Kapitulli 3.

633 58 44
                                    

Song: Taylor Swift-Enchanted

Kane kaluar 3 dite qe nga episodi i Mattit me klienten dhe nuk e di se cfare ka bere ai ate dite por ajo s'do te punoje me me ne. Dua ta falenderoj nga nje ane sepse ajo kishte shume kerkesa dhe ne jemi te zhytyr me pune por dua t'ja jap nje dacke ne fytyre sepse nuk di te sillet me nje femer. Cfare do nje femer nga nje mashkull? Ndershmeri, besnikeri dhe ta beje per te qeshur, kaq. Une per vete nuk dua asgje nga nje mashkull, nuk dua fare nje mashkull ne jeten time. Nje shpirt i thyer nuk di as te jape e as se si te pranoje dashuri. Me mire keshtu.

"Sofi, te kam derguar nje email me klientet e rinj." Bertet Matti qe nga zyra e vet. Bertit, bertit. S'kam c'ti bej gomarit e i bie samarit. Gomari eshte vete Matti ne kete rast.

"Merru vete me ta! Kam shume pune." I bertas e une. Matti nuk me thote asnjehere asgje edhe kur ja kthej keq. Ka nevoje per mua, askush se ben punen si une. Fillova pune ketu qekur isha 18 vjec, ne fillim si pastruese, pastaj merresha me fotokopjet dhe printimet, pastaj si asistente e Mattit dhe pasi mbarova universitetin per Marketing Matti me dha mundesine te punoje si koordinatore produksioni. Me paguan shume mire por jo mjaftueshem per te me paguar kur me mbante jashte orarit kur isha ne shkolle. Megjithese tani e kuptoj qe e bente per te miren time. Matti eshte pak budalla por nuk eshte njeri i keq, vec fakti qe u dhuron shume para shoqatave per bamiresi dhe nuk e ben publike kete gje eshte per t'u admiruar. Jashte pune nuk e njoh, si Matti si une jemi tipa qe nuk shoqerohemi me koleget pasi mbarojme punen.

"Sofi e bej une punen qe ke ne dore. Me keta do merresh ti. Jane futbollista dhe une s'ja them fare nga futbolli." E ndryshon tonin nga autoritar ne miqesor.

"Pse une ja them?!" E pyes me ironi.

"Po ti je femer, une jam burre edhe do ndihem inferior mes tyre." Matti dhe komplekset e tij. Te gjithe kemi pasiguri edhe une kam shume, tmerresisht shume por nuk ua shfaq te tjereve. Askush s'ta do te miren dhe do t'i shfrytezoje pasigurite e tua ne maksimum. Askush s'ta heq ate PA nga fjala pasiguri.

"Ne rregull." I pergjigjem pa bere ze. Jo se dua te merrem me keta klientet e rinj por e kuptoj se si ndihet Matti.

"Do vije PR i vet bashke me klientin per te cilin do punojme." Me thote dhe mbyll deren.

I afrohem zyres se tij dhe ja hap deren plot me inat.

"Kaq?!"

"Po, shiko mailin per me shume." Dhe me ben me dore te largohem duke me treguar qe po e merr dikush ne telefon.

Hap mailin. Seriozisht e ka Matti?! Prape do bejme reklame per parfum?! Addictive Touch, kush i ve nje emere kaq patetik nje parfumi?! 850 £ per nje parfum?! Ok, jam dakort qe te vish ere e mire eshte nje kerkese nga te gjithe por 850 £?! Audienca jone ne pergjithesi jane njerezit me te ardhura te larta por prape... Nejse! I futem punes dhe filloj te mendoj neqoftese mund ta xhirojme reklamen ne ambientet tona apo do na duhet nje vend ne natyre. Te pakten aktoret i paskan zgjedhur vete, eshte pak e veshtire te gjesh aktoret e duhur per nje reklame, te gjithe qenkan futbollista dhe gati sa s'i shqyej syte kur shoh mes tyre djalin qe takova dje ne restorant.

Jam aq shume e habitur dhe e shokuar ne te njejten kohe dhe nuk po e degjoj fare telefonin tim.

"Sofi, je bere e famshme." Degjoj zerin e Kamit nga ana tjeter e telefonit.

"Huh?!" Pergjigjem duke mos e patur idene se cfrae do te me thote Kami do me shokoj akoma me shume.

"Ka ca dite qe po qarkullon nje foto e jotja me nje futbollist qe te ka dhene cadren e vet. Ja tregova Kevinit dhe ai harboi fare kur e pa kush ishte futbollisti, eshte lojtari i tij i preferuar. Nga e njohe?! A e do?! Vajza ime me ne fund ka vendosur te provoje se cfare eshte dashuria?!" Kami vdes per historite e dashurise, une jo.

"Nuk e njoh, thjesht me dha cadren se po binte shi e une s'kisha." Kam harruar fare t'i tregoj Kamit se cfare ndodhi ate dite. Kur shkova te salloni i saj ,per t'i dhene fanellen qe ma dha Kevini, u mora me Triksin dhe si thashe per te panjohurin qe me dha cadren e vet. Por edhe neqoftese do i tregoja Kami do fillonte me teorite e veta, do me pyeste ca shenje eshte ne horoskop dhe do lutej qe ne te perfundonim bashke kur ne fakt ishte thjesht nje i panjohur qe s'do e shoh me. Prit! Por une do punoj me te tani. Imagjino t'i them Kamit qe do e takoj prape ate djale. Fatiiiiii, eshte fati yt do thote Kami, mos e shmng.

"Cudi se ti s'para e harron cadren ne shtepi, kjo eshte nje shenje." Ju thashe?! Kami merr fryme thelle dhe e imagjinoj se si eshte fytyra e saj ne keto momente. Ka nje buzeqeshje 36 dhembeshe ne fytyre dhe ka kryqezuar gishtat.

"Po po. Kami kam shume pune, do kaloj me vone nga salloni dhe flasim aty." I them dhe e mbyll telefonin pa pritur te me ktheje pergjigje sepse e di qe do me thote ndonje budallallek tjeter. Une e dua shume Kamin por edhe me merzit ndonjehere kur perpiqet te me beje nga ato mbleserite e veta. Nuk arrin t'a pranoje faktin qe une nuk dua te dashurohen e as te martohem.

I kthehem mailit me vrap. Alex! Emri i tij eshte Alex dhe mban nr. 10 ne shpine. Pra ate dite kisha veshur fanellen e tij. Pra ai nuk po mundohej te flirtonte me mua, thjesht ka menduar qe isha nje fanse e tij dhe mendoi te tregonte respekt dhe mirenjohje duke me paguar cajin. Ndersa une mendova krejt te kunderten. Budallaqe! Mire qe s'i thashe asnje fjale te keqe dhe shyqyr qe nuk di e nuk dua te flirtoj me asnje ndryshe. Alex luan per Skyers-in por pse me tha London City?! Ndoshta e ka kuptuar qe une s'ja kisha idene rreth fanelles qe kisha veshur dhe po luante me mua, e une qe i thashe qe me ate skuader isha e une. Dopio budallaqe.

Shoh Saren, nje nga koleget e mia, qe troket ne dere. Matti ka kerkuar qe cdo zyre ne godinen tone te kete dyer prej xhami, pervec se vetes.

"Sofia kane ardhur klientet e rinj. Do t'i presesh ketu apo ne sallen e mbledhjeve." Me pyet ajo.

"Ne sallen e mbledhjeve, faleminderit." I them. Duke ecur per te salla e mbledhjeve mendoj per justifikimet qe mund t'u them per te mos qene pjese e xhirimeve pasi dua te shmang nje takim te dyte me Alex. Shyqyr te pakten qe futbollistat nuk kane ardhur sot. Por sa hap deren e salles i them vetes qe s'kam nevoje te mundohem e te stresohem qe te gjej nje justifikim. Nuk e shmang dot Alex. Ai eshte ulur aty bashke me klientin. Shikimet tona perplasen dhe ai me jep nje buzeqeshje te embel.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now