Kapitulli 37.

335 45 16
                                    

Songs: Skylar Grey-Everything I need & Partly cloudly with a chance of tears. (Skylar is underrated.)

'"When you loved someone and had to let them go, there will always be that small part of yourself that whispers, "What was it that you wanted and why didn't you fight for it?"
Shannon L. Alder

Alex's POV

"Hej Alex urime!" Degjoj zerat qe me thone ndersa jam duke vrapuar permes kopshtit. Fitova nje kupe por po humbas gjithçka tjeter. Dal jashte po nuk e shoh. Kur iku kaq shpejt?! Me la vetem aty me vellane tim pa me shpjeguar asgje. Me shtyu si te isha armiku i saj!

Pse reagoi ashtu kur pa Robin?! Sikur te shihte ndonje fantazem nga e kaluara! Nje femer aq e forte sa ajo nuk do ta lejonte zemren e saj ta rrezonte perdhe para gjithe njerezve.

'Ku e di une kush eshte ajo! Ndoshta ndonje ish e dashur. Nuk e mbaj mend. Ndoshta i kam thyer zemren e s'me ka harruar akoma.' Shpjegimi qe me dha Robi eshte shume harbut per t'u besuar. Gjaku qe doli prej hundes se tij nuk e lan harbuterine qe ka. Ne syrin tim nuk mund te flase per Sofian ashtu. Nuk e besoj! Nuk e besoj qe Sofia te kete qene e dashura e vellait tim. Ajo eshte tmerresisht shume krenare per t'u marre me nje arrogant si Robi.

"Hej shoku, ku po iken?" Tobi dhe Mina parkojne makinen e tyre para portes. S'kam kohe te shkoj ne shtepine time e te marr makinen ndaj i kerkoj Tobit çelesat e makines se tij. Ngaqe s'jane mesuar te me shohin te shperqendruar me shohin me habi. "Çfare ka qe nuk shkon Alex?" Tobi afrohet te xhami i makines.

"Nuk e di! Sofia ishte ketu dhe takoi Robin e u tremb e iku. Po shkoj te ajo."

"Ah ok, shoku. Qetesohu, jepi makines me kujdes."

"Po pyeti njeri per mua, thuaji qe jam ne shtepi se isha i lodhur." Nuk me intereson aspak festa. Nuk eshte per mua. Eshte per t'i treguar botes arritjet e familjes time. Personi me te cilin doja ta ndaja fitoren u zhduk dhe une e lashe te ikte kaq lehte. Pse s'e ndoqa qe ne fillim? Robi me terhoqi prej krahu e nuk me la te shkaktoja nje skene ama arroganca e tij jep shfaqje teatri per te gjithe. S'e di pse se nxjerr dot nga zemra edhe pasi e njoh shume mire se çfare njeriu eshte. E kam shume te veshtire ta hedh poshte. Gjerat qe na bashkojne jane me shume se gjerat qe na ndajne.

Shpresoj shume qe te kete shkuar ne shtepi. Nxjerr telefonin per te marre Kevin dhe ta pyes nese e ka çuar ai ne shtepi. Por kur ai me thote qe ajo iku vetem me kaplon frika.

E di qe ajo ka frike te levize me taksi te tjera prandaj merr gjithmone Kevin. Eshte e sigurt me te.

Sa e gjate me duket rruga! Trafiku me çmend dhe era e naftes se djegur me çorodit. Nuk u shplodha ne avion dhe sa zbrita shkova menjehere prane saj. Ajo kujton se s'i pashe tasat gri ne plehera dhe se mendoj qe gatoi ajo. Ndaj rrinte ashtu ne siklet duke me pare nese po me pelqente ushqimi. Pse nuk ia thashe qe do doja te hanim me shpesh bashke?! Pse ikem nga shtepia e saj kur ishim shume mire te dy vetem nen hijen e llambes se dhomes se vogel te ndenjes? Drita ishte e mekur por e di qe ajo ka frike ta nderroje llamben. Heres tjeter do e nderroj une dhe do gatuaj une per te ose do blejme diçka jashte e do sillemi sikur kemi gatuar vete. Do zihemi per gotat sepse ajo nuk e beson qe mua me pelqen gota plastike.

Godas me grushta timonin sepse mendimet qe po mundohesha te mos i degjoja depertojne çdo gje te bukur qe po mendoja per te e vine te me sulmojne.

Sofia, Rutland,spitali, psikologia, sjellja e Robit kur theva kemben, shitja e shtepise. Te gjitha bejne sens tani. Robi eshte ai qe e ka perdhunuar. Shtyp frenat me shpejtesi sepse nuk mund te shkoj te ajo.

Makina ndalet e po njesoj edhe zemra ime. Prandaj ajo u tremb ashtu! Si nje qengj para nje ujku. Godas kraharorin me grushta sepse po me merret fryma. Kam pasur shume frike ta pyesja Sofian per kete gje prandaj beja sikur nuk e kisha degjuar çfara tha Kami ate nate. Kam pasur frike sepse nuk doja ta lendoja. E shkuara nuk eshte per t'u diskutuar dhe sa pak ajo ta kujtonte aq me mire do ishte per te e per mua bashke.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now