Kapitulli 31.

362 42 33
                                    

Songs: Camila-Coleccionista de canciones
Sebastian Yatra-Tarde

Sa hap deren e zyres time shoh nje tufe me trendafila mbi tavoline. Jane te bardhe dhe kjo me ben per vete direkt megjithese trendafilat e verdhe jane te preferuarit e mi. Menjehere zemra me rreh fort duke menduar se mund te jene nga Alex.

Te pusulla shkruan vetem 'Jave te mbare!'. Nuk jane nga ai sepse Alex nuk do shkruante vetem nje mesazh kaq te thate mendoj. Tobi nuk eshte sepse Tobi e di qe mua me prlqejne trendafilat e verdhe dhe jo ata te bardhe. Matti me sheh çudtishem qe nga zyra e tij. Ai dhe deshira e tij qe çdo gje te jete prej xhami. A thua mi ka derguar Matti? Jo, ai s'do e bente kurre. Matti thelle thelle nuk me ka qejf fare. Po s'gjen dot nje punetore me te mire.

Ndoshta i ka derguar Ashton por s'e besoj sepse nuk me ka bezdisur me ne telefon. Gjithsesi nuk kam kohe te mendoj se kush i ka derguar. E vendos buqeten ne raftin e vogel ku mbaj gjithe posterat e printuar ne A4 dhe ja nis nga puna. Tentoj por deshtoj. Sepse mendjen e kam te Alex. Nuk kam folur ende me te. Do pres te me marre ai qe mos ta bezdis.

Duke qene se se kam mendjen te puna vendos te marr Tobin ne telefon t'i kerkoj falje qe ika dje pa e takuar. E pres ne linje sepse sekretaria thote qe eshte i zene. Eshte e hene dhe per ate.

"Mengjes, Tobi."

"Hej Sof." Zeri i tij duket i ftohte dhe i larget. Ndoshta ka pire dje dhe eshte ende i çoroditur.

"Doja te te kerkoja falje per dje. Nuk te pashe dhe ika."

"Ah s'ka gje. Une ika para teje ne fakt se kisha ca pune." I ftohti nuk largohet edhe pasi i kerkova falje.

"Ne rregull." I pergjigjem shkurt por jam e shqetesuar per te. "Tobi, je mire?"

"Po jam mire. Mund te te marr me vone sepse jam ne pune tani?" Per here te pare eshte Tobi ai qe po e mbyll biseden i pari.

"Ok, flasim."

Nuk i kuptoj kerkesat e kompanive te medha. Reklama e rradhes me te cilin po merret eshte per reklamimin e nje plani tarifor te ri telefonik, por shume te shtrenjte. Per mendimin tim Matti nuk duhet ta kishte pranuar kete marreveshje. Por kane paguar shume. Dhe vetem kjo ka rendesi. Me duket me absurde se sa reklama e parfumit 800£ a sa ishte. Nje kompani telekomunikazioni nuk duhet te kete synime kaq naive. Nuk ben konkurrence me cilesi sherbimi por me çmime. Personat qe i perdorin me shume jane te rinjte. Dhe te rinjte nuk kane shume para per te shpenzuar. Kerkoj ne arkiva te gjitha reklamat e tilla qe kemi bere me pare por prape nuk arrij te vendos per diçka. Kam nevoje per pushim.

Dal jashte te marr uje por ne korridor has Mattin.

"Mengjes Sofia."

"Mengjes shef."

"Sot do dalim per darke, do te vish?" Me duket shume e çuditshme xhentilesa e Mattit kohet e fundit. Ai nuk ka qene keshtu. Kur kemi dale kemi qene vetem punetoret. Matti nuk harxhon.

"Kam shume pune per te bere." Nuk dua t'i them jo si heren e fundit. Ama ne fakt nuk dua te dal.

"Te ndihmoj une." Me duket sikur me ngec gllenja e ujit ne fyt. Une nuk e kam pyetur shume Mattin per gjerat e punes. Kam bere siç dua vete ama ai kurre s'na ka ofruar ndihme me pare.

"Faleminderit, por nuk me duhet ndihme."

Kthehem ne zyre dhe shoh telefonin qe me duket si armik ngaqe eshte i heshtur. Sikur heshtja e tij me vjedh gjithe kohen e gjithe vemendjen.

Shkon ora 4:00 dhe me vrap largohem nga zyra. S'dua te ndesh ndonje tjeter qe do te me pyese nese do dal me ta. Pastaj sa filloj te zbres shkallet kuptoj qe kam harruar telefonin ne zyre. Kthehem serish per ta marre dhe kete here nxitoj me shume. Akoma asnje njoftim nga Alex.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Onde histórias criam vida. Descubra agora