Kapitulli 54.

822 54 90
                                    

Songs: Jay Sean-Lights Off (kenget e ketij jane shume shume antistress)
Ed Sheeran-How Would You Feel

Sofia's POV

Kenga qe Alex kerkoi per disa minuta ne telefon eshte me te vertete shume e bukur. Jemi duke vallezuar vetem te dy ne nje piste te madhe kercimi. Pasi kenga mbaron ndaloj vallezimin por Alex tund koken dhe me terheq me shume prane vetes dhe vazhdojme te kercejme pa muzike.

"Ku ke qene gjithe keto kohe?" Alex me pyet. Prej turpit koken e kisha kthyer anash sepse nuk doja ta shihja ne sy ndersa vallezoj me te. Kur e shoh syte me vene te faqet e tij qe i jane skuqur nga i ftohti. Ai doli pa marre pallton me vete dhe per kete e kam une fajin.

Ferkoj krahet e tij per ta ngrohur sadopak. Por ai me kap doren dhe e vendos mbi zemren e tij.

"Kam ketu ftohte. Jo nga trupi." Zeri i tij nuk transmeton lutje. Nuk po me lutet dhe as nuk po me akuzon, thjesht po me informon qe zemra e tij ka ftohte. Dimri na ka arritur te dyve dhe per kenaqesine e syve tane jashte po fillon te bjere bore.

Fsheh serish fytyren ne kraharorin e tij dhe shoh boren qe bie. Perse nuk po bie shi ne Londer?! Ne kete qytet ditet me bore jane te pakta dhe s'e mbaj mend heren e fundit kur e kam pare boren teksa bie.

"Duhet te shkojme brenda. Do ftohesh." Ngre syte per ta pare dhe ai qesh.

"Nuk kam ftohte te thashe." Insiston me kembenguljen e nje femije por faqet duken tamam si ato mollet e kuqe artificiale qe njerezi vene per dekorim.

"E kam seriozisht. Hajde ikim brenda." Dal prej kraheve te tij dhe e terheq por ai eshte me i forte dhe me terheq serish mbrapsht ne krahet e tij. Me sheh ne sy dhe leviz gjuhen neper dhembe por fjalet s'i dalin.

Futemi serish brenda ne shtepine e prinderve te Olivias dhe dritat jane fikur. Nuk degjohen me zera ne dhomen ku ishim qepare. Duket sikur te gjithe jane neper dhomat e tyre dhe ia kane futur gjumit. Kevin ka menduar se une jam larguar por jam akoma ketu dhe nuk e di se ne cilen dhome mund te fle.

"Me mire te iki ne shtepi sepse nuk e di se ne cilen dhome mund te rri dhe nuk dua ta bezdis Kevin me shume." Kthehem nga Alex.

"Ok." Alex me pergjigjet ftohte, njesoj si qepare. Ul koken dhe vendos duart ne xhepa ndersa ecim drejt makines se Alex qe eshte parkuar ne rrugen kryesore. Ai ecen para meje dhe une i mbaj syte ngulur te ai. Sa mire do te ishin gjerat nese nuk do ta kisha takuar serish! Tani jemi te dy duke u lodhur nga ritakimi yne.

Erresira e nates i ben verbuese dritat e makinave te tjera neper rruge. Me lodhen syte dhe me ze gjumi ne makinen e Alex. Nuk shkembejme asnje fjale fare derisa arrijme poshte pallatit tim. Alex me shpon bute ne faqe per te me zgjuar prej gjumit dhe kur zgjohem buzeqesh per nje sekonde por pastaj i zhduket buzeqeshja nga fytyra.

S'e di se çfare po prisja por ndryshimi i qendrimit te Alex eshte gjeja e fundit qe mendoja. Ai e di, te dy e dime qe sapo te dal nga dera e makines asnjeri prej nesh nuk e di se kur do takohemi prape dhe arsyet pse nuk kane per te ndryshuar.

Hezitoj te hap deren por nese rri akoma dhe nje sekonde tjeter ketu brenda vetem sa do i perkeqesoj gjerat. Pse dreqin pranova te kercej me te?! Pse u dhashe krahe shpresave tona qe asgje nuk ka ndryshuar dhe une e ai jemi po te njejtit? Pse malli per dike eshte kaq transparent? Nuk i kam dhene pergjigje asnjeres prej pyetjeve te tij dhe eshte e kote te rri me ketu sepse nuk do te me pyese prape. Durimi i tij ndoshta eshte tretur dhe e ka pranuar qe nuk do t'i pergjigjem pyetjeve te tij. Sepse nese e bej nuk do ta largoj dot me nga vetja.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now