24.Ndjenja

2.9K 182 117
                                    

-Kris...-ndjeu peshperitjet e saj.

Dreqin, kishte kaq ze te bukur, por nese nuk do ta perdorte ne momentin me te papershtatshem, do te ishte akoma me i bukur. Nuk kujtohej dot pas pese minutash ta therriste? Ishte duke e shijuar kaq shume lekuren e bute te qafes se saj.

U hodh mbi krevat qejfprishur ndersa Klea u kyç perseri ne tualet. Tashme gjendja e tij ishte edhe me e keqe se disa çaste me pare. Tani qe i kishte shijuar lekuren nuk donte te ndahej prej saj. Nuk do ta kishte bere nese ajo nuk do ta kthente ne realitet me zerin e saj.

U çua shkujdesshem duke zhveshur pantallonat. Ashtu ne te brendshme u shtri sa gjate gjere mbi shtrat. Terhoqi celularin nga komodina prane shtratit dhe filloi te kontrollonte rrjetet sociale sa per te shtyre kohen.

Qellimisht qendronte ashtu. Kur Klea te hynte ne dhome, kishte deshire te shikonte reagimin e saj, pse jo edhe mollezat e skuqura. Nuk kishte kenaqesi me te madhe per te sesa fytyra e turperuar e saj si nje femije i ndjere ne faj.

Ashtu siç e kishte pritur dera u hap dhe prej saj doli Klea. U mundua te ruante seriozitetin dhe shikimin te perqendruar tek celulari. Indiferenca e çmendte ate dhe pikerisht ai do ta sulmonte ne piken e dobet te saj.

Nga ana tjeter, Klea ishte vene ne pozite te veshtire. Ne njeren ane prej bluzes qe i rrinte shume e shkurter dhe pothuajse nuk mbulonte asgje, ndersa ne anen tjeter Kris, i zhveshur qe ishte shtrire ne gjithe hapsiren e krevatit.

Ashtu ne siklet u drejtua drejt deres se ballkonit. E hapi dhe doli ne erresiren e pafundme te asaj nate vere. Nje fllad i ngrohte i perkedheli trupin duke e bere te ndjehej mire. Ngriti syte nga qielli dhe veshtroi gjene me te adhuruar per te, yjet dhe henen.
Ishte nje nate e bukur, hena ishte gjysem e plote dhe qielli i mbushur ane e kend me yje qe vezullonin.

Kur ishte e vogel degjonte me vemendje babain kur i rrefente se njerezit kur vdesin shnderrohen ne yje. Prandaj qielli kishte yje pafund sepse ishin shpirtrat e njerezve te vdekur.

"Ti je njeri prej tyre, por cili?" -peshperiti teksa mbeshtillte duart rreth trupit. "Me shpeto nga ky siklet, babush."-ju pergjerua yjeve.

Vazhdonte te besonte teorine e te atit per yjet. Deshironte shume qe kjo teori te ishte e vertete. Ai te ishte njeri prej yjeve dhe ta vezhgonte ne çdo gje qe ajo bente. Ta ndihmonte sa here qe ajo kishte nevoje dhe ta nxirrte nga cdo situate e pakendshme per te.

E ndersa ajo ishte treguar dinake duke e shperfillur krejtesisht, Kris po turfullonte nga inati. Teoria e tij prej indiferenti kishte deshtuar dhe ai nuk ja falte vetes. "Do kishte qene me mire te sillesha ndryshe me te"-mendonte.

Ashtu i acaruar paksa u drejtua per ne ballkon. E vezhgoi nje cope here i mbeshtetur ne dere duke u kenaqur me pamjen perpara tij.

Drita e henes i ndriconte nje pjese te fytyres duke i dhene nje pamje engjellore dhe delikate. Floket e gjate qe vallezonin lehte me flladin qe frynte. Uli pak me poshte shikimin dhe u perqendrua ne ate pamjen qe ja ofronte bluza e tij si nje kemishe nate e shkurter ne trupin e saj. Kofshet e mbushura, por jo te shendosha ishin teresisht te zbuluara nga bluza e shkurter.

Ishte pozicioni i saj i qendrimit dhe trupi i zhveshur qe e ftonin ne faj. Nuk i rezistonte dot. E kush mashkull do ti rezistonte nje pamjeje te tille? Askush.

Pa i larguar syte nga trupi i saj ju afrua qetesisht prane. Zgjati krahet e medhenj duke e rrethuar te gjithen. Menjehere, ndjeu nje dridhje te lehte qe pershkoj trupin e saj. I pelqente shume qe kishte ndikim mbi trupin e saj. Ishte kjo ajo çfare i nevojitej.

Puthiti buzet ne fillim me koken e saj duke ndjere aromen e embel te flokeve dhe ngadale zbriti ne pjesen e tij te preferuar, qafen e saj. E zbuloj njeren ane te saj dhe i beri buzet njesh me lekuren e bute si bebe.

FejesaWhere stories live. Discover now