Kapitulli 9.

484 54 29
                                    

Song: Maneskin- Le parole lontane

Te vetmit njerez qe trokasin ne deren time jane Kami, Kevin dhe Triksi. Hap deren me shume qe te le Alex te futet brenda por ai nuk ben asnje hap por me zgjat shishen e veres qe ka vetem pak vere ne fund. Edhe me çliron por edhe me trishton fakti qe Alex nuk po leviz. Edhe dua, edhe s'dua qe ai te hyje brenda. Brenda ne shtepi apo brenda ne jeten time?

"Do vija me shume deshire, por mendoj se ke nevoje te rrish vetem." Buzeqeshja e tij duket meshiruese, njesoj si fakti qe sot po me drejtohet me ti. Valle ka degjuar ate qe tha Kami?! E paska degjuar. Valle mos po i vjen keq per mua? I dukem si nje viktime ose si nje njeri i semure? Apo thjesht eshte i sjellshem e xhentil e s'do qe une te ndihem keq?

Tund koken dhe shtyj deren per ta mbyllur por Alex e mban hapur me dore duke mos i hequr syte nga mua.

"Nje shoku im ka nje shprehje qe mund te duket si klishe por do te ta them. E shkuara jote nuk ka me nevoje per ty por e ardhmja po." Buzeqeshja kthehet ne nje veshtrim empatik. Çfare i ka ndodhur shokut te tij qe mendon keshtu?

"Faleminderit per veren." Dua ta falenderoj e per keshillen, nuk vjen nga nje vend i keq ne zemren e tij por me duket si meshire dhe une nuk e dua kete. Nuk mendoj se mund t'i japesh dikujt nje keshille rreth diçkaje qe t'i nuk e ke perjetuar.

"Eshte vera qe solle ti." Alex mundohet te ndryshoje humorin e situates.

"Po." Shfryj trishtimin dhe Alex shfryn pas meje.

"Ishte shume e mire dhe doja ta merrja me vete por mendoj se ty te duhet me shume se mua.Ose nese do e pi une kete e mund te te sjell nje shishe tjeter." Keshtu sillet gjithmone Alex? Nuk arrij te dalloj nese po flirton me mua ose nese thjesht po mundohet te tregohet xhentil. Por sjellja e tij po i shtyn tutje mendimet e mia te trishta.

"Ska gje mund ta marresh." I zgjas veren.

Ai e merr. "Pra te sjell nje tjeter?" Po flirton.

"Jo, nuk ka problem." I them dhe ai me zgjat serish veren.

"Atehere pije ti." Vera ka levizur kaq shume saqe mund te jete bere uthull.

"Ne rregull." Qendrojme ashtu pa folur perballe njeri-tjetrit, ai jashte dhe une brenda. A do dhe ai te vije brenda, njesoj si une?

"Naten e mire." Alex thote dhe vendos ne koke nje kapuç gri.

"Naten e mire." E shoh tek zbret shkallet dhe mbyll deren. Perplasem serish ne divan per t'u perballur me mendimet e mia po kesaj rradhe nuk jam vetem kam edhe veren. Vetem pak pas sekondash e kuptoj qe nuk me duhet vera. Nuk po mendoj me per te shkuaren por per Alex. Kur ishim ne stadium dhe ai qe po me tregonte per veten e tij se si kishte qene i vogel dhe fakti qe pranoi ftesen e nje fansi te tij, te vinte per darke ne nje shtepi te vogel ne nje lagje te humbur te Londres. E kap veten duke buzeqeshur por tund koken sikur te jem duke shkundur çdo ide ne koken time. Por prape mendja atje shkon. Shoh doren time dhe me kujtohet kur Alex e preku dhe me tha qe do e rregullonte ai tavolinen. Si mundet nje mashkull qe nuk te njeh te jete kaq i bute e te te trajtoje me delikatese? Pse jam akoma duke buzeqeshur?

Nje trokitje degjohet serish ne dere. Eshte e njejta si qepare dhe kesaj rradhe nuk me tremb por e shton buzeqeshjen time.

"Hej me fal, kam harruar telefonin te shtepia e Kevin. Mos valle ke ndonje çeles se Kevin po permendte qepare qe ti e mban gjithmone nje çeles te tyre." Alex thote me nxitim dhe kruan qafen.

"Po." Buzeqeshjen e hoqa para se te hapja deren. Nuk dua qe Alex te kuptoje se jam e gezuar qe po e shoh serish ne deren time.

Marr çelesin dhe hap deren. Gjeja e pare qe shohin syte e mi jane pjatat e lara mbi lavaman. Jo vetem qe ka rregulluar tavolinen por edhe i ka lare pjatat e gotat.

"Ja ku eshte." Me tregon telefonin.

"Ok." Dalim qe te dy nga shtepia e Kevin dhe Kamit dhe ecim drejt deres time.

"Me fal qe te mundova." Alex kthehet nga mua dhe vendos duart ne xhepa.

"Ska gje, nuk mund te rrish pa telefonin."

"Fatkeqsisht jo, por me duhej me shume sepse çdo nate flas me djalin tim dhe nuk dua te merzitej nese s'do i pergjigjesha dot." Me vjen mire qe ka nje lidhje te ngushte me djalin e tij edhe pse nuk kalojne çdo dite me njeri-tjetrin. "Pastaj edhe doja te merrja Kevin ne telefon qe ta pyesja per Triksin." Alex shton dhe me kujton e mua qe ta marr ne telefon. Jam akoma e zemeruar me Kamin por duhet ta pyes per Triksin. E di qe zemerimi do fashitet shume shpejt. Kami nuk e beri me qellim, ia hedh pak fajin veres e pak sinqeritetit te saj te tepert. Nje shoqeri qe nga femijeria nuk mund te hidhet poshte ose te marre fund vetem per nje fjale te pamenduar mire.

"Po duhet ta marr dhe une."

Alex buzeqesh. "Me vjen mire qe nuk lejon qe situata e sotshme te ndikoje te marredhenia qe ke me ta."

"Te gjithe flasim pa u menduar." Mundohem te justifikoj Kamin para Alex.

"Te gjithe perveç teje." Alex heq syte nga une dhe shikon oren ne kyçin e tij te dores se majte.

Marr fryme thelle, nuk di se çfare t'i them. Eshte e vertete, mendohem mire para se te flas por nuk dua ta pyes pse mendon keshtu.

"Pse mendon keshtu?" Mendja ime kohet e fundit e vendos vete se kur do te luaje me mua.

"Sepse hesht, hesht edhe me fytyre e trup, gjithmone para se te pergjigjesh." Alex ka te drejte. Djali i panjohur ,qe po kthehet ne burim emocionesh, me ka njohur shpejt. "Pse hesht?"

"Nuk e di, sepse nje pergjigje e pa menduar mund te te hape shume probleme ndersa nje pergjigje e menduar shume mire t'i shmang problemet." I pergjigjem sinqerisht.

"Njesoj si ate dite kur me the qe po prisje te dashurin te vinte te te merrte?" Alex qesh dhe me pas kafshon faqen nga brenda qe te kthehet serish serioz.

Nuk i them asnje fjale por vetem i pohoj me koke. E genjeva por me duhej nje justifikim. Ndihem pak ne turp por do ta beja serish, do ta genjeja serish Alex. Ose jo.

"Pse mendove se une do isha nje problem?" Alex pyet. Sepse te gjithe meshkujt jane problem perseris ne koken time. Por mesa duket edhe Alex vete e di shume mire qe ai nuk eshte nje problem.

"Sepse nuk te njihja dhe nuk doja te te jepja pershtypje te gabuara." I them dhe trokas mollezat e gishterinjve ne bark. Po behem nervoze por eshte nje ndjenje nervozizmi qe nuk me bezdis.

"Thjesht doja te te qerasja meqenese kishe veshur fanellen time dhe mendova se ishe fansja ime. Madje edhe kur me the qe nuk me njihje nuk te besova por thashe po ben vete por pastaj kur po te pyesja e kuptova qe nuk e kishe idene fare se kush isha une." Alex thote dhe me kujtohet çdo gje qe ndodhi ate dite.

"Nuk po beja vete." I them.

"E kuptova. Po pse kishe veshur nje fanelle ate dite?" Alex me pyet plot ke kureshtje.

"Isha ftohur pak edhe volla e bera pis kemishen qe kisha veshur dhe..."

"Jam shume i lumtur qe ishe ftohur ate dite." Alex thote me nje ze te bute dhe me afrohet.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now