Kapitulli 24.

393 44 18
                                    

Songs: Zayn-Rear View
Shania Twain-You're still the one

Tobi me perqafon qe ne momentin e pare qe hap deren dhe telefoni me bie nga dora. Marr fryme thelle qe ta mbaj mallin nen kontroll, nostalgjia dhe malli per perqafimet e tij jane me te forta se vetekontrolli im. Hap krahet dhe e perqafoj dhe une. Shpatullat e tij jane me te gjera se sa hapesira e perqafimit tim. Nuk e di se çfare dua nga ky ribashkim por ndihem shume mire, komforti ne dy krahe qe i njeh eshte i paqte. Per nje çast dua ta harroj se Tobi deri pak me pare ishte me Kamin, dua te mendoj qe kam ende vendin tim ne zemren e tij.

S'e kisha menduar kurre se si do te ishte nje ritakim me te. Shpeshhere mendoja se do perplaseshim rrugeve te qytetit ose Tobi do kthehej ne Rutland e do e pyeste kujdestaren dhe ajo do t'i jepte adresen time te punes. Por rastesia na rezervoi diçka pa shije.

Por krenaria ime me kthen serish ne realitet. Sado te me kete marre malli per Tobin nuk mund ta harroj kaq shpejt ate qe pashe qepare.

Gjej rrugen jashte kraheve te Tobit dhe marr telefonin qe ka rene ne dysheme. Eshte fikur. Provoj ta rindez por nuk ndizet, duket sikur eshte thyer diçka sepse nuk ndizet.

"A mund te hyj?" Tobi me pyet nderkohe qe jemi akoma te dera e shtepise time.

"Po patjeter, me fal. Nuk e kisha mendjen." I them dhe i tregoj telefonin.

"Me fal, ndoshta e theva une padashje. Do te te ble nje tjeter." Tobi futet brenda dhe mbyll deren. Tani qe eshte brenda filloj te mendoj se çfare do t'i them. Por duhet ta degjoj ne fillim. Dua te di dhe anen e Tobit te ngjarjeve me Kamin.

"Jo nuk prish pune besoj se do rregullohet." I them dhe e vendos telefonin serish ne karikim me shpresen se eshte fikur ngaqe ka nevoje per bateri. Me nje cep te pasqyres kap nje shikim te shpejte te vetes. Jam akoma ne robedeshamber dhe floket jane akoma duke kulluar pika uji te vogla. Vij ne vete dhe vrapoj drejt dhomes time. "Tobi, me prit ketu." I them dhe mbyll deren e dhomes time. Vishem shpejt e shpejt dhe thaj floket me peshqir sa per te mos lagur rrobat.

"Hej...po kjo?" Tobi eshte ulur ne divan dhe ka ne dore çadren e Alex. "Akoma e ke kete? Sa jemi zene per kete por ne fund e more ti. Duket qe je akoma e njejta kokeforte si atehere." Buzeqeshja e tij per nje çast me çarmatos nga zhgenjimi dhe inati qe kam me te.

"Po, kam ruajtur shume gjera qe kur ishim femije." I them dhe ai buzeqesh e ben vend per mua qe te ulem afer tij ne divan. Por sado qe dua ta perqafoj e te jem afer tij serish egoja ime e semure nuk me lejon t'i shkoj afer. Ulem ne karrike perballe tij.

"Po dashurine per mua e ke ruajtur akoma?" Me pyet papritur e me duket sikur me ze ne faj. Sepse e kam ruajtur akoma dashurine per ate por nuk mund t'ia them. Ai eshte ende fajtor ne syte e mi.

Ne kete dhome ka vetem shikime qe perplasen, duar te ftohta sepse s'kane ku te mbahen e dy zemra qe mendonin qe do rrihnin gjithmone si nje por qe jane genjyer pabesisht. Ai pret e une pres. Pres nese nje po apo nese nje jo do te dale nga goja ime. Por zemra nuk ma ben as te them po e as te them jo. Ul koken dhe i mbaj syte mbi tapet ndersa pres gjakun tim te ftohet e mos te nxitohem ne te folur. Nese flas me zemer do humbas veten por nese flas me arsye do humbas Tobin. Por te humbesh veten eshte me e dhembshme se çdo gje. Ai vazhdon te prese por e di, me njeh shume mire e di qe une nuk do t'i them ate qe ai do te degjoje. E pranon humbjen dhe ul syte perdhe e fut duart ne xhepat e xhinseve te tij qe duken me te zeza se heshtja ne dhomen e vogel te ndenjes.

"Tobi...une..." Belbezoj vetem keto dy fjale e aq i duhen atij per t'iu mbushur syte me lote. Tobi ishte femija me i dhembshur ne jetimore. Te gjithe talleshim me te dhe i thoshim qe prinderit e tij kane qene veterinere sepse vetem ai lloj profesioni te ben shume te dhembshur. Kur me dhembte dhemballa Tobi qante bashke me mua, kur nje femije adoptohej dhe largohej Tobi i bente gjithmone nje dhurate qe mos te na harronte kurre. Mbaj mend kur Kami theu doren Tobi e ushqente dhe e vishte. Çdo femije kur adoptohej gezohej ndersa Tobi u merzit shume. Nuk donte te ikte. Nuk donte te na linte. Por iku. Dhe une mendoja se nuk u kthye me. Por e ka bere dhe ja ku eshte, ketu me mua. Si atehere kur merrnim çokollata ose biskota pa leje dhe i hanim ne papafingo duke u fshehur nga te gjithe.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now