peshperiti pas pak.- Une e kam gjetur nje menyre se si te shoh. Te kam ndjekur keto muaj per çdo dite kur ikje ne shkolle apo ne pune. Dija pothuajse cdo gje per ty. E di... do ta bej perseri kete gje, vetem ti behu mire.-e puthi ne balle forte ndersa i mbante per pak buzet aty si per ti vjedhur pak nga aroma e saj dhe u largua.

***

-Po ta them per te njemijten here, nuk do iki ne Itali. Nuk dua te kurohem sepse nuk jam e çmendur. Nese ti ke deshire mund te ikesh vete.-zeri i Alekses kumbonte ne gjithe shtepine.

Kishin nje jave qe degjohej çdo dite e njejta bisede. Aleksa nuk pranonte te shkonte me te motren per kurim ne Itali. Kishin 7 dite qe Eni dhe Erisa mundoheshin ta bindnin, por ajo nuk i degjonte. Kishin provuar edhe ta mbyllnin ne dhome per nje dite te tere, por rezultati qe moren ishte dera e dhomes e thyer. Aleksa e kishte thyer braven me sende te forta qe kishte gjetur ne dhome.

Si çdo dite, edhe sot ato shfryne te dorezuara dhe e lane te ikte. Ajo rrembeu çanten dhe hapi deren, por ne vend qe te dilte jashte saj, hyri perseri brenda. Kris u fut pas saj. Mesa dukej ai kishte qene duke ardhur per tek ato kur Aleksa hapi deren.

-Ku po shkon me kaq nxitim?-e pyeti ai, Aleksen.

-Po ty ç'te duhet.-ja ktheu keq, ajo.

-Nese mendon te shkosh tek i dashuri yt, Dioni, po te informoj se nuk eshte me rrotull.-ju pergjigj, ai.

-Pse ku shkoi?-uleriti, tjetra.

-Besoj se me kupton qe nese ai nuk eshte, as ti nuk mund ta marresh ate qe kerkon.-injoroi pyetjen e saj duke vazhduar biseden e tij.- Duhet te kurohesh, Aleksa. Po shnderrohesh ne nje rrugaçe keshtu siç sillesh. Me degjo mua, shko me Enin dhe kur te jesh e paster do te me falenderosh.- keshilloi, ai, ndersa e kapte nga duart qe i dridheshin.

-Kam nevoj te pi, Kris.-u tregua e sinqerte, ajo.

-Ok do pijme bashke ketu ne shtepi, por neser do te ikesh me Enin. Me premton?-i ofroi mbeshtetje ai.

Fundja nje pijanec per kete ka nevoje, shoqeri dhe mbeshtetje. Nese e kundershton dike, ai do te beje te kunderten e asaj qe i kerkojne. Mesa duket Kris dinte si ti perballonte situata te tilla. Ndoshta, sepse disa vite me pare kishte qene ne vendin e saj. Por ndryshe nga Aleksa, ai nuk drogohej perveçse te pinte alkool.

-Te premtoj.-pohoi, ajo.

Premtim pijaneci, por si nje te tille ai do ta niste per kurim. Gjysme shishe Vodka e ruante efektin per dy ore qe zgjaste udhetimi per ne Itali. Dhe keshtu ndodhi. Te nesermen Aleksa u nis me te motren per ne Itali, ndersa Klea dilte nga spitali.

Gjate ketyre diteve, Klea ishte permiresuar dhe mund te ecte ngapak. Erisa i qendronte prane dhe Kris ndonjehere. Ketij te fundit, ajo i kishte kerkuar te ruanin nje raport shoqeror me respekt reciprok per hire te ndihmes qe i kishte ofruar. Kris kishte pranuar edhe pse ne te vertete kerkonte diçka me shume se shoqeri me te.

Fundja atje ku nuk eshte e mundur te hyje dashuria, hyne miqesia. Eshte miqesia ajo qe mbush boshlleqet qe le dashuria. Eshte miqesia ajo qe te mbane zemren ngrohte nga acari i vetmise. Me mire shoke dhe prane se te dashuruar dhe ne rruge te ndryshme...
__________________________________
Ps: Si ju duket zgjedhja e Kleas per te mbetur miq mes tyre. A mendoni se do te funksionoj miqesia?

I kam bere nje permbledhje situates ne kete kapitull sepse nese e vazhdoja zgjatej shume historia.

Fejesaحيث تعيش القصص. اكتشف الآن