13. Keshilla

2.5K 179 106
                                    

Kishin perfunduar çokollatat rehatuar ne divanet e bute te shtepise se mikes se saj. I kishte rrefyer gjithçka çfare kishte ndodhur ditet e fundit. I kishte hapur zemren mikes se saj me te shtrenjte.

Iljena ishte nga ato miket e rralla qe kur te bie fati ta kesh, nuk duhet leshuar kurre. Ishte si ato reliket per Klean, e vjeter dhe shume e vlefshme. Besimi dhe ndihma qe i kishte ofruar perhere ishte nje nga pikat kyçe te shoqerise se tyre disavjeçare.

Shoqeri qe kishte nisur ne bankat e shkolles fillore. Atehere kur Eriku i ishte distancuar, ne klasen e gjashte, Iljena i kishte ofruar miqesine e saj te paster te cilen Klea e kishte pranuar me shume deshire. Kishin ndare çdo gje bashke, nga veshjet e deri tek çokollatat. Ndanin te njejtat pasione dhe mendime per jeten.

Edhe Iljena ashtu si Klea vazhdonte universitetin per Arkitekture. Perpara nje viti kur Iljena u shperngule ne shtepine e Andit, te dyja miket e benin rrugen per ne shkolle sebashku. Kjo per shkak se jetonin ne te njejten lagje dhe Andi i shoqeronte me makinen e tij. E pavarsisht se i mungonte shume ne lagje, ku e takonte pothuajse çdo dite, ishte e lumtur qe mikja e saj kishte gjithcka qe donte prane te fejuarit.

Andi ishte gjithashtu djale i shkathet dhe shume i dashur. E kishin njohur ne gjimnaz dhe prej atehere nuk ishin ndare te tre. Diku nga mesi i vitit te dyte, ai i kishte shprehur ndjenjat Iljenes i ndihmuar nga Klea. Ajo ishte si te thuash mesazhderguesja e dashurise se tyre. Ishte ajo qe merrte mesazhe dhe shprehje ndjenjash nga njeri dhe ja delegonte tjetrit. Per kete role qe kishte ndermarre, kishte fituar dashurine vllazerore te Andit. Ai e respektonte dhe trajtonte si nje moter.

-Une mendoj...-theu heshtjen Iljena, per here te pare pas atyre minutave te tera kur kishte folur vetem Klea.-Kristjani, me gjithe keto cilesi qe po me tregon, eshte personi ideal qe te nevojitet ne jeten tende. Perveçse i pjekur dhe i matur eshte dhe shume i sjellshem.

-vertet?-e pyeti Klea. Pyetje qe me shume ishte retorike sesa kerkuese.

-me beso, nje dite dashuria mbaron ose humbet ato emocionet e fillimit, dridhjet e trupit, skuqjet ne fytyre, gezimi kur e shikon te futet ne dere dhe mesazhet dashurishprehese zhduken. Ajo qe ngelet eshte respekti. Respekti per ate qe ke prane dhe perkujdesja qe te jete mire dhe i shendetshem. Pra, nese Kristjani eshte vertete ashtu siç e ke njohur sot, per mendimin tim vazhdo me te dhe leri pas ato fiksimet per Erikun. Eriku eshte nje i papjekur qe nuk do ta dije kurre vleren. Gjithmone do lendohesh prej tij.-perfundoi keshillat mikja.

-po nese nuk arrij dot ta dua si Erikun?-pyeti e dyzuar Klea.

-ajo qe ti ndjen per Erikun, nuk eshte dashuri, por fiksim. Fiksim per te patur diçka qe e ke kerkuar prej vitesh.-keshilloi Iljena.- Me beso, kur se kemi diçka mendojme se e duam, por kur e arrijme i bie vlera. Dashuria eshte ndryshe. Te duash do te thote te ta kthejne me te njejten menyre qe te ndihesh e plotesuar. Nese nuk ta kthejne ngelesh gjithmone bosh.-perfundoi keshillat.

-Une...-filloj te tregonte Klea, por e nderpreu zilja e celularit.

Ne ekranin e celularit te saj u shfaq emri i Kristjanit. I kishin shkembyer numrat disa ore me pare ne lokalin ne periferi te Tiranes dhe nuk e kishte pritur qe ai ta telefononte kaq shpejte.

-kush eshte?-pyeti Iljena.

-Kristjani,s'po ja hap.-tregoi Klea.

-mendova se ishte Eriku qe te kerkonte falje.- tha mikja teksa bente nje fytyre te zhgenjyer.

-edhe une.-deklaroi tjetra.

Ishte e zhgenjyer, e lenduar, e vrare nga dashuria. Eriku, per te cilin kishte mbledhur aq shume dashuri nder vite, i kishte thyer zemren ne nje dite te vetme. Perse ishte keshtu jeta? Te doje ate qe s'mund ta kishe, ate qe te lendonte qofte edhe me nje fjale. Te thurje nje keshtjelle te tere me enderra dhe ai te cilin e do ta rrezon ate keshtjelle per nje çast pa meshire..

-pergjigju.-theu heshtjen zeri melodioz i Iljenes.-kushedi per çfare te telefonon.

E hapi celularin ende e pabindur per veprimin qe po bente. Nuk ishte e sigurt per asgje ne ato çaste dhe nuk deshironte te perfshinte edhe Kristjanin ne rremujen e mendjes se saj te turbullt. Por keshillat e mikes se saj kishin qene gjithmone te vyera, keshtu qe ja vuri veshin edhe kete here duke bere ashtu si ajo e keshilloje.

-po,Kristjan!-u pergjigje teksa veshtronte miken e saj ti bashkangjitej per te degjuar sado pak zerin e tij.

E beri te buzeqeshte ky veprim femijnor.
Veprim qe edhe Klea e kishte bere per kushedi sa here kur mikja e saj fliste me Andin. Ishin keto xheste te vogla qe ja shtonin dashurine per te gjithmone e me shume.

-Klea, çdo gje ne rregull me punen?-u degjua zeri Kristjanit ne anen tjeter te telefonit.

Dreqin, sa i kujdesshem ishte ky njeri. Kur interesohej per gjera kaq te vogla, nuk e imagjinonte se ç'mund te ndodhte per gjera me te rendesishme. Ky ishte njeriu per te cilin kishte nevoje. Nje djale i kujdesshem deri ne detaje.

-po,sot ma dhane pushim.-genjeu.

-çfare? Ike ne ne shtepi me kete shi te tmerrshem qe po bie?-u habit tjetri.

Iljena qe po degjonte entuziaste si nje femije, u emocionua jashte mase nga xhestet e tij. I beri nje shenje me dore Kleas si per ti thene "sa i mire". Kjo shkaktoi nje buzeqeshje si te nje bebusheje tek kjo e fundit.

-jo, jam tek nje shoqe. Po pres te pushoi pak shiu dhe do te iki ne shtepi.-i tregoi Klea.

-jo, vij te marre une. Me trego kur te jesh gati.-i ofroi ndihme Kristjani.

-s'ka problem une...

-do vij te te marre. Me shkruaj kur te jesh gati qe t'me japesh adresen. Shihemi! -e beri fakt te kryer Kristjani.

Kaq mjaftoi qe mikja e saj ta thumbonte paksa Klean. Nga ana tjeter ajo e kundershtonte dhe keshtu lindi nje mini debat i kendshem midis dy mikeve. "Dua ta shikoj si eshte nga pamja" deklaroi Iljena ne nje çast kur te lodhura nga lufta me jasteket dekorues te divanit, u shtrine ne tapetin e vogel ngjyre vishnje.
"Me shoqero deri tek makina e tij, keshtu e shikon me stil" i kerkoi Klea. Dhe keshtu ndodhi.

Pasi perfunduan bisedat mes tyre,vajzat i derguan nje mesazh Kristjanit, ne te cilin ndodhej adresa e shtepise se Iljenes dhe priten qe ai te vinte. Kur e pane se makina e tij mberriti poshte shtepise, dolen te dyja. Iljena e pershendeti Kristjanin dhe e justifikoi pranine e saj me idene se nuk mund ta linte miken te dilte vetem ne erresire.

-si ja kalove?-e pyeti Kristjani kur ndodheshin vetem ne makine.

-mire, siç mund te kalohet me nje mike.-i rrefeu ajo.

E kur ja kishte kaluar ndonjehere keq me Iljenen? Kurre. Ajo ishte nje mike e vertete. Nje plus per te ishte dhe karakteri energjik i saj. Sa here qe beheshin bashke nuk linin thashethem dhe shaka pa bere. Thashethem si ai qe i kishte treguar per Elizen. Me sakt nje paralajmerim qe ti qendronte larg me justifikimin se kohet e fundit ajo kishte ndryshuar shume. Kjo gje i kishte rene ne sy edhe Kleas. Sjelljet qe bente me Erikun nuk i dukeshin si shoqerore. Vetem uronte mos te kishte ndonje gje me shume se shoqeri mes tyre. E nese do te kishin diçka te tille, perse Eriku do ti propozonte asaj? Dukej kaq absurde.

-shkojme diku?-e pyeti Kristjani pas pak.

-ku?-ju pergjigje mosbesuese me nje tjeter pyetje.

-diku. Po apo jo?

Zot,ishte pothuajse mbremje dhe ai i kerkonte te shkonin diku. Nuk dinte se si ti pergjigjej. Nese i thoshte jo, atehere ai do ta merrte si mosbesim. Nga ana tjeter nese shkonte, kishte paksa frike. Epo argumenti i fundit justifikohej me mendimin se dy dite kishte qe e njihte.

Kryqezoi shikimin me syte e tij kafe te embel dhe ...

FejesaWhere stories live. Discover now