Kapitulli 36.

348 47 13
                                    

Songs: Florence+The Machine-Never let me go
Alex & Sierra- Litte do you know

"... and i would hide my face in you and you would hide your face in me, and nobody would ever see us any more"
Franz Kafka, The Castle

Ai e mbyll deren me nje qetesi te frikshme dhe ulet ne fund te shtratit. Syte e tij jane plot me helm dhe ai eshte si nje gjarper gati per te sulmuar. Syte e tij hedhin poshte çdo mendim qe kam pasur me pare rreth tij. Dikur mendoja se ai person mund te kishte ndryshuar e mund te ishte penduar per ate qe kishte bere por sa mundesi ka qe nje gjarpri t'i vije keq per prene e tij? Asnje.

"S'e kuptoj pse atij nuk i je peshtirosur akoma? Ka shkuar me nje femer qe vellai i vete e ka perdhunuar dhe prape te do. Apo je akoma aq e mire sa ate nate?" Me vjen per te vjelle nga felliqesira qe kam para meje. Por fatkeqesisht nuk kam fuqi dhe te çohem e ta vras me duart e mia.

"Zhduku qe ketu!" I kthehem duke bertitur dhe sapo humbas vetekontrollin ndjej lotet qe dalin dhe e urrej veten sepse nuk dua te dukem e pambrojtur para tij. Nuk jam me ajo vajza e vogel qe ai njohu ate ate.

"Do zhdukesh ti dhe jo une! Nese guxon te ngresh akuza ndaj meje dije se do jete fundi per ty."

"Zhduku qe ketu, largohu!" Nuk dua te degjoj me asnje fjale nga ai. Me ushqen me shume deshiren per te marre hak kur mendoj se si nje njeri si ai eshte prind. Se di ndergjegja e tij eshte kaq e mpire sa vazhdon te beje keq pa ndjere asnje keqardhje nga veprimet e tij.

"Mos iu afro me Alex. E di qe nuk rri dot pa nje mashkull ne jeten tende pas asaj qe te dhashe une por rri larg tij." Kur thote keto fjale e godas me goten e ujit qe me dha Tobi qepare.

"Alex nuk me ka prekur kurre, nuk eshte si ti."

"S'te ka prekur kurre?! E çuditshme atehere se si eshte i marrosur pas teje ose ndoshta thjesht i vjen keq per ty siç i erdhi keq per Olivian. Budallai, vetem per te tjeret mendon." Olivian?! Ça po thote ky keshtu?!

"Zhduku! Zhduku! Zhduku!" Bertas me ze te larte por atij s'i dridhet as qerpiku.

"Nese me denoncon do t'u them qe ishte dhe Alex ate nate me mua." Thote me shume gjakftohtesi. Çfare nuk ben nje njeri per te ruajtur veten! Aq sa fajeson e nje te pafajshem per te shpetuar vete.

Ai largohet ashtu siç erdhi, me shume qetesi. Ama beri nje zhurme te madhe ne koken time. Nese e denoncoj do terheqe dhe Alex me vete dhe une nuk mund ta lejoj kete gje . Nuk dua qe Alex te humbase gjithçka per fajin tim.

"Çfare ke pse po qan?" Tobi me pyet kur futet ne dhome. Ndersa ecen drejt meje sheh copat e xhamit ne krevat dhe çarçafin qe eshte lagur. Nuk dua t'i them qe vellai i Alex ishte ketu por nuk e di a eshte frika a diçka tjeter qe me shtyn te flas.

"Vellai i Alex ishte ketu." I them mes loteve. Tobi shqyen syte dhe del me vrap jashte. Kete kisha frike.

Doktori vjen pas disa minutash dhe pasi bej grafine e krahut dhe e ve ne allçi kthehem serish ne dhome por Tobi akoma nuk po vjen. Kam frike se mund te kete ndodhur diçka.

Per disa ore ngelem e vetme ne nje dhome spitali. Nese rrethanat do ishin te tjera nuk do e kisha bezdi vetmine. Madje do isha e lumtur vetem. Ama nuk e di se çfare po ndodh pertej ketyre mureve dhe kjo e ben vetmine mbytese. Me duket sikur e kam une fajin per çdo gje! Do doja ta ktheja kohen mbrapa e mos ta kisha takuar kurre Alex! Keshtu jetet do shkonin normalisht si me pare. E shkuara eshte me te vertete vrastare! Por e shkuara ime nuk ka pse te vrase e Alex.

Tobi hap deren furishem dhe me zgjon nga gjumi. Fjeta gjume per te mos heshtur pak mendjen qe me fajeson. "E ndoqa por u fut ne nje qender tregtare dhe e humba. Por pa merak se e gjej prape." Ulet ne karriken afer shtratit.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now