Kapitulli 7.

575 54 36
                                    

Song: Years & Years- Ties and Without.

"E drejte." Vetem kaq thote Alex dhe largohet e shkon te shoket e vet. Mendova se do rrinte me shume aty e do te me bente ndonje pyetje tjeter. Mendova apo doja?!

Pasi mbarojme se xhiruari reklamen i them Kevin te me coje te puna. Eshte pak vone por duhet te punoj akoma me editimin e videos. Cunat qe merren me regjine punojne mbasdite keshtu qe te pakten nuk do jem vetem. Perpiqem gjithmone te evitoj vendet e papopulluara dhe te dal pasi erresohet.

Shoh Mattin qe del nga zyra e vet. Zakonisht Matti eshte i pari qe largohet mbasi mbaron punen. E shoh e çuditur dhe me vetullat e ngrysura dhe ai buzeqesh sa me sheh. Nje reagim me i çuditshem se i imi. Matti nuk u buzeqesh kurre punetoreve te vete. Por klienteve po.

"Sofi, pse je akoma ketu?" Matti me pyet embel. Perderisa qenka ne humor duhet te jete pajtuar me ate klienten e bukur.

"Po rri deri sa te mbarojme editimin e reklames se re qe beme sot." I pergjigjem.

"Ah po, ok mbaroni pune me te dhe neser e pasneser jeni te gjithe pushim. Lajmeroni e koleget e tjere." Perfundimisht eshte pajtuar me te. Matti nuk na jep asnjehere pushime pervec atyre qe na takojne me ligj. Te gjithe ketu ne zyre po shohim njeri-tjetrin plot me habi. Habia ime eshte vetem deklarata e Mattit, une e dua punen time dhe duke qene se kam nje jete te merzitshme nuk i marr pushimet. Nuk kam cfare te bej, nuk kam me se merrem tjeter pervec punes. Menjehere sapo ato fjale dolen nga goja e Mattit cunat nxjerrin telefonat nga sirtaret dhe fillojne t'u shkruajne te tjereve.

Kur mbarojme se edituari videon dhe jemi te kenaqur me rezultatin marr Kevin ne telefon dhe i kerkoi te vije te me marre. Nuk i besoj askujt tjeter dhe nuk dua te hipi ne asnje taksi tjeter qe qarkullon ne rruget e ketij qyteti te ftohte.

"Hej. Hajde shpejt e do filloje shiu me sa duket." Kevin me hap deren e makines nga brenda.

"Kesaj rradhe e kam marre cadren me vete." Them dhe ne mendjen time kam akoma ate momentin kur Alex me dha cadren e vet.

"Hë?" Kevin me sheh pak i çuditur. Mendoja se po flisja me veten time dhe jo me ze te larte.

"Jo asgje, thjesht po thosha se e kam çadren me vete." Kthehem nga Kevin. Nje çader te mbron nga shiu e nuk te le te laget trupi, por ku mund t'a gjej nje çader qe mos te me lere lotet te me lagin shpirtin.

"Alex." Kevin fillon te me thote diçka. "Sofi, Alex eshte shume njeri i mire. Jam kenaqur shume qepare me te. Shume faleminderit qe me more edhe mua." Syte e tij qeshin me shume se buzet dhe une shoh qe ne sediljen e tij s'eshte me fanella qe shkaktoi gjithe kete zhurme pa tinguj ne koken e zemren time.

"Ku e ke fanellen?" E pyes.

"E kam lene ne shtepi, kam frike se mos ma vjedhin meqenese eshte e firmosur nga lojtari qe e mban veshur." Kevin thote dhe une qesh. "Do ble nje tjeter t'a mbaj ketu." Shton dhe une qesh me shume akoma.

"Pse te pelqen kaq shume ky futbollisti?" E pyes. Por nuk arrij te kuptoj nese dua te di pse a pelqen Kevin apo dua te bind veten qe Alex eshte i mire.

"Perveçse futbollist shume i mire eshte edhe njeri shume i mire dhe shume i thjeshte. E di çfare?" Kevin sheh nga mua. Makina ka ndaluar ne trafik dhe une nuk e kam kuptuar fare.

"Jo, çfare?" Çfare do te me thote tani per Alex?

"Alex me dha numrin e tij te telefonit dhe me kerkoi edhe numrin tim. Me tha qe do te me ftonte per darke ndonje dite kur te ishte i lire." Kevin tund koken dhe perplas mollezat e gishtave ne timon.

Nuk i them asgje, e le te shijoj çastet plot me entuziazem. Kevin ndoshta po mendon se çfare do veshe ate dite qe do dale me Alex. Shoh jashte nga dritarja e makines dhe dritat e kuqe te makinave kombinuar me shiun krijojne nje pamje te mjegullt, por pamja me e mjegullt eshte ne koken time. Çfare do te bej keto dy dite qe kam pushim?! Une punoj e te shtunave qe mos te rri ne shtepi por edhe qe te paguhem ekstra. E diela ime eshte si e diela e nje kamionisti qe alkoolist kronik, gjume deri ne 12 mundesisht ne divanin e kuzhines time dhe pastaj punet e shtepise deri ne darke. Rralle, rralle here ne ditet pa shi shkoj ne park dhe ec vetem.

Edhe pse nuk eshte e diele prape zgjohem vone edhe sot qe eshte e merkure. E cuditshme! Sa here qe bie shi mengjesi i dites tjeter eshte i bute por sot dielli qenka shume i ngrohte dhe asnje re me humor te keq nuk duket ne qiellin e kalter qe edhe ai ndryshon ngjyre sipas humorit. Kushedi çfare planesh ka Zoti per sot?!

Mua nuk me pelqen Bukowski sepse ishte shume brutal ne pershkrimin e femrave, s'i ve faj pasi deri diku njeriu shkruan ate qe ndjen edhe ndoshta nena e tij ose edhe femrat e tjera qe e rrethonin nuk i kane treguar dashuri sipas pershkrimit te jete se Henri Chinaskit te libri Ham on Rye dhe prandaj eshte shprehur ashtu, por poezite e tij dhe nje nga shprehjet e tij me pelqejne. Ai ishte vetmitar ashtu si une dhe besoj se te dy i kemi dhene te njejten pergjigje pyetjes se tij te famshme 'Kur askush nuk te zgjon ne mengjes, kur askush nuk pret per ty ne mbremje dhe kur mund te besh çfare te duash, çfare e quan, liri apo vetmi?'. Liri, por liri relative. Eshte vetmi, vetmi absolute edhe pse nuk e pranojme dhe genjejme veten qe kjo eshte ajo qe duam dhe ajo per te cilen kemi nevoje, kjo lloj vetmie qe maskohet si liri ndonjehere kalon ne agoni, nga shirat e se ciles ka vetem nje çader qe te mbron. Dashuria.

Nje trokitje e forte ne deren e blinduar me çorodit me shume se sa mendimet e mia. Eshte Kami, vetem ajo troket kaq forte.

"Miremengjes." I hap deren qe te hyje brenda.

"Po miremengjes, eshte ora 11:00." Kami me sheh dhe qesh e me zgjat nje fletore me kapak te verdhe ku lexohet emri i Triksit shkruar me stilolaps te kuq. Me shkon mendja te kartevizita e Alex. "Beji nje ese Triksit per pushimet e veres se ti e di qe ajo perton." Triksi perton me te vertete, edhe Kami, ndaj detyrat qe lidhen me esete ja bej gjithmone une.

"Patjeter. Hajde merre pastaj." I them. Jo se pertoj t'ja coj une sepse perballe meje jeton, por sepse Kami nuk ka nje orar fiks se kur kthehet nga puna.

"Sille kur te vish per darke. Kevin me tha te te ftoj per darke sot nga ne sepse do te vij edhe nje shoku i tij." Kami, Kevini dhe mbleserite e tyre. Shpeshhere kane organizuar darka dhe dreka me qellim qe te me gjenin mua nje te dashur por pa sukses. Ose nuk kam vajtur, ose kandidatet jane frikesuar nga une dhe qendrimi im arrogant qe vesh kur nuk dua te kem afer njeri. Por kesaj rradhe dua te shkoj sepse nuk dua te dukem sikur nuk po i respektoj perpjekjet e tyre miredashese.

"Ne çfare ore?" Kami qesh e çliruar qe pranova pa bere llafe.

"Ne oren 7. Vish ndonje gje te bukur e te hajrit. Triksi do rrije nga prinderit e Kevin sot keshtu qe mund te pijme pak alkool. Me mungon shume vera." Kami bertet me ze te larte ndersa zbret shkallet. Eshte e çmendur.

Mbyll deren dhe filloj te shkruaj esene e Triksit. Kami dhe Kevin bashke me Triksin shkojne çdo vit ne det dhe me ftojne edhe mua, por nuk pranoj sepse ata duhet te jene vetem si familje. Me pelqen shume deti. Jashtezakonisht shume. Keshtu e filloj dhe esene e Triksit. Shpresoj t'i pelqeje ose te pakten t'a binde ate vajzen e vogel kokeforte. Pasi mbaroj se shkruari esene, hap frigoriferin per te pare çfare ushqimesh kam dhe çfare mund te gatuaj per dreke. Nuk me pelqen asgje dhe vendos te shkoj te bej pak pazar. Ble e nje shishe me vere te kuqe per t'ja çuar Kamit dhe Kevinit.

Ora shkon 7 dhe e veshur me nje pale xhinse te zeza dhe nje hoodie ne mase te madhe ngjyre jeshile e forte, trokas ne deren e Kamit dhe Kevin. Eshte per t'u habitur qe askush nuk po e hap deren. Kami eshte gjithmone ne kembe. Por habia me e madhe eshte kur dera hapet dhe syte e mi shohin syte e embel kaf perballe meje.

(Eshte nje kenge shqip 'je ti nuk ka me tjeter emer hdjsjsjjsndn' a e di kush titullin me duket se e kendon alban skenderaj po nuk e gjej dot.)

Përse bie shi në Londër? (Completed)Onde histórias criam vida. Descubra agora