15. Puthja

2.8K 171 132
                                    

Kishte arritur te merrte ate qe donte. Edhe pse ne formen e nje mesazhi, Eriku i kshte thene "te dua".
Biseda e nje nate me pare qe kishte nisur ne kohen kur Kristjani e shoqeronte per ne shtepi, ishte zhvilluar akoma me shume gjate darkes.

Sapo ishte pershendetur me Kristjanin, ishte futur vrullshem ne shtepi ku e priste e ema. Ju ishte shmangur shume pyetjeve te saj dhe disave prej tyre ju ishte pergjigjur. Nena e kishte pyetur rreth takimit me Kristjanin dhe ajo i kishte thene se çdo gje kishte shkuar perfekt. Ne mirebesim e ema e kishte puthur dhe llastuar. Puthje dhe llastime qe Klea nuk i kishte ndiere kurre prej saj.

"Ta shohim a do te me llastosh kaq shume kur te te them se nuk do te fejohem me Kristjanin."-kishte menduar teksa nisej drejt dhomes se saj per te vazhduar biseden e lene pergjysem me Erikun. Bisede qe kishte vazhduar deri ne oret e para te mengjesit kur te lodhur e kishte zene gjumi.

Ishte zgjuar disa ore me vone kur alarmi kishte kumbuar ne gjithe qetesine e dhomes. Pas nje dushi te shpejte ishte veshur dhe nisur per te takuar Erikun. Ky i fundit e priste ne zyren e tij entuziast. Edhe Kleas nuk eshte se i mungonte lumturia,madje dukej femra me e lumtur ne bote teksa qendronte duke veshtruar veten ne pasqyren e ashensorit qe te çonte ne zyren e tij.

Zbriti me te shpejte dhe kur ishte prane deres, trokiti lehte ashtu si nje dite me pare. Priti derisa zeri i tij u degjua, toni i te cilit dukej ndryshe nga ai i nje dite me pare.

-çkemi!-e pershendeti sapo hyri brenda zyres.

-bukuroshe...-ja ktheu tjetri dike u nisur drejte saj.-je bere shume e mire.-shtoi teksa e perqafonte dhe e puthte ne faqe.

Ishte puthja ose afersia me te ato qe i krijuan nje lemsh te pa shpjegueshem ne stomak. Eriku po tregohej shume i embel dhe i dashur me te dhe kjo ishte ajo çfare kishte enderruar per vite me radhe.

Vazhduan duke biseduar dhe sqaruar ngjarjet e nje dite me pare. Nga njera ane Eriku qe i kerkonte falje per sjelljen e tij te pahijshme dhe nga ana tjeter, Klea qe i shpjegonte per Kristjanin. Sigurisht, duke anashkaluar pjesen e paktit. Do ndiqte keshillen e Kristjanit, nuk do ti tregonte gjithe te verteten.

-bukuroshe, ti je e imja. Mos u shqeteso.-kaq ishte pergjigja e Erikut kundrejt gjithe rrefimit te Kleas.

"Ti je e imja", kaq i kishte mjaftuar trurit te Kleas per te fluturuar ne boten e endrrave duke tejkaluar shume fjale dhe xheste shume here me te rendesishme se kaq. Ajo ishte e Erikut, dashurise se saj me te madhe dhe kaq i mjaftonte trupit te saj per tu pushtuar nga emocionet.

Kishin filluar ti dridheshin gjunjet dhe zemra ti rrihte forte. Fytyra kushedi se sa i ishte skuqur dhe duart i ndjente ti djersinin prej emocioneve. Ledhatimet qe i bente Eriku fytyres se saj teksa e mbante perqafuar, i jepnin ndjesine e sigurise. Siguri qe do te thyhej kur buzet e tij sulmuan egersisht ato te sajat.

Zot, po merrte puthjen e pare qe aq shume e kishte enderruar. Duhej te ishte e emocionuar dhe gati te fluturonte nga gezimi, por jo. Nuk po ndiehej mire dhe njejte si ai. Ai i cili puthte eger dhe e mbante shtrenguar pas trupit te tij. Jo, donte ti largonte sa me pare ato shtrengime detyruese dhe ate puthje te eger qe ishte ne kundershtim me buzet e saj te brishta e te paputhura me pare.

Puthja po behej gjithmone e me kerkuese. Ai, qe tashme luante vetem me buzet, kerkonte te eksploronte me tej gojen e saj. E ndersa Klea, kishte ngelur si nje send i pa jete ose statuje e akullt. Nuk po ja kthente. Se pari sepse nuk dinte se si ta bente kur nuk kishte provuar kurre me pare nje eksperience te tille. E se dyti sepse ndihej si nje lendim qe po i behej buzeve te saj te buta dhe jo nje puthje e brishte dhe e pafajshme siç ajo deshironte.

Mblodhi te gjitha fuqite e saj dhe e shtyu trupin e tij larg saj. Nuk mund ta linte qe ai te kenaqte epshet e tij kafsherore me brishtesine e saj. Vertete e kishte enderruar çdo nate puthjen e pare me te, por jo ne kete menyre.

-çfare ke? Pse s'ma ktheve puthjen, vogelushe?-pyeti ai i nervozuar.

-nuk...-"nuk me pelqeu aspak. Nuk ishte ajo qe prisja."-do ti kishte thene, por trokitja e deres e nderpreu fjalen e saj ne mes.

Ishte nje nga koleget e saj qe kerkonte sqarime rreth pages, ajo qe e shpetoi Klean nga sikleti.

Terhoqi çanten e saj te zeze nga njera prej karrigeve dhe ju drejtua deres. As nuk i ktheu dyte prapa per te veshtruar edhe njehere Erikun, qe disa çaste me pare e konsideronte "te sajin". Shpejtoi drejte tualetit me te afert dhe kur ndodhej brenda tij, u sul drejte lavamanit. Shpelau fytyren dhe gojen e saj, qe tashme i dukej e piset.

Njerezit gaboheshin kur tregonin se puthjet ishin magjike dhe te adhurueshme. Asaj nuk i ishte dukur ashtu. Perveçse e neveritshme dhe kafsherore nuk mund ta quante ndryshe. Nuk kishte ndiere asgje perveçse neveri dhe dhimbje.

Pasi e shpelau me dhjetra here gojen dhe fytyren, hodhi syte ne pasqyren qe ndodhej siper lavamanit. Imazhi qe pa nuk i pelqeu aspak. Dreqin, rimeli i kishte nxire fytyren dhe buzet e saj... ishin te skuqura dhe i digjnin. Ne çast falenderoj zotin qe ishte larguar ne kohe perpara se ai te perfitonte nga ajo nje puthje me te thelle. Nese tani e kishte zhdukur neverine ga buzet e saj me pak uje, nese ai do te kishte eksploruar me tej gojen dhe gjuhen e saj, nuk do ta pastronte dot as me dedergjentin me te shtrenjte qe mund te gjente.

Ishte e zhgenjyer. Djali qe ajo e imagjinonte te embel dhe romantik, ishte e kunderta. Kur ai e kishte bere te ndihej keq qe me puthjen e pare, nuk e imagjinonte se si mund te ndihej po ti falte trupin. Jo, jo ai nuk do ta prekte kurre me dore. Nuk do ta lejonte kurre.

Mikja e saj kishte pasur te drejte. Ato ndjenja qe Klea ushqente ndaj Erikut ishin thjeshte fiksime. Fiksime per te pasur ate qe nuk e kishte arritur per vite te tera, fiksim per tu ndiere ashtu si dhjetra vajzat qe shihte ne krahet e tij, fiksim per te ndiere buzet e aq shumedeshiruara nga vajzat qe e rrethoni. Buze qe nuk ishin ashtu siç ajo i kishte imagjinuar. Perfundimisht Eriku nuk ishte dashuri, por fiksim. Fiksim qe e kishte zhdukur tashme.

Rregulloi rimelin dhe u be gati per pune. Sapo zbriti ne sektorin e saj, kolegia qe e kishte shpetuar pak me pare nga Eriku, i buzeqeshi dhe shkeli njerin sy. U mundua ti shmangej duke bere indiferenten, por e dinte fare mire se pas disa ditesh do te dilnin thashetheme per te dhe Erikun. Ai ishte menaxheri dhe djali i paarritshem per puntiret e tij.

Ato tete ore pune ju duken si vite derisa shkoj ora per te ikur ne shtepi. Hyri ne dhomen e zhveshjes dhe rrembeu rrobat e saj per tu nderruar, por disa trokitje ne dere e nderprene. E hapi me kujdes dhe pas saj qendronte Eriku i buzeqeshur.

-shpirt, te pres tek makina.-i foli ai.

"Shpirt"? Me ç'te drejte e quante ai ashtu. Ajo nuk ishte shpirti i askujt, apo ishte? Nje nate me pare kur ai i kishte thene "te dua", ajo i ishte pergjigjur "edhe une". Pra ai kishte te drejte qe e quante ashtu. Klea tashme ishte zyrtarisht e dashura e tij.Dreqin, çfare lemshi kishte sajuar keshtu? Si do te dilte nga gjithe kjo mesele pa u lagur.

Nuk donte. Jo, nuk donte te ishte e dashura, shpirti apo bukuroshja e tij. Jo, pas asaj puthje te neveritshme qe kishte marre disa ore me pare. Donte ta hiqte qafe Erikun ashtu siç kishte hequr fiksimin per te, por si? Si ti shmangej dhe ta largonte pergjithmone prej saj? Apo nuk ishte nevoja? Mos ndoshta e donte dhe ajo neveria qe kishte ndiere per te ishte diçka kalimtare qe do te zhdukej sapo te ndjente perseri buzet e tij mbi te sajat?

Nuk e dinte.  Nuk dinte asgje çfare ndjente dhe donte ne ato çaste. Ishte konfuze si dreqi. Konfuzitet qe do te thellohej me shume kur ndodhej perseri ne te njejten situate si disa ore me pare.

Eriku e kishte shoqeruar per ne shtepi dhe tanime ndodheshin poshte pallatit te saj. Gjate gjithe rruges i ishte shmangur shikimit apo prekjeve te tij me idene se ishte e lodhur. E ndersa tani, ai kishte parkuar makinen dhe e kishte perqafuar. Njera dore e tij i ledhatonte floket, por çuditerisht nuk ndihej mire nen ato prekje. Nuk ndihej ashtu siç ishte ndiere nje nate me pare nen perqafimin e kraheve te Kristjanit.

-me duhet te largohem sepse u be vone.-i tha Erikut teksa perpiqej ti largohej perqafimit te tij.

-jo pa kete.-ja ktheu ai teksa tentonte te puthiste buzet e tyre perseri si disa ore me pare.
Tentative qe mbeti e tille sepse ajo ju shmang duke hapur deren e makines.

-shihemi, naten e mire.-e pershendeti kur ndodhej jashte saj...

Nga ana tjeter, Eriku ishte gati te shperthente nga inati. Si mundi ta linte ajo ashtu? Kush ishte ajo qe ta bente diçka te tille? Askush... askush nuk e kishte refuzuar ate dhe aq me pak puthjet e tij...

FejesaWhere stories live. Discover now