Kapitulli 28.

400 44 10
                                    

Songs: War of hearts-Ruelle
I hate this part-Pussycat Dolls

Ka filluar te erret. Dritat e makines relflektojne mbi banderolen prej xhami qe na uron mireseardhjen ne restorant dhe duket sikur me verbon per nje çast. Alex pret ne linje per nje pergjigje ndersa Tobi ka dale tashm jashte.

"Alex..." Zeri im duket i pazakonte. Nuk ka asnje arsye pse duhet te ndihem ne faj, por pse po ndihem keshtu? Ndoshta eshte ngaqe Alex dhe une nuk e diskutuam shume gjate ritakimin tim me Tobin ose ndoshta ngaqe une nuk e di se çfare i kane thene ata njeri-tjetrit. Sidoqofte do doja shume qe Alex mos te me kishte marre pikerisht tani ne telefon. "Une kam dale sepse u merzita ne shtepi." E gjej veten duke gjetur serish justifikime. Por jo nga ato klasiket per te larguar Alex nga vetja. Kesaj rradhe eshte per ta mbajtur ate akoma afer vetes.

"Ah ok. Edhe ne kemi dale...per vrap." Alex me thote dhe une qesh nderkohe qe dal nga makina. Tobi eshte ende i vrenjtur ne fytyre dhe me pret duarkryq i mbeshtetur ne bagazhin e makines.

"Mos u lodh shume." I them ende duke qeshur sepse e imagjinoj fytyren e tij kur ben shaka.

"Jo jo, as ti." Tingujt e te qeshurave tona kombinohen me njera-tjetren ndersa fillojne te ndizen nje nga nje te gjithe poçet e dritave ne veranden e restorantit. Ka qene kohe dreke kur kam ardhur ketu me punen por tani ne muzg pamja duket me e bukur. Ndersa degjoj te qeshuren e tij e gjej veten duke deshiruar qe Alex te ishte ketu me mua. Por kolla e shtirur e Tobit s'me le te imagjinoj me tej.

"Alex mund te te marr me vone?" I them dhe Tobi ecen drejt meje.

"Po ok." Alex thote me qetesi dhe une e mbyll telefonin akoma duke u ndjere ne faj qe nuk i thashe qe kam dale me Tobin jo se kam ndonje detyrim qe t'ja them por nuk dua qe ideja qe ai mund te jete i dashuri im t'i qendroje ne koke per shume gjate. Por tani qe e mendoj bera mire qe nuk i tregova pasi keshtu do te merzitej me shume. Do t'ia tregoj kur te kthehet.

Restoranti eshte plot. Qe ne veshtrimin e pare duket qe jane njerez te pasur. Xhaketat dhe çantat e varura ne korridorin e vogel i prezantojne me mire se çmund t'i prezantoje vera e shtrenjte ne tavoline. Shishe vere qe kushtojne sa rroga ime mujore gjenden ne çdo tavoline por vetem pak pihet nga to. Duket sikur njerezit duan te bindin te tjeret qe jane te pasur e jo te shijojne nje vakt me te dashurit e tyre. Per çudi veranda eshte bosh. Bosh fare. Asnje njeri dhe asnje tavoline nuk shihet ne veranden e madhe. Ndoshta s'ka asnje ngaqe mbremja eshte e ftohte por prape veranda eshte e mbyllur me muret levizese prej xhami.

"Çudi, nuk paska asnje ketu jashte." I them Tobit dhe ai ka nje buzeqeshje prej te vetekenaquri ne fytyre. E shoh çuditshem.

"Sepse sot veranda eshte vetem per ne te dy." Me thote dhe me terheq prej krahu ne cepin me afer detit. Deti eshte i qete sikur ta dinte qe dy njerez sot kishin nevoje per qetesi. Por mendimet e mia jane plot dallge te larta. Si e gjeti Tobi mundesine per t'u ulur vetem ketu nderkohe qe tavolinat brenda jane ngucur me njera-tjetren?!

"Para sa ditesh e ke rezervuar?"

"Sot." Tobi pergjigjet shkurt dhe zhduket brenda per disa minuta. Pastaj kthehet serish jashte me nje batanije dhe disa jasteke dekorues ne duar. E hap batanijen ne dyshemene prej druri dhe vendos jasteket per t'u mbeshtetur ne mur. Me zgjat doren dhe me fton qe te ulem. Nuk e di se ça shkon neper mendjen e djalit perballe meje. Dikur mund ta lexoja pa asnje problem, thjesht nga shprehja ne fytyren e tij e dija se çfare po mendonte ndersa tani eshte bere i paparashikueshem. Buzeqeshja e tij akoma feminore i shtohet fteses dhe ulem menjehere prane tij.

"Si i binde?" I them duke e ngacmuar.

"Ne fakt m'u binden." Tund koken duke qeshur.

"He? Si t'u binden?"

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now