43. Krepa

2.6K 170 77
                                    

Me telekomanden ne dore, nderronte stacionet televizive me te shpejte derisa arriti tek ai i preferuari. Pinguinet e saj te preferuar sapo kishin filluar dhe kjo gje ja shtoi gezimin. Ishte si nje femije i lumtur kur behej fjale per programet e saj te preferuara.

Epo ashtu siç ndodh gjithmone, gezimet e medhaja nuk te shijojne shume gjate. Sapo ishte rehatuar ne batanijen flokemadhe dhe te ngrohte, ra zilja e deres. Zot, pse ishin kaq te padrejte njerezit.

U ngrite me shpejtesi dhe ju afrua deres me syte qe nuk ja ndante televizorit. Nuk donte ti kalonte asnje fragment pa pare. Me idene se nena e saj kishte harruar dicka, e hapi deren dhe u nis per nga vendi i meparshem.

-Mamush, çfare harrove?-pyeti ndersa rehatohej poshte shtresave te ngrohta te batanijes.

-Te dukem gje si mami une ty? Dreqin,  gjithe ky djale ketu dhe ti e quan mami?-ishte Kris, i buzeqeshur dhe me nje qese te mbushur plote me ushqime.

-Kris, po ti?-e pyeti ndersa hiqte gjithe vemendjen nga programi i saj i preferuar.

-Erdha te te sjell mengjesin, zonjushe. Me sakt te hame bashke.-tregoi, ai, teksa nxirrte nga qesja krepat e ngrohte.

Kohet e fundit, prej dites qe Klea i kishte kerkuar te qendronin shoke, ai i drejtohej jo me me "vogelushe", por zonjushe. Ishte nje emer me normal dhe jo aq perkedheles sa i pari. Fundja ishin shoke dhe nese ne te ardhmen ajo do te lidhej me dike, me siguri atij tjetrit nuk do ti pelqenin perkedhelite e Krisit. Sigurisht, nese ky i fundit do ta toleronte gjendjen derisa Klea te lidhej me dike.

-Çfare jane ato, krepa?-pyeti si nje femije entuziast, ajo.

Aroma qe ishte perhapur ne gjithe shtepine po e tundonte jashte mase. Krepat e embel ishin te preferuarit e saj dhe nuk mund t'ju rezistonte per asgje.

-Mendoj se po.-u mundua te bente rolin e interesantit, Kris.

-Mmm..- ishte gjithçka mermeriti ndersa çohej e lumtur duke u ngaterruar me batanijen.

-Hej kujdes, vogelushe, se ta sjell une aty.-foli nxitimthi, ai.

U pendua? Po. Kishte kohe pa i thirrur vogelushe dhe frika se mos lendohej ja nxorri padashje nga goja. Ajo e pa çuditshem, por u ndje mire.

Edhe pse kishte zgjedhur te qenurit shoke, e kishte bere per ta pasur prane. Dy muaj larg tij kishin qene nje ferr i vertete. Nuk kishte pasur nate qe ekrani i telefonit te saj te lire nuk ishte lagur nga lotet. Nje foto e tyre bashke ishte bere shoqeruesja e neteve te saj te erret e te mbushura nga boshlleku qe ai kishte lene. Keshtu ndihej pa te bosh dhe e pajete. Ai i jepte ngjyra lumturie dhe kuptim diteve te saj monotone. Si ky çast tani.

Kris i zgjati nje pjate me krepin e saj te preferuar miks çokollatash dhe luleshtrydhe dhe zuri vend ne cepin tjeter te divanit. Ndersa hanin krepat shoqeruar me leng portokalli, shikonin dhe pinguinet e saj te preferuar. Here pas here ajo qeshte ose perlyhej me çokollate ndersa ai e shikonte me dashuri.

-Je shume i mire, Kris. Shume faleminderit per krepat.-Falenderoi ndersa hante krepin e dyte.

-Te lutem, eshte kenaqesi per mua nese zonjusha ketu behet e lumtur vetem me dy krepa.-u mundua te kthente situaten ne humor, ai.

-Me bejne shume te lumtur krepat, ti e di.-i kujtoj, ajo.

-Mami kur e le punen.-anashkaloi biseden, tjetri.

Nuk donte te vazhdonte nje bisede qe do ta kthente ne te shkuaren. Ne ditet e lumtura kur te dy shetisnin per ore te tera dhe ne fund e mbyllnin diten me nga nje krep dhe leng portokalli. "Krepat me bejne te lumtur gjithmone. Sikur kane nje ilaç lumturie brenda",  kishte thene njehere, ajo. Dhe atij i kujtohej sa here kalonte perballe kreperise se tyre te preferuar.

FejesaWhere stories live. Discover now