Kapitulli 12.

463 52 11
                                    

Song: Lady Antebellum-Just a kiss

Kane kaluar disa dite qe nga dita kur Alex ishte ketu. 'Hera e fundit, hera e fundit qe e sheh' i peshperisja vetes ndersa ecja drejt stacionit te autobusit. Nuk pranova te kthehesha ne shtepi me Alex. Nuk e di se çfare i shkoi neper mend ate moment qe me puthi. Teksa kujtoj ate çast ne mendjen time nuk e kuptoj qe i kam gishtat te buzet dhe me duket vetja hipokrite. Jam e inatosur qe me puthi por ne te njejten kohe jam e lumtur qe e beri. Puthja ime e pare. Mendoja se do ishte Tobi ai qe do prekte buzet e mia por e vodhi nje njeri qe u fut rastesisht ne jeten time. 'Une nuk besoj ne rastesi.' Perserit zerin e Alex ne koken time. Rastesi!

"Je ok?" Nje nga djemte e repartit te editimit me pyet. E shoh çuditshem. Por ne sekonde e kuptoj qe po u referohet gishtave te mi qe po perkedhelin akoma buzet qe jane akoma te skuqura nga turpi i puthjes me Alex dhe faktin qe po shoh murin e humbur ne mendime.

"Po. Me thuaj?"

"Te kam derguar videon e reklames se re. I jep nje sy dhe me thuaj neqofte se ka nevoje per gje." Me thote dhe mbyll deren. Hap menjehere emailin.

Kam qene aq e zene me pune te tjera sa e kam harruar fare reklamen me Alex. Matti sikur mori hak per ato dy dite qe na la pushim. Aq shume kam qene e zene sa nuk kam folur as me Kamin. Kevin me ka marre nja dy here nga puna kur kam dale vone por nuk e kam bezdisur. Ka qene i lodhur, megjithese se dalloja dot nese lodhja vinte prej Kamit apo prej punes.

Sa hap videon e reklames me shfaqet Alex. Duket shume serioz. Njejte si ate dite ndersa me thoshte qe çudi si jam kaq e fothte. Pastaj me tha se kur isha ftohur diten qe e pashe per here te pare kisha ftohur edhe zemren. Por zemra ime ishte ftohur qe diten kur gruaja qe me lindi vendosi te mos me mbante. Dhe vetem me nje zemer prej akulli mund t'ja dalesh i vetem. Doja t'ja thoja kete gje por pse t'i japesh shpjegim nje njeriu qe nuk do te behet pjese e jetes tende? Aq me teper kur me pas vjen vetem meshira. Meshire se eshte jetime, meshire se e kane perdhunuar, meshire meshire. A thua se jam nje qenush i semure qe endet rrugeve te zhurmshme te Londres, qe e shohin te gjithe me dhembshuri kalimtare por s'i afrohet askush per ta sheruar. Por qenushi u sherua dhe u rrit, vetem. Tani te gjithe e kane frike se mos i kafshon, nga inati se nje dite nuk e ndihmuan. Inati brenda meje e fiton shume shpesh betejen e emocioneve te mia.

'Mund ta publikoni." I shkruaj email departamentit te marketingut dhe publikimit. Le te shohim tani se sa parfume do te shesin pas kesaj reklame.

"Sofia, dikush eshte ketu per te takuar." Sara, kolegia ime me thote dhe hap deren per te futur brenda personin qe do te me takoje. Pse ne menyre sekrete jam duke deshiruar qe te jete Alex?! Pas gjithe atyre fjaleve qe bera me veten!

"Sofiaaa, çkemi?" Ashton hyn ne zyren time dhe zgjatet drejt meje per nje perqafim. Kollas dhe i zgjas doren per ta takuar. Ashton e kupton dhe me shtrengon doren. Pastaj ulet ne nje nga karriget perballe meje. Mendova se mbaruam pune me Ashton dhe reklamen e tij. Mesa duket jo.

"Si ke qene Sofia?"

"E ngarkuar me pune por mire. Po ju?"

"Njesoj. Por nese do mund t'i them Mattit te te jape me pak pune." Ashton buzeqesh me perpjekjen e tij, patetike por te pafajshme, per te me bere per vete. Matti me mire e ka mos te punoje me me Ashton se sa te lere punetoret te punojne pak. Edhe ate dite qe na la pushim s'e di ça pati. Pastaj nese punoj me pak ça do bej me kohen e lire?

"Per çfare u munduat deri ketu?"

"Per te te falenderuar per reklamen." Ashton pergjigjet.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now