30. Byrzylyku

2.3K 169 53
                                    

-Ti e dije qe ata ishin te lidhur?-pyeti e nervozuar, miken e saj.

Meqe Andi, i fejuari i Iljenes ishte ne Kosove tek prinderit e tij, kjo e fundit kishte ftuar Klean te flinte ne shtepine e saj. Klea nuk kishte ngurruar te shkonte dhe madje kishte menduar se kjo gje kishte ndodhur ne kohen e duhur. Kishte nevoje te shprehej dhe te diskutonte rreth ngjarjeve me Erikun dhe Elisen dhe te merrte keshilla nga nje mike e vertete. Iljena ishte perhere e gatshme ta keshillonte dhe mbeshteste.

-po, e zbulova para nje jave dhe asnjeri nuk e mohoi.Kam dyshuar gjithmone se lidhja mes tyre ka qene me shume se shoqerore.-rrefeu, Iljena.

Kishin gjithe pasditen qe diskutonin te njejtat gjera, lidhjen e Erikut me Elisen. Pasi kishte pasur nje debat me ta, Klea ishte larguar e nervozuar me ato çka kishte degjuar.

Eriku dhe Elisa kishin rreth nje vit te lidhur ne fshehtesi. Çdokujt do ti lindte pyetja: perse i propozoi, Kleas? Kjo pyetje i lindi dhe vete asaj dhe pergjigja qe mori nuk ishte aspak normale dhe e pranueshme. Eriku i kishte propozuar per shkak te nje basti me Elisen. Kur ai e kishte humbur bastin ne fjale, Elisa i kishte kerkuar te çonte ne shtrat Klean meqe kjo e fundit ishte e dashuruar pas tij.

Po, Eriku e kishte ditur gjithmone qe Klea linte koken pas tij dhe kurre nuk i kishte interesuar kjo gje. Interesi i tij filloi kur humbi bastin me te dashuren. Sapo te permbushte bastin, ai do te largohej nga ajo pergjithmone. Vajzat pa eksperience dhe pasuri nuk ishin ne preferencat e tij. Fundja pse te ishte ai qe te plotesonte tekat e nje femre me rrogen e tij kur mund te ishte e kunderta.

"Ti ishe nje bast qe pasi ta realizoja do te hidhja atje ku e ke vendin, ne plehra"-i kishte thene ai, Kleas.
"Ishte kenaqesi qe te te çoja une me pare atje ku e ke vendin, ne djall"-i ishte kunderpergjigjur ajo.

Keto kishin qene fjalet permbyllese te debatit te tyre ne qendren tregtare perpara se Klea te largohej, por jo pa degjuar dy kercitje shpullash. Shpulla qe Aleksa ju kishte dhene çiftit perpara se te dilte krenare nga dyqani pa e vrare mendjen per syte kurioz te klinteve te tjere. Me ne fund kishte bere dicka te vlefshme per te motren edhe pse per leke Aleksa bente gjithçka.

-nuk e kuptoj perse me zgjodhi mua, Elisa? Ne ishim mike te vjetra..-pyeti, teksa fshinte lotet e paftuar qe i lagen faqet.

-Sepse ti ishe e dashuruar me Erikun prej vitesh dhe do beje cdo gje per te. Keshtu ai e kishte me te thjeshte te te fuste ne shtrat. Sepse nuk e ke babain dhe as nje vella qe te te mbronte pasi ai te realizonte qellimet e tij. Dhe sepse... Elisa te ka pasur gjithmone zili per karakterin e forte qe ke. Ajo lidhej,dashurohej dhe lendohej, ndersa ti nuk pranoje asnje djale. Thjeshte pune xhelozie.-shpjegoi, tjetra duke renditur disa arsye te vlefshme.

-Une... kisha besim tek ajo. E kisha si moter, dreqin.-psheretiu, Klea, perpara se te ngasherehej ne te qara.

-Zemer, mos ki besim tek askush perveç nenes tende.-e keshilloj, Iljena.

-As tek ty?-pyeti si nje femije i vogel, ajo.

-As tek une. Eshte me mire kur nuk beson tek askush sepse kur zhgenjehesh eshte shume keq. Beso dhe kontrollo, me mire.-u tregua e sinqerte, mikja.

-ndihem keq... Nuk e di çfare ndjej me. Kane ndodhur kaq shume gjera keto kohet e fundit sa po ma rrotullojne jeten 360°.-rrefeu e sfilitur.-Perse hoqen dore kaq lehte ata te dy? Nuk te duket e çuditshme? Ndoshta ka dicka tjeter...dicka nuk shkon ne kete mes.-shpjegoi.

-Se di, por bej kujdes, te lutem.-keshilloj, se fundmi Iljena perpara se ti rrembente gjumi.

***
-Vogelushe, si ja kaluat mbreme?-pyeti, Kris teksa perqafonte Klean dhe pershendeste me pas Iljenen.

Meqe vajzat kishin pune ne universitet, Kris ishte ofruar ti shoqeronte me makine. Nuk deshironte per asgje qe Klea te verdallisej autobusave ne gjithe ate vape qe ishte. Per kete arsye kishte lajmeruar ne pune se do te shkonte pak me vone dhe kishte shkuar ne shtepine e Iljenes per te marre vajzat.

-mire.-u pergjigje thjeshte, ajo.

Dukej qe ndihej ne kundershtim me fjalen qe tha. Rrathet poshte syve, syte e fryre dhe vetullat e ngrysura nuk sinjalizonin dicka te mire. Por Kris vendosi te bente sikur e besoi. Fundja, nuk ishte vendi dhe as koha per te rremuar me tej ne gjendjen e saj.

-Si mund t'ja kalojne dy shoqe te vjetra, hata fare.-u mundua te rregullonte situaten, Iljena nga sedilja e pasme.

Kris buzeqeshi dhe vazhdoi ti mbante syte perpara. Here pas here hidhte shikimin ne sediljen prane per tu siguruar nese e fejuara e tij ishte mire. Dhe ishte njera nga keto here kur syte i kapen dicka te papelqyeshme per te. Byrzylyku qe nje dite me pare ja kishte blere duke i sugjeruar mos ta hiqte kurre, nuk ndodhej ne doren e saj.
U nervozua, nuk i pelqeu fare ky veprim femijenor. Ai i kishte blere me dashuri ato byrzylyke qe perfaqesonin gjysmat e njeri-tjetrit dhe ajo e kishte shperfillur qe diten e dyte.

Klea cdo dite e me shume e vinte ne dilema. Ne nje çast ndihej mire nen perqafimet dhe pranine e tij, ndersa ne nje tjeter thoshte gjera te pamenduara dhe bente veprime te tilla. Diçka nuk shkonte me te. Diçka e mundonte dhe kjo nuk ishte asgje e mire. E ndjente... shume gjera po afronin. Gjera aspak te mira, sipas parashikimeve te tij.

-Klea, ku e ke byrzylykun?-theu heshtjen.

-ups, dreqin... me duket se e kam harruar ne shtepi kur bera dush dje...ose... ne shtepine e Iljenes... Di gje ti?-ju drejtua me medyshje, mikes.
Kjo e fundit mohoi duke treguar se nuk e kishte ne dore kur kishte shkuar tek shtepia e saj. Perndryshe, nese do ta kishte pasur ajo do ta kishte pyetur per prejardhjen e tij.

Rrefimi i sinqerte i mikes se Kleas, e nervozoi edhe me shume Krisin. Klea pervecse e papergjegjshme, ishte e sigurt qe nuk ndjente per te. Ne te kundert si shpjegohej nje neglizhence e tille? Kur ndjen per dike, gjerat qe ai person te dhuron apo çastet me te jane gjerat me te bukura qe patjeter duhet te ndahen me shoqerine. Klea nuk e kishte bere dicka te tille, nuk i kishte rrefyer mikes se saj per byrzylykun dhe simboliken qe ai mbarte edhe pse kishte pasur kohe nje nate te tere. Nate qe kushedi me çfare bisedash ishte konsumuar.

Si çdo here kohet e fundit, vendosi te heshte. Koha, ajo do te tregonte çdo gje. Ajo do te tregonte nese Klea do ndjente ndonjehere per te ose jo. Koha qe mesa dukej po sfidonte rende zemren e Krisit.

-me fal, u merzite?-pyeti, Klea kur vereu fytyren e trisht te Krisit.-do ta gjej patjeter. Diku ne shtepi e kam lene se isha e lodhur dje.-u justifikua.

-jo, vogelushe.-ja ktheu trishtueshem.

Nje çast, nje xhest apo qofte nje mimike fytyre qe dikush bene, mund te jete fatale per dike tjeter. Nje zemer, zemer e brishte dhe shpresuese mund te kriset. Krisje qe kurre nuk behen me nje, siç ishin me pare.
Nje krisje te tille mori edhe zemra e Krisit. Krisje te thelle ne copezat qe mezi i kishte mbledhur me kujdes nga thyerja e dy viteve me pare...
__________________________________
Ps: Eshte nje pjese e shkurter dhe jo shume terheqese, por shume e vlefshme per te shpjeguar gjendjen e dy personazheve kryesor. Gjendje qe do te ndikoj ne te ardhmen e tyre.
Pak nga pak gjerat po krisen...😈😈😈

Mos me urreni 😜😜

FejesaWhere stories live. Discover now