Kapitulli 10.

475 53 37
                                    

Song: James Smith- Tell me that you love me

Zgjat doren e tij drejt meje dhe fluturat godasin forte ne muret e stomakut tim. Kane qene ne gjume per nje kohe shume te gjate dhe nuk dine se si te sillen. Jane te çorientuara, njesoj si une. Zemra po me rreh forte dhe nxehtesia qe çlirojne levizjet duket sikur po shkrin muret e akullta. Dora e bute e Alex prek serish doren time dhe m'i largon gishtat nga barku.

"Po me ben dhe mua nervoz duke i perplasur mollezat e gishterinjve ne barkun tend." Me thote dhe buzeqesh. E ben nervoz zhurma fiksuese apo ndihet njesoj si une?

"Me fal." I them. Alex nuk po ma leshon doren dhe nuk nuk e kam problem.

"Vetem kjo te tradheton!" Ma leshon doren dhe largohet pak disa hapa te vegjel.

"Huh?" Nuk e di nese s'po kuptoj çfare po thote Alex apo jam e merzitur qe hoqi doren e tij nga e imja, e cila eshte akoma ne ajer, sikur eshte duke kerkuar prape ate prekje te bute. Pak me pare po mendoja se sa te forta jane duart e mia por nen prekjen e bute te Alex u bene shume delikate.

"Ndonjehere trupi yt nuk hesht por flet me shume se sa mund te thuash ti." Alex me sheh ne sy.

Çfare i tha ky veprim atij?! Gjuha e trupit tregon shume per njeri. Mos valle po mendon se jam nervoze sepse jam me te? Gelltis ajrin dhe mendoj se çfare mund t'i them qe te largohet e te mos kuptoje se çfare po mendoj une. Mund t'i them qe kam ftohte, jo jo, nuk eshte shume ftohte. Ah po, mund t'i them qe jam e merakosur per Triksin. Jo prape.Me mire t'i them qe kam pak ftohte. Shpresoj te funksionoje. Nje perplasje e deres ne katin siper nesh me rikthen ne realitet.

"Jo nuk eshte ashtu si mendon si ti, thjesht kam pak ftohte." Po funksionon me duket. Alex s'po buzeqesh me, u bind besoj. Shpresoj.

"Nuk po mendoja asgje nga ato qe po mendon ti." Alex thote dhe me le te kuptoje qe e ka kuptuar se per çfare isha nervoze. Buzeqeshja rikthehet ne fytyren e tij. Syte e tij kaf ndriçojne korridorin e katit tone me shume se llambat e neonit ne tavanin e ketij pallati te vjeter.

"Nuk po mendoja asgje as une." Zeri im i larte dhe toni serioz duket sikur e frikesojne pak. Duket, sepse ne fakt nuk e frikesojne. Ai eshte i bindur tashme qe po me pelqen shoqeria e tij. Me pelqen por nuk duhet.

"Beson ne rastesi?" Pyet papritur. Nuk e di nga i erdhi kjo pyetje por ndihem e çliruar qe nderroi teme.

"Po." I pergjigjem ftohte. Do bej çdo gje qe duhet qe Alex te ike. Mjafton t'i them naten e mire dhe te hap deren e te fshihem brenda ne shtepine time. Por muskujt e gjuhes time jane lodhur duke refuzuar dhe kembet e mia me detyrojne qe qendroj perballe tij e te mos ec drejt shtepise time. Dua te futem brenda e te jem e qete dhe e sigurt por pertej nervozizmit me Alex nidhem shume e qete. A thua se jam ne shtepi!

"Une nuk besoj." Alex thote dhe mbeshtetet ne kangjellat e ndryshkura te hekurit te shkalleve. Kushedi sa here i kam thene vetes se duhet t'i lyej ,te pakten keto te katit tone por asnjehere nuk kam patur kohe. Ndoshta neser, nese zgjohem shpejt, nese sot mendja ime nuk do te vrapoje shume neper mendime te ndryshme e nuk do te me lodhe.

"Mendon se çdo gje ndodh per nje arsye?" E pyes.

"Po, çdo gje ndodh per nje arsye." Alex pergjigjet dhe rri mendueshem edhe i heshtur sikur te jete duke u perpjekur te krijoje nje shpjegim bindes se pse mendon keshtu.

"Te mendosh se çdo gje ndodh per nje arsye eshte nje paradoks." I them me ton te bute pa dashur ta ofendoj ose ta merzis per mendimin qe ai ka.

"Atehere ti dhe une jemi nje paradoks." Alex thote dhe une humbas fjalet. Ti dhe une? Pse tha ti para une? Çfare po perpiqet te me thote me kete gje?

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now