Kapitulli 42.

299 43 26
                                    

Songs: Demi Lovato-Nightingale
One Direction-Little Things

"Zgjedhje interesante."

"Po ty kush te pelqen?" Tobi me pyet.

"Levini." Pergjigjem edhe une shkurt dhe ai ngre vetullat sikur te jete duke me pyetur pse. "Levini, sepse me duket personazhi me real ne gjithe ate rremuje." Dhe e kam me tere mend. Kam me shume respekt per nje person fiktiv se sa per nje person qe ekziston me te vertete. Mendja me shkon te Kami.

"Ne fakt, Ana eshte personazhi me real." Tobi me kundershton embel duke mos i hequr syte nga libri.

"Ana ishte naive." Shkoj dhe ulem prane tij ne divan.

"Jo, nuk ishte. Ishte shume e zgjuar." Tobi nenqesh serish dhe une humbas ne veshtrimin e tij. Eshte bere kaq i bukur me kalimin e viteve dhe menyra se si e mban veten e ben me shume terheqes.

"Pse mendon ashtu?" E pyes dhe ai mendohet para se te pergjigjet.

"Nuk mendoj ashtu. Edhe une mendoj si ti. Por doja te te kundershtoja per te pare si do reagoje. Por nuk je me ajo goca e vogel kokeforte."

"E di."

"Tani je goce e madhe kokeforte." Tallet me mua dhe une ia marr librin nga dora e vrapoj drejt shkalleve.

Ai me ndjek me vrap dhe me kap prej krahu teksa po ngjisim te dy shkallet. Rrezohem ne shkalle dhe ai me kap ne kohe e pastaj bie mbi mua. Kur syte perplasen bejne me shume xixa se fishekzjarret ne erresiren e nates. Fytyra e tij eshte me centimetra larg meje dhe syte e tij ngulen mbi te mire sikur te jene duke kerkuar diçka. A kane qene genjeshter gjithe keto vite qe mendoja se po prisja ate?!

Goja me thahet dhe perpiqem me gjithe force t'i heq syte nga ai por nuk mundem. Gjithe ai fjalim qe bera me veten qepare paska qene nje tjeter genjeshter.
Mendoj se e dua dhe Tobin. Nuk kam si i shpjegoj ndryshe te rrahurat e zemras dhe ndjenjat ne stomak ne keto momente. Me duket sikur shkallet prej druri jane transformuar ne nje grope thithese ne pyllin tim te erret te mendimeve. Me duket sikur po me thith poshte sepse e kam humbur kontrollin ne jeten time. Sikur jam mpire e nuk reagoj dot ne asnje menyre. Marr fryme shpesh si te kem nje kraharor te vogel qe nuk me mbush dot me ajer. Nuk e di ne eshte frika apo deshira per ta puthur.

Buzet e tij perplasen me te miat por jo sepse ai merr iniciativen per ta bere. Ai rreshket dhe buzet e tij bien mbi te miat. Jane te ftohta, njesoj si te miat. Para se te takoja Alex. Tobi ngre koken dhe nje shikim serioz ka pushtuar fytyren e tij. Duket i frikesuar. Edhe une jam.

"Me fal!" Me thote dhe ngrihet ne kembe e me zgjat doren qe te ngrihem e une. Pse po me kerkon falje?!

"Merre Vronskin tend." I them dhe i zgjas librin. Mendoja se do qeshte por ai qendron serioz akoma.

E merr librin dhe me leshon doren e une kthehem per te ngjitur shkallet. Por sa kthehem dora e tij gjen timen serish dhe me kthen nga vetja. E leshon librin ne toke dhe zhurma qe krijohet nga perplasja e kopertines plastike ne drute fin te shkalleve eshte e kenaqshme per veshet.

Syte tane shkembejne nje puthje para se ta bejne buzet tona. Tobi i mban syte mbyllur nderkohe qe me puth pa ndaluar per te marre fryme. Duket sikur buzet e tij po kerkojne falje per gjithe kohen qe i kane lene vetem buzet e mia. Ma mer fytyren ne duart e tij dhe vazhdon te zhbeje demin e Kamit me puthje. Ndjesia me kaplon e mua e i mbyll e une syte por i hap serish sepse ndjej lotet e tij ne faqet e mia. Pse po qan?!

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now