Kapitulli 27.

434 43 26
                                    

Songs:YongZoo-Maze
One Republic-Secrets

E mbaj mend edhe une fustanin e verdhe. Me rrinte i madh sepse s'ishte i imi. Pasi ndodhi ajo qe ndodhi shkova ne jetimore dhe kur kujdestarja me pa me rrobat e grisura me dha nje fustan te vetin dhe e vesha. Pastaj shkuam te dyja ne spital sepse ne krahun e majte kisha te gervishtura te shkaktuara nga thonjte e agresorit. Qaja shume ate nate por pa ze prandaj thirren nje psikologe dhe ndenja disa dite aty. Ne krevatin ngjitur pastaj erdhi dhe Alex. Une s'e pashe kurre sepse na ndante perdja e bardhe ndarese. Por mesa duket ai me paska pare.

"Po. Por nuk ta pashe kurre fytyren. Degjova Tomas qe po i tregonte Kevin per ty dhe thashe s'ka mundesi te kemi qene bashke ndaj te pyeta."

Alex nuk pergjigjet. Pres e disa sekonda para se t'i therras serish.

"Alex?" I therras me ze me te larte duke menduar se ndoshta mos e ka lene telefonin diku dhe po pastron rremujen e krijuar nga thyerja e gotave. "A je ketu?"

"Po? Ketu jam por kujtimet po me kthejne ate dite kur te pashe te spitali. Nuk u bere kurioze te shihje kush ishte djali qe qante?" Me pyet duke me ngacmuar.

"Sepse nuk e kisha mendjen te asgje." I pergjigjem dhe ai qesh. Sepse ai s'e di se pse ndodhesha atje.

"Une te pashe vetem nje çast kur pastrueset do hapnin dritaret dhe terhoqen perdet ndarese. Por ti ishe ne gjume ndaj s'me ke pare." Me tregon. "Prandaj kur te pashe te restoranti ate dite po i thosha shokut tim nuk e di pse me duket si fytyre e njohur. Tani qe po e mendoj nuk ke ndryshuar shume."

"Çfare rastesie. Dhe une qe nuk isha fare kurioze te te shihja kush ishe ti. Pyes veten nese do te te kisha pare a do te te njihja ate dite?"

"Nuk besoj se ka qene rastesi." Thote me bindje por une nuk e kuptoj. Gjerat ndodhin.

"Ne rregull ashtu e leme sepse nuk do te biem kurre dakort per kete pjese. Por pse me the qe re nga pema dhe jo qe te shtyu vellai yt?" E pyes.

"Ah sepse me duket sikur i bej figure te keqe atij. Pavaresisht çdo gjeje ai mbetet vellai im dhe une e dua shume. Plus me shtyu nga pema sepse une nuk po e lija rehat. Ai eshte zene shume keq me prinderit ate dite dhe mbaj mend qe erdhi dhe policia ne shtepi ndaj eshte ndjere keq dhe e ka nxjerre dufin mbi mua." Alex justifikon çdo gje. Jam e sigurt se po t'i tregoja se çfare ndodhi me Kamin do ta justifikonte dhe ate. "Mendoja se nuk do luaja kurre me futboll prandaj qaja aq shume por ja ku jam. Futbollisti i preferuar i yti." E nderron shpejt biseden.

"Je i vetmi qe njoh." I them dhe i bashkohem te qeshures se tij.

"Por i preferuari." Alex thote serish.

"Po. Edhe i Kevin."

"Po dhe i tij. Nese nuk te vjen keq te pyes po ti pse ishe ne spital?" Ben pyetjen qe nuk doja ta bente.

Tani jam une qe hesht. Tani jam une ajo qe kujtimet e kthejne mbrapa ne ate cep te erret. Edhe veç nga kujtimet me merret fryma. Do ia tregoja Alex nje dite te gjitha por tani s'e di se çfare me step ta bej.

"Kisha ndrydhur pak krahun ndaj." E genjej por heshtja e tij pasuese me le te kuptoj qe ai e kuptoi qe po e genjej.

"Ah ok. S'po te pyes si e ke krahun sepse te pashe ate dite qe lyeje shume mire." E kthen prape me te qeshur. Sjellja e tij duket si ajo e nje aristokrati. Hesht mendueshem, pyet me takt dhe pergjigjet embel. Nuk me ka vene asnjehere ne siklet. Eshte me te vertete nje njeri i mire.

"Alex..."

"Po?"

"Ne fakt isha ne spital per nje arsye tjeter por do te ta tregoj kur te takohemi." Ne zerin tim dallohet qarte pendimi qe e genjeva me pare.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now