22.E vetme

2.7K 183 82
                                    

Te ikte larg asaj tavoline ishte ajo çka deshironte me shume se çdo gje ne ato çaste. Te ikte larg shtirjeve dhe veshtrimeve perbuzese. Te ikte, por jo pa ate me vete. Deshironte ti rrembente doren Krisit dhe ta terhiqte pas vetes larg asaj familjeje qe ngjante si nje strofull hijenash.

Ishte folur per klasin, per pasurine qe posedonin, per vilat ne Dhermi, Jale, Vlore dhe ne shume vende turistike te Shqiperise. Ishte folur per pushtetin dhe poziten e tyre ne shoqeri, por kurre per dashuri, vlera morale dhe familjare, por mbi te gjitha nuk ishte folur kurre per ate çka i kishte bashkuar ne ate tryeze ate nate. Nuk ishte folur per asnje çast te vetem per fejesen e tyre. Dukej se kjo ishte ne plan te shtatembedhjet a kushedi se sa per ate familje qe dukej sikur hanin leke dhe jo buke ne vaktet e tyre.

Ishte merzitur aq shume. Ndihej keq edhe per nenen e saj sepse Aleksa dukej se po e shijonte kete mbremje. Ajo, si gjithmone ishte futur thelle ne bisedat qe diskutonte Roza dhe pjesa me e madhe e familjareve te tjere. Sa shume qe pershtatej e motra me ate familje. Ishte sikur ta kishte lindur Roza dhe jo Erisa.

Nga ana tjeter, edhe Krisin e kishte kapluar nje merzi. Dukej ne syte e tij te perenduar nga trishtimi. As pjaten me gatime "fine" nuk e kishte prekur aspak.
Pinte here pas here nga nje gllenjke nga vera e bardhe servirur ne gota te kristalta, qe kushedi vlenin sa rroga e nje viti qe merrte Klea, dhe i buzeqeshte kesaj te fundit si per ti thene "rri e qete, jam une ketu".

Buzeqeshja e tij, ajo ishte qershia mbi torte e kesaj mbremjeje te merzitshme dhe stresuese. Buzeqeshja dhe shtrengimi i gishtave te nderthurura te tij me te sajet poshte tavolines. Gishta qe here pas here shkeputeshin nga dora e saj per ti dhuruar perkedhelje te buta qe ndiqnin rrugen nga berryli deri tek maja e gishtave.

Ishin nje lloj masazhi per Klean. Masazh me shume per shpirtin sesa per trupin. Masazh qe i relaksonte çdo qelize te trupit dhe i tkurrte zemren. Zemra qe pulsonte si te ishte e nje sportisti ne maratone, kur gishtat e tij binin ne kontakt me lekuren e saj.

Nese Kris arrinte ti krijonte kete efekt me disa prekje, nuk e imagjinonte se çfare mund te ndodhte me me shume se kaq. Kur ai ta puthte, kur ti ledhatonte çdo pjese te trupit apo kur te benin dashuri bashke, kushedi cfare ndjenjash do ti pershkonin trupin. Kushedi si do te pulsonte zemra ne ato çaste... Ndoshta do te vdiste nga emocionet...

"Budallaqe, kush ka vdekur nga lumturia deri me sot"-i kujtoi vetes. I kujtoj sepse per here te pare ne jeten e saj po ndjehej e lumtur.

Po, ishte paradoksale. Nga njera ane ndihej e trishtuar deri ne palce, ndersa nga ana tjeter ishte e lumtur me shume se kurre. E trishtuar per familjen e tij qe tashme do te ishte dhe e saja dhe e lumtur per ate krijesen e lezetshem qe perkedhelte doren e saj.

Kishin mbaruar me darken tashme. Darke i thençin atyre pjatave pothuajse boshe me dekorime sikur te ishin ne nje restorant luksi. Pjata qe nuk mbanin ushqim as ne 10 perqind te hapsires se tyre. Ishin si nje pjate pice mesatare me nje luge pilaf te vendosur estetikisht bukur ne te.
Deget e selinove, borziloku, arrat e Moskatit, gjethet e sallates dhe jeshilelleqe te tjera dekoruese, ju jepnin jete pjatave te servirura ne ate tavoline gjigande per rreth 20 persona.

Te zhvendosur ne njerin nga kendet e sallonit me kolltuqe perzierje e ngjyrave vishnje me pana, bisedonin sikur te ishin nje familje e vertete. Dukej se bisedat rreth pronave e pasurive te tjera ishin zhdukur per t'ja lene vendin atyre me normale. Biseda te zakonshme rreth punes, jetes dhe me ne fund... rreth fejeses, arsyes per te cilen ishin bere bashke kete nate.

"Dua te beje nje feste te madhe me rastin e fejeses"-kishte deklaruar, Roza para te gjitheve. "Do te ftoj gjithe ajken e shoqerise"- kishte vazhduar. Nena e Kleas dhe te tjeret i mbanin iso mendimeve te saj. Fundja kush kishte guximin ta kundershtonte. Ajo ishte si te thuash "shtylla" e familjes. Ishte ajo qe merrte vendimet e duhura per cdo pjestar. Ishte po ajo qe nese kundershtonte diçka, ajo gje nuk behej kurre.

-mendoj se shkoj pak vone. Duhet te ikim tani.-tha me ne fund nena e Kleas.

"Me ne fund", shfryu e lumtur, Klea. Me ne fund do te largohej nga ai oksigjen qe me shume se ta mbante ne jete, po e mbyste. Mezi po priste te shkonte ne shtepine e saj, por mbi te gjitha te zhytej nen shtresat e buta te shtratit te saj. Shtratit te saj magjik, qe per kete nate do ti jepte divorcin.

Po, e kishte bere... Roza kishte kerkuar me kryeneçesi qe "nusja" duhej te flinte ne shtepine e burrit, ashtu siç ishte tradita.

-nje here tjeter.-kishte kundershtuar, Erisa.
Kundershtim qe ishte injoruar akoma pa dale plotesisht nga goja e saj.

-Erisa, nuk ta hame vajzen.-kishte ironizuar Roza.-Tani eshte e fejuar dhe do kaloje me shume nete ketej sesa nga shtepia jote. Klea e ka shtepine ketu, prane burrit te saj te ardhshem.-kishte perfunduar.

Kaq kishte mjaftuar qe e ema dhe Aleksa te largoheshin pa te. Klea i pa teksa dilnin prej deres nga e cila kishin hyre te treja. E pa sesi nena e saj mundohej te permbante veten nga disa lote qe rrezikonin te dilnin nga çasti ne çast.
Nje lemsh ju mblodh ne gryke. Nje ndjesi e pa perjetuar me pare, ndjesi e panjohur pushtoi trupin e saj. Deshironte me shume se kurre ti kthente pas, t'ju kerkonte ta merrnin me vete.

Jo, ajo ishte shume e dobet per te mbijetuar ne kete fole ujkonjash. Ishte shume e brishte dhe e pambrojtur pa te emen, pa familjen e saj, pa mburojen qe e kishte mbrojtur per njezete vite rresht. Sepse nena e saj ishte mburoja, qe edhe pse me disa plasaritje ne te, ishte serish mburoja me e mire. Mburoje e cila u largua duke e lene te zhveshur, te dobet perballe atyre "bishave" me syte e zmadhuar drejtuar mbi te.

-vogelushe...-ndjeu peshperimen e Krisit.

Duart e tij rrethuan barkun e saj. Ndjeu se si trupi reagoi menjehere ndaj prekjes. Ishte kaq e çuditshme se si me vetem nje prekje, madje mbi shtresen e rrobave qe mbante veshur, ai i krijonte gjithe ate dyzine ndjenjash. Ndjenja qe i dhuronin nje lloj mbrojte dhe siguri.

Zeri i tij i embel... ajri i ngrohte i frymes se tij qe i pushtoi pjesen e qafes... ndjesia qe ai ishte aty per te, tregonin gjithçka.Ai ishte mburoja e re qe kishte zevendesuar tashme ate te vjetren. Tanime nuk ishte me nena ajo qe do ti falte siguri dhe mbrojtje, por ai. Ai i panjohuri qe ishte bere kaq shume i njohur per qelizat e saj kete muaj.

-Kris..-peshperiti.

Kaq. Ishte e pafuqishme per ta zgjatur me tej fjaline. "Kris jemi para te gjitheve", kishte dashur ti tregonte, por reagimi i tij nuk e la te vazhdonte. Ai e puthi ne koke dhe ne çast i doli perballe duke i dhuruar nje tjeter puthje ne balle.

Nga ana tjeter, Kris ndihej si kurre me pare. Fejesa, darka, prania e saj dhe nata qe do te kalonte ne shtepine e tij, ne shtratin e tij, i falte kaq shume lumturi.

Ja kishte dale. Ai e kishte luften me zemren e saj edhe me shpejt sec e kishte menduar. Tani pak nga pak po zinte vend ne te si ato farat e nje bime kur mbillen ne toke. Dhe ashtu si farat pas disa ditesh a javesh leshojne rrenje ne vendin ku mbillen, ashtu dhe Kris po leshonte rrenje ne zemren e saj. Rrenje qe nuk do te ishte askush i afte ti çrrenjoste prej vendit te tij. Sepse ai zemren e saj e konsideronte "vendin e tij". Vend qe ashtu siç blihet nje prone, ai e kishte blere, por jo me leke, me perkujdesje, embelsi, qetesi dhe dashuri.

Nderthuri doren e majte te tij me te djathten e saj dhe ashtu sebashku u drejtuan per nga salloni. Prisnin te gjenin njerez aty, por nuk gjeten asnje perveç Rozes. Kjo e fundit ju uroj naten e mire dhe u largua per ne dhomen e saj.

Dreqin, kishte ngelur vetem me te. Ndihej ne ankth dhe zemra i rrihte si e marre. Fytyren ja kishte mbuluar nje avull i nxehte saqe i dukej sikur do te plaste nga njeri çast ne tjetrin. Mundohej ti shmangej syve te tij zhbirues per te shmangur turpin dhe sikletin.

"Qetesohu, Klea"- i perseriste vetes. Dukej sikur ajo qetesohu kishte dhe nje sh perpara sa here e perseriste sepse ankthi i rritej gjithmone e me shume. Veshtronte me kujdes Krisin teksa nderronte kanalet e televizorit gjigand perpara tyre dhe mendonte. Mendonte per minutat qe do te vinin me pas. Minutat kur do ti duhej te drejtohej per ne dhomen e tij, kur do te rrinte me te dhe kur... do te ndante nje shtrat me te...

____________________________________

Ps: Si ju duket libri deri tani? Çfare mendoni se do te ndodhi ne update-n tjeter?😆😆
Me jepni mendimet tuaja ne komente. Gjithashtu çdo kritike dhe pakenaqesi shpreheni ne komente. Do te jene te mirepritura nga une.

FejesaWhere stories live. Discover now