Kapitulli 40.

354 45 18
                                    

Songs: James Arthur-Avalanche
One Direction-Right Now

Alex's POV

Duke ecur kujtohem se shokun e Sofias e kam pare ne zyrat e babait tim disa here por duke qene se nuk merrem me bizneset e familjes nuk i kam kushtuar asnjehere rendesi stafit.

Nxjerr telefonin dhe kerkoj numrin e tij. Ate nate Sofia me mori ne telefon nga telefoni i tij.

"Po?" Pergjigjet akoma i acaruar. Sikur ta dije se po e marr une ne telefon tani.

"Jam Alex, doja te te kerkoja nje nder." Sa degjon zerin tim psheretin sikur emri im ishte duke i zene frymen. Jam teresisht i vetedijshem qe do t'i kerkoj atij qe Sofia ka pritur gjithe keto vite qe te kujdeset per te. Sepse une nuk mund ta bej.

'Ajo ben mire ta mbaje gojen mbyllur!' Fjalet e babait tim, babait te Robit me bejne te me dridhen gjunjte. Kam frike se do ta takojne Sofian e do t'i bejne presion te mos flase e te mos ngreje padi.

"Ça do?" Tobi me pyet dhe une marr fryme thelle e behem gati t'i kerkoje qe ta mbaje Sofian ne shtepune e tij, te sigurt dhe larg nesh.

"A mund t'i kerkosh Sofias te rrije ne shtepine tende per ca kohe, derisa te marre fund kjo gje?" Frika me pushton serish. Po sikur gjate kesaj kohe ajo te me harroje?! Kjo eshte ajo qe dua dhe asaj te ciles i frikesohem me shume! Ai e do, nga i respektueshem u kthye ne nje kafshe te eger ne momentin qe mori vesh se pse ajo ishte e merzitur. Gati per ta mbrojtur. Mu hodh ne fyt dhe me kercenoi per te mbrojtur nderin e saj. Ai do ta vriste Robin per ate. Edhe une dua qe ai te vuaje per dhembjen qe i ka shkaktuar asaj por e vetmja gje qe mund te bej eshte te ndihmoj Sofian ta çoje ate ne burg. E di qe karriera ime mund te marre fund por tani drejtesia e saj eshte me e rendesishme se çdo gje tjeter.

"Pse?" Me duket sikur toka poshte kembeve te mia po tundet dhe po me merren mendte.

"Nuk dua qe te rrije vetem. Kam frike se mos..." Se mos familja ime e ben te vuaje me shume se kaq.

"Se mos ça? Se mos yt vella e gjen dhe e kercenon?!" M'i merr fjalet nga goja. "Nuk je i vetmi qe shqetesohesh per te! Do jete e sigurt me mua." Ai e ul disi tonin e zerit dhe e mbyll telefonaten pa me lene ta falenderoj. Mendoj se ai e di, e kupton se sa shume e dua une Sofian. Gjithashtu e di qe jam ne nje pozite tejmase te veshtire.

Nuk ma ben te veshtire situata ku ndodhemi. Jam i rritur dhe e di se çfare eshte e drejte. Çfare ma ben te veshtire e te pamundur eshte fakti qe une dhe ajo s'duhet ta shohim me njeri-tjetrin.

Mund te humbas çdo gje por jo Sofian! Do doja te kisha kaluar me shume kohe me te. Nuk e di se çfare do te ndodhe me vone. Kam frike!

Trokas serish ne deren e Tobit dhe ai e hap deren shume shpejt. Me perqafon sepse e di se sa i pashprese jam ne keto momente.

"He, fole me te?"

"Jo."

"Pse? Nuk donte te te shihte?" Tobi me sheh me dhembshuri dhe jam shume i lumtur qe kam nje shok te vertete ne jeten time. Nje shok qe te do ne çdo kohe. Ai gjithmone me ka uruar qe te bija ne dashuri e te me thyhej zemra. Por kjo eshte me keq se nje zemer e thyer. Jam thyer i teri.

"Jo nuk eshte kjo. Madje ajo me kerkoi mos te largohesha prej saj. Me tha qe me do." I them dhe me duket sikur do me bjere tavani mbi koke kur kujtoj zerin e saj te embel qe me fliste.

"I the qe duhet ta raportoje abuzimin ne polici dhe se do ta mbeshtesje kur ta bente?" Me pyet dhe ngrihet nga dyshemeja ku eshte ulur. Pastaj ecen drejt raftit gjigand te librave qe nuk i ka prekur asnjehere dhe kthehet me nje kartevizite ne duar.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now