3.Surprize

2.7K 174 90
                                    

Ndodhej perpara lokalit qe e priste Eriku. Me zemren qe i rrihte fuqishem nisi te ngjiste shkallet nje nga nje. Çdo hap i hedhur i shtonte me shume ankthin dhe lemshi qe i ishte mbledhur ne fyt tashme kishte arritur permasat e nje topi futbolli. Jo kaq shume, por ishte ne ankth si asnjehere me pare.

Kur kishte arritur ne gjysmen e shkalleve vuri re nje pasqyre te stermadhe ne krahun e saj te majte. I hodhi nje shikim reflektimit te saj ne te dhe pamja qe pa i pelqeu jashtzakonisht shume.

Fustani i zi deri poshte gjurit dhe kepucet e zeza binin ne kontrast te bukur me çanten e kuqe. Floket i kishte leshuar dhe kaçurrelat e saj te medhaja binin letshem mbi supet e zbuluara. Kishte vendosur rimel dhe nje buzekuq kaf.

Kishte qene gjithmone keshtu, e thjeshte dhe natyrale. Rastet kur e tepronte me make up-in dhe veshjen ishin shume te rralla. Floket i mbante gjithmone te drejta sepse duhej te pershtatej me uniformen e punes. Nje kapele minimale ne njeren ane te kokes nuk pershtatej me kaçurrelat e saj te pabindura keshtu qe detyrohej ti drejtonte perdite.
Ishin rastet si ky i sotmi ata kur i mbante floket ne formen e tyre natyrale dhe dukej aq bukur.

Ngjiti shkallet e mbetura dhe kur ndodhej ne fund te tyre skanoi me nje veshtrim te gjithe lokalin. Kerkoi neper te gjithe ato fytyra mashkullore per nje fytyre te vetme, ate te Erikut.

Dhe ja ku qendronte i heshtur dhe i bukur si gjithmone. Ne duar mbante celularin e tij tipi i fundit dhe ishte zhytur i gjithi ne te. Kishte veshur nje kemishe te bardhe dhe pantallona bezhe. Jo ndonje veshje e jashtezakonshme ne fakt. Kjo ishte tipikja e veshjes se tij te perditshme.

Eriku ishte tip i shkathet dhe shume energjik. Me te gjithe mundohej te krijonte mardhenie te mira dhe me respekt te dyanshem. Nga pamja e jashtme nuk i ngjasonte nje djali revistash, por ishte simpatik.
Syte jeshil si te Kleas ishin pika e dobet e kesaj te fundit. Sy qe kombinoheshin me floket ngjyre lajthie, buzet e trasha dhe fytyren e rrumbullaket.

Pasi mori fryme thelle dhe e nxori per tu qetesuar, u nis me hapa te sigurte drejte tavolines se tij. Kur u gjend prane saj e pershendeti me nje "çkemi" Erikun i cili hoqi vemendjen nga celulari per tu ndeshur me mrekulline perpara tij.

-bukuroshe, erdhe?- ju drejtua ai nderkohe qe i dhuronte nje perqafim.

E ndjeu ate perqafim te shumedeshiruar sikur te ishte gjeja me e bukur ne bote. Bashke me ngrohtesine qe i fali trupi i tij ndjeu dhe aromen e parfumit.
Parfumi qe ai perdorte prej gjimnazit. Ai parfum qe e identifikonte ate si person ne syte e Kleas. Edhe kur kishte ndjere ndonjehere ne rruge ate arome ishte kthyer instiktivisht per te pare se mos Eriku gjendej prane saj. Sikur te ishte parfumi i tij personal apo jo? Ai parfum nuk ishte i bere enkas per te, por i pershtatej aq shume.

U shkeput nga perqafimi edhe pse nuk deshironte dhe zuri vend ne njerin nga kolltuqet prane tij. Edhe ai u ule ne vendin qe qendronte me pare. I hodhi nje shikim te embel Kleas dhe nuk i kurseu komplimentet per te.

-qenke bere shume e mire sot.

Nje kompliment klishe. Nje nga ato komplimentat qe perdorin te gjithe njerezit madje dhe ne menyre te rendomte.
Nuk mund te zgjidhte nje kompliment tjeter, me te veçant, me unik qe ti pershtatej Kleas? Jo, sepse Eriku nuk ishte ai tip djali qe te mahniste me menyren e te folurit apo te joshte qofte edhe me fjale. Ai mund te ishte simpatik, komod ne biseda te ndryshme, i sjellshem, por aspak i veçante ne perzgjedhjen e fjaleve. Eriku ishte si shumica derrmuese e djemve qe i bien shkurt gjerave. Ishte i drejteperdrejte? Po, shume.
Aq shume sa ndonjehere njerezit merziteshin me te vertetat qe ju perplaste ne fytyre.

-faleminderit.-ja ktheu me miresjellje edhe pse priste me shume prej tij.

-faleminderit ty qe pranove te dilje me mua.- i tha serish ai.

FejesaWhere stories live. Discover now